Lëvizja BESA: Raporti i “Transparency International” nxorri në shesh paaftësinë e pushtetit për të luftuar korrupsionin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

1 Shkurt, 2023

Raporti i “Transperency International”, mbi indeksin e korrupsionit edhe njëherë ky raport ishte mjaft shqetësues për Maqedoninë e Veriut, duke u radhitur në vendin e 85 në botë për luftim të korrupsionit nga 180 vende sa janë gjithsejt.

Ky reagim vjen nga Lëvizja BESA.

Në reagim më tej thuhet se sipas raportit, Maqedonia e Veriut shumë ngadal po bën hapa në luftimin e korrupsionit në të gjitha sferat.

“Edhe pse Qeveria e vendit dikur mburrej me këto shifra, tani as nuk e komenton fare, duke pranuar në heshtje dështimin e saj për depolitizimin e institucionëve, luftimin e korrupsionit, administrate më efikase si dhe gjyqësor të pavarur.

Lëvizja BESA ngrit shqetësimin e saj se mungon vullneti për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit dhe se ne si shtet akoma përballemi me ndërhyrje politike në gjyqësor si dhe vjedhje në çdo institucion shtetëror. Edhe pse Qeveria çdoherë ka proklamuar se për të t’u anëtarësuar në BE duhet të luftohen fenomenet negative, sipas raportit tregohet se në këtë drejtim janë bërë shumë pak lëvizje dhe se anëtarsimi i vendit, përmbushja e gjitha reformave është detyra kryesore e një vendi që pretendon në të ardhmen të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane” , thekson Lëvizja BESA.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

biljana angelova

Biljana Angellova, rektore e re e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

visar ganiu

Ganiu: Bulevardi “Cvetan Dimov” në Çair po bëhet realitet

bekteshi

“Haraçina nuk është në hënë”, Bekteshi i kërkon Spasovskit ta kryej punën!

Feta Alimi lirohet

BESA: Sot pas gjashtë viteve lirohet nga burgu Abdylfeta Alimi

kim-mehmeti

Kosova është e rrezikuar edhe nga ‘përfaqësuesit’ shqiptarë të Beogradit në Prishtinë e Tiranë!

kasami alsat

Kasami: 20 %, kusht për ndryshimet kushtetuese

grubi balluku

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

server

Pyet Serweri: A e denoncoi ende sekretari Blinken dhunën ndaj KFOR-it në veri?

hisen berisha

Befason Hisen Berisha, mbështet Kurtin

INFO

NA NDIQ