Ligji për “branitellat” do të miratohet, Sllavjanka Petrovska është e bindur

Picture of ina-online
ina-online

03/10/2024

Deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska thotë se nuk do të heq dorë nga ligji për “branitellat”.

Ajo në një intervistë për Alsat u shpreh e bindur se ky ligj do të kalojë. Petrovska si propozuese, thotë se në këtë ligj, nuk mund të përfshihen pjesëtarët e UÇK-së, pasi ligji është ekskluzivisht për të drejtat e forcave të sigurisë së shtetit.

“Sepse ky ligj vetë me vete e tregon përmbajtjen, I përfshin të drejtat e pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Ky ligj nuk është vetëm për konfliktin e vitit 2001, Nuk bëhet fjalë për të drejtë të re, unë tani nuk thumboj diçka të re. Ligji është sjellë në vitin 2002, unë I përfshij vetëm ato kategori që nuk ishin të përfshira…Ja unë do të them, nëse shkojmë me tezë të tillë, se ky ligj do të sillet, gjegjësisht të drejtat që janë paraparë do të realizohen”, tha ajo.

Petrovska i fton deputetët shqiptarë që nëse dëshirojnë të gjejnë zgjidhje për çështjen e pjesëtarëve të UÇK-së, këtë ta bëjnë në formë të propozim ligjit.

“Këtë çështje le ta propozojnë në formë të propozim ligjit. Të gjithë këto vite ky ligj vetëm rri pezull, flas për pjesëtarët e UÇK-së…Unë thash te ligji për pjesëtarët e forcave të sigurisë, jo, por ligj ku duhet të shohim përfshirjen, pasi për dallim të forcave të sigurisë, ku ka evidencë të caktuar, dihen, kanë qenë pjesëtar, të punësuar dhe kështu me radhë. Për këtë kategori të qytetarëve që në vitin 2001 ishin pjesë të konfliktit të armatosur dhe realisht luftuan kundër pjesëtarëve të forcave të sigurisë, duhet të shohim çfarë evidenca kemi”, tha Sllavjanka Petrovska, Deputete e LSDM-së.

Ligji për branitellat ka mbetur i bllokuar në Kuvend, pasi kryetarja e komisionit amë, Ilire Dauti, refuzoi ta vendos në rend dite pa përfshirjen e pjesëtarëve të UÇK-së. Dauti thotë se ky propozim-ligj nuk mund të futet më në rend dite, pasi I kanë kaluar të gjitha afatet./Alsat

TË FUNDIT
5 minuta
Ndalet tymi në ndërtesën e djegur në Çair, është djegur plastikë, priza, poçe e kabllo elektrike
11 minuta
Nikollovski: Në trasenë e korridorit 10 ka bomba nga lufta e parë botërore
14 minuta
Tre të mitur sulmohen me mjet të fortë në autobusin urban në Shkup
55 minuta
Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli e priti në takim pune Zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu
2 orë
Ligji për “branitellat” do të miratohet, Sllavjanka Petrovska është e bindur

ME TE LEXUARA

1 ditë
Taravari thotë se nuk ka kërcënuar askënd: Në ditë kam 200-300 telefonata, 500-700 porosi
3 orë
Azizi: Ja kujt i thotë Ali Ahmeti, a jeni gati!
11 orë
Paradite mot me diell, pasdite shi i kohëpaskohshëm lokal
1 ditë
FOTO/Bashkëshortja e ministrit të Mickoskit për pesë muaj ka fituar 78 mijë euro, ja çfarë biznesi?
6 orë
Zjarri në Çair: Çfarë po zbulojnë hetimet dhe si janë të lënduarit?”
1 ditë
Ahmeti: S’jemi “gome rezerve”, fare s’na intereson Qeveria

LEXO MË SHUMË

cair zjarr

Ndalet tymi në ndërtesën e djegur në Çair, është djegur plastikë, priza, poçe e kabllo elektrike

aleksandar-nikolovski-1-1

Nikollovski: Në trasenë e korridorit 10 ka bomba nga lufta e parë botërore

autobus

Tre të mitur sulmohen me mjet të fortë në autobusin urban në Shkup

DSC_2190

Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli e priti në takim pune Zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu

slavjanka petrovska sllavjanka

Ligji për “branitellat” do të miratohet, Sllavjanka Petrovska është e bindur

Adnan Azizi

Azizi: Ja kujt i thotë Ali Ahmeti, a jeni gati!

maksim dimitrievski bazdnikin

Tensionet mbi gjuhën ruse në Kumanovë: Kur kryetari i Komunës përzihet në punët e MASH-it!

ffm

Casinos Austria ndërpreu marrëveshjen, FFM-ja mbeti pa një sponsor

zhelina

830 mijë euro për Zhelinën, do të përdoren për bulevardin dhe rrugën Tetovë-Pallaticë

INFO

NA NDIQ