Kush fitoi garën për komunat në Kosovë? 21 përmbyllen në raundin e parë, 17 shkojnë në balotazh

Picture of Ina Online
Ina Online

13/10/2025

Rezultatet paraprake të KQZ-së: procesi drejt përfundimit

Në ueb-faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesimi i rezultateve për shumicën e komunave të Kosovës, në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor, përcjell INA.

Sipas të dhënave paraprake, nga gjithsej 38 komuna, 21 prej tyre e kanë përmbyllur garën për kryetar komune që në rundin e parë, ndërsa në 17 komuna të tjera pritet të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve – balotazhi.

Prishtina në balotazh: përballje mes LDK-së dhe LVV-së

Kryeqyteti Prishtina është ndër komunat që shkon në balotazh. Në këtë garë do të përballen Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), duke rikthyer rivalitetin e fortë politik në qendrën urbane më të madhe të vendit.
Në raundin e parë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) siguruan fitore në nga tri komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në dy, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate fituan nga një komunë, po ashtu si Ramiz Lladrovci me listën e tij “Për Drenasin Kampion”.

Fitore të qarta në disa komuna: Ferizaj, Skënderaj, Podujevë, Lipjan

Në Ferizaj, garën e ka fituar sërish Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me mbi 56 për qind të votave.
Lipjani është fituar nga Imri Ahmeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili ka marrë mbi 51 për qind të mbështetjes.
Në Podujevë, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka siguruar mbi 53 për qind të votave, ndërsa në Skënderaj, Sami Lushtaku i PDK-së ka shënuar fitore bindëse me mbi 83 për qind.
Edhe Kamenica e ka konfirmuar mandatin e Kadri Rahimajt (LVV) me mbi 50 për qind, ndërsa në Istog, Ilir Ferati (LDK) ka fituar me 58 për qind.
Në Shtime, Qemajl Aliu (LVV) ka marrë mbi 50 për qind, ndërsa Malishevën e ka fituar Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate me mbi 53 për qind.

AAK dhe listat qytetare mbajnë pozita në Deçan dhe Drenas

Në Deçan, fitore ka shënuar Bashkim Ramosaj (AAK) me mbi 51 për qind të votave, ndërsa në Drenas, Ramiz Lladrovci ka siguruar një tjetër mandat me listën e tij qytetare “Për Drenasin Kampion”, duke marrë mbi 52 për qind të votave.
Në Hani i Elezit, Mehmet Ballazi (PDK) ka fituar me mbi 50 për qind, ndërsa në Mamushë, Abdulhadi Krasniç nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) ka siguruar një fitore minimale me mbi 50 për qind.

Komunat me shumicë serbe nën kontroll të Listës Serbe

Në komunat me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – gara ka përfunduar me fitore të kandidatëve të Listës Serbe, forcës më të madhe politike të serbëve në Kosovë.
E njëjta parti ka shënuar fitore edhe në Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh, duke ruajtur kontrollin në të gjitha komunat ku komuniteti serb përbën shumicën.

Balotazhi më 9 nëntor: 17 komuna në raundin e dytë

Në 17 komuna të Kosovës, përfshirë Prishtinën, qytetarët do të rikthehen në kutitë e votimit më 9 nëntor, për të vendosur përfundimisht se kush do t’i udhëheqë komunat e tyre për katër vitet e ardhshme.

Pjesëmarrja dhe vota e diasporës

Sipas të dhënave zyrtare, dalja në këto zgjedhje ishte 39 për qind, nga gjithsej 2.069.098 qytetarë me të drejtë vote.
Rreth 44.000 votues të diasporës kanë pasur mundësinë të votojnë me postë nga jashtë Kosovës gjatë periudhës 17 shtator – 11 tetor.

Proces zgjedhor i qetë dhe pa incidente madhore

KQZ-ja ka bërë të ditur se procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të qetë, pa ndonjë incident të madh që do të ndikonte në ecurinë e votimit.
Institucioni pritet që brenda javës të përfundojë numërimin e votave të mbetura, përkatësisht votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të ardhura me postë.(INA)

TË FUNDIT

Kurti: Ajo që ndodhi në Mitrovicë duhet të hetohet

Nazim Taipi e Arben Taravari në Tearcë – dakordohen me TDP-në për bashkëpunim të ngushtë katërvjeçar

Agim Aliçkaj i përgjigjet Hisen Berishës: Zgjedhjet lokale dhe nacionale nuk janë njësoj – dhe i bën një pyetje personale!

Rron Gjinovci: Vetëvendosja po fiton terren – kritikët në panik!

VLEN: “Referendumi i rrejshëm” po i kthehet në bumerang BDI-së

Zekolli: Për 20 vite keni përfituar pushtet, ndërsa Luboteni mbeti pa ujë, kanalizim e rrugë

ME TE LEXUARA

1

Rron Gjinovci: Vetëvendosja po fiton terren - kritikët në panik!
1
VLEN: “Referendumi i rrejshëm” po i kthehet në bumerang BDI-së

LEXO MË SHUMË