Lugina e Preshevës do reciprocitet të drejtash me serbët e Kosovës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16/03/2023

Në prag të takimit në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shqiptarët e Luginës së Preshevës, përmes një shkrese i janë drejtuar përfaqësuesve të SHBA-së, BE-së, Kosovës dhe Serbisë, me kërkesën për t`u përfshirë në këtë plan, sikurse serbët e Kosovës.

Kështu, e shtuna në Ohër do t`i mbledhë në takimin e radhës kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilët do ta thonë fjalën e fundit për planin franko-gjerman.

Dy ditë para takimit, shqiptarët e Luginës së Preshevës ua kanë dërguar një letër përfaqësuesve të BE-së, SHBA-së, të Kosovës dhe Serbisë, me kërkesën për t`u përfshirë në këtë plan, sikurse serbët e Kosovës.

“Shqiptarët e asaj pjese po kërkojnë të drejta të barabarta siç parashihet për serbët në atë plan”, thotë Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Nacional në Luginën e Preshevës.

“Nuk ka asnjë arsye që mos të trajtohet në kuadër të këtij formati, aq më tepër nuk ka asnjë arsye që mos të akordohen po të njëjtat standarde, rregullim juridik për komunitetin joshumicë në Luginë, po aq sa trajtohen për komunitetin serb në Kosovë”.

Sipas Mustafit, është e rëndësishme që kërkesat e shqiptarëve të Luginës të përfshihen në marrëveshje, pasi nuk po kërkojnë asgjë më shumë se serbët e Kosovës.

“E jona është që vazhdimisht t’i bëjmë të ditura kërkësat tona, t’i bëjmë e t’i avokojmë ato, ne

konsiderojmë që kemi mjaftueshëm miq gjithandej për të mundësuar që reciprociteti dhe barazia për të qenë parimet fundamentale qoftë edhe të marrëveshjes franko-gjermane, nuk ka asnjë arsye, madje hipokrite ëhstë kërkesa e Vuçiq për më shumë të drejta e privilegje për komunitetin serb, përderisa në anën tjetër komunitetit joshumicë e posaqërisht shqiptarëve të Luginës së Preshevës i mohohen edhe të drejtat më elementare”.

Shqiptarët e Luginës, përmes kësaj letre kanë kërkuar realizimin e plotë të të drejtave kolektive, përfshirje në dialog, zbatim të obligimeve nga Qeveria e Serbisë ndaj shqiptarëve, mbrojtjen e interesave të tyre në përputhje me referendumin e 1992-s për autonomi territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën, e të tjera.

Por, rezultate konkrete nga takimi i 18 marsit në Ohër nuk pret Ivan Gusiq, bashkëpunëtor kërkimor në Programin e Politikës dhe Sigurisë në Institutin suedez të Çështjeve Ndërkombëtare.

Ai në një intervistë për televizionin publik suedez ka thënë se shtetet nuk janë të interesuara që ky dialog të përfundojë me kompromis.

“Në njërën anë kemi të dyja palët, Serbia edhe Kosova që nuk janë të interesuara të bëjnë kompromise. Në anën tjetër kemi ndërmjetësin, BE edhe Borelli, nëse më lejohet të jem i sinqertë, që nuk e kanë idenë se me çka po merren edhe pse po e bëjnë”, thotë Ivan Gusiq, bashkëpunëtor kërkimor.

“E kjo mund të përfundojë në një marrëveshje të brishtë, shumë abstrakte dhe fragmentuese, në vend se të jetë konkrete dhe përmbushëse. Andaj do të jetë e vështirë të realizohet dhe asnjëra palë, edhe nëse merren vesh, nuk do të jetë e interesuar t`i përmbushë të gjitha kushtet e marrëveshjes”, thotë Ivan Gusiq, bashkëpunëtor kërkimor.

“Ata do t´i zbatojnë vetëm ato që u përshtaten. Njëra palë do t´i zbatojë ato që i pëlqejnë, edhe pala tjetër do ta bëjë të njëjtën, e këto nuk përputhen”.

Të shtunën Kurti e Vuçiq do të mbajnë takimin e radhës të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./RTK

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kurti

Trysnia për Asociacionin dhe kushtëzimi me Këshillin e Evropës!

zjarr sllupçan

Zjarret në Maqedoni në rritje, pilotët në pension

KSHZ-Komisioni

Vijojnë afatet për ankesa në KSHZ, partitë vazhdojnë me aktivitetet zgjedhore

zejdi fronti evropian

Zejdi: E qartë se duhet të negociojmë me VMRO-DPMNE, por kemi kushtin tonë (VIDEO)

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nuk ka heqje dore, të dalim masivisht më 8 maj

Arben Taravari

Taravari komenton ofertën e VMRO, do udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve

Foto: LeCanton27

VIDEO/Gazetarja: Eskortat shqiptare në Dubai paguhen 100 mijë € për 3 ditë, janë këngëtare e modele…

besnik bislimi

Bislimi pas takimit në Bruksel: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Distria Krasniqi

Krenari, Distria Krasniqi kampione e Evropës në Xhudo

INFO

NA NDIQ