Marrëveshja e nisur në Shkup midis Kosovës dhe Serbisë ka ngritur tensionin në Moskë

Picture of designer@fetishimedia.ch

21/03/2023

Spartak Ngjela

Marrëveshja e nisur në Shkup midis Kosovës dhe Serbisë ka ngritur tensionin në Moskë.
Por edhe në Tiranë, te korrupsioni i lartë shtetëror i ish ministrave e kryeministrave gjithashtu.
Vuçiç nuk ka rrugë tjetër.
Këtë herë nuk bën më dot sikur…

I.
Beogradi dhe Moska kërkon me çdo kusht prishjen e aleancës Shqipëri-Amerikë, kurse Sali Berisha godet ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Kuptohet gjithçka.
Nuk ka nevojë të shpjegohet.
Po ajo që kërkon shpjegim është pyetja?
Kush e toleron antishqiptarizmin Berisha në Tiranë, SPAK apo kryeministri Edi Rama?
Po politika amerikane që e di këtë aktivitet pse nuk vepron?
Shqiptarët janë ende nën shkatërrimin 30 vjeçar Berisha.
A do ta ndihmojë Uashingtoni Shqipërinë në shporrjen e antishqiptarizmit Berisha dhe grupit të tij korruptiv?

II.
Tani gjithçka është e qartë, dhe shqiptarët duan denoncimin në SPAK nga politika amerikane kundër beogradasve antishqiptarë në Tiranë, që janë dhe individët më të korruptuar.
Sali Berisha është një prej tyre.
Qëkurse Zv/ sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee, në vitin 2017, e denoncoi Sali Berishën në tryezë me dokumentin për bashkëpunimin e tij me Serbinë, dhe e shkuli me forcë nga çadra e tij destabilizuese, kanë kaluar mbi pesë vjet.
Ende do të presin shqiptarët?
Tani Berisha është në çthurje të plotë mendore.
Ende do të presin shqiptarët që të eliminojnë një dëmprurës antishqiptar si Sali Berisha?

Koha nuk pret. Si mund ta durojë pushteti gjyqësor dhe sidomos SPAK një ish kryeministër të korruptuar që flet kundër aleancës shqiptaro-amerikane?
Ky është një qëllim i madh antishqiptar për të prishur këtë aleancë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse kjo është një kërkesë me pasion e Moskës dhe Beogradit.

Asgjë nuk do të bëjnë dot këta vjedhës të mëdhenj të popullit shqiptar, por, përpara një vepre të tillë kriminale, pse hesht SPAK. (!) Një nongrata në Amerikë kërkon të ndihmojë Beogradin në Tiranë…

A e dinë prokurorët e SPAK-ut që moskryerja e detyrës së tyre kombëtare kundër krimit antikombëtar, është vepër penale edhe për prokurorët.
Të shohim…
Koha nuk pret më.

TË FUNDIT

Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002” shkëlqen në turneun “Struga Open 2025” me 18 medalje

Rexhepi: Programi ynë për Tetovën në rend të parë ka qytetarin dhe mirëqenien e tij

Blerand Ramadani nga Nerezi: Mbështetje e fuqishme për kandidatët e AKI-së në Shkup

Kasami: Me rininë biseduam për projektet që do ta çojnë Tetovën në një nivel të ri zhvillimi

Mexhiti dhe Vardar prezantuan Master Planin për Çairin

“Vij nga Kosova, e di çfarë është pushtimi”, Albulena Fazliu tregon pse iu bashkua anijeve që u nisën drejt Gazës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË