Mbetje inerte në çdo cep të qytetit, Komuna e Tetovës vendosë kamera në disa pika kritike

Picture of INA
INA

26/10/2024

Janë shqiptuar dënime të shumta në pak muaj në Tetovë për mosrespektim të pastërtisë publike. Edhe pse shpesh rezulton që koshat e plehrave të jenë bosh, rreth tyre ka mbeturina të shumta, sidomos mbetje inerte. Për të parandaluar hedhjen e mbetjeve të forta vend e pa vend, komuna e Tetovës ka vendosur kamera sigurie nëpër disa pika kritike.

“Sa iu përket dënimet e shqiptuara për disa qytetarë që hedhin mbetje inerte, tetë janë lëshuar, ndërsa 35 janë në procedurë për tu lëshuar si dhe 60 vërejtje për qytetarët që janë lëshuar nga inspektorati komunal në shenjë paralajmërimi. Tashmë në pikat kritike ku bëhet grumbullimi i mbetjeve, kemi vendosur edhe kamera të sigurisë. Fjala është për kontejnerët afër rrugës “KRD”, afër shkollës së muzikës, në Çarshi të epërme, tek stadiumi i vjetër dhe tek shkolla e mesme tekstile”, tha Besarta Ramadani, zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Sipas autoriteteve komunale në vend se mbetjet inerte të hidhen kudo, banorët duhet të telefonojnë ndërmarrjen komunale, e cila shkon nëpër shtëpitë e tyre për ti grumbulluar.

Rruga për në Kodër të Diellit, konkretisht këtu para varrezave të qytetit, është pika ku më së shumti janë të koncentruar inspektorati por edhe vendosja e kamerave, shkaku se, këtu më së shumti hidhen mbetje inerte, edhe atë jo në kontejner ku e kanë vendin, por jashtë tyre.
Ditë më parë në Tetovë u hap pika e re për grumbullimin dhe selektimin e materialeve të forta, në dalje të qytetit. Ndërkohë kompania Saubermacher ka njoftuar se shërbimi për mbetjet e forta është pa pagesë, ndërsa mjafton që qytetari t’i ketë paguar me rregull faturat për mirëmbajtjen e pastërtisë publike./Alsat.mk

TË FUNDIT
3 minuta
Rama takim me shqiptarët në New York: Dua votën tuaj për të anëtarësuar Shqipërinë në BE
5 minuta
Mickoski vendosi: Nuk do të dërgojë letër – Pret që Bullgaria ta ratifikojë marrëveshjen aderuese
10 minuta
Hiqet Kaliqi, vendoset Millanoviqi – Asnjë shqiptar në Bordin Mbikëqyrës të M-NAV
21 minuta
Nga 75 zyrat e parapara të deputetëve për kontakt me qytetarët, në funksion janë lëshuar vetëm 25
26 minuta
LSDM: Qeveria më kot u mundua të mbulojë skandalin me faljet e presidentes, Mickoski duket komik në deklarata

ME TE LEXUARA

1 ditë
Limani: Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 mamografi falas
5 orë
Petrushevski: 300 milionë euro projekti për rrugën Shkup-Bllacë, kalkulime për përfitime personale për individë nga LSDM dhe BDI
1 ditë
Nikollovski i VMRO-së: S'ka autostradë Tetovë-Prizren, por rrugë magjistrale
10 minuta
Hiqet Kaliqi, vendoset Millanoviqi – Asnjë shqiptar në Bordin Mbikëqyrës të M-NAV
1 ditë
Pesë ligje për arsimin deri në fund të nëntorit mbërrijnë në Parlament
11 orë
Ora dimërore fillon sonte, akrepat e orës do të kthehen një orë pas
1 ditë
Datat serbe të ripushtimit të Maqedonisë inspirojnë Dimitrievskin

LEXO MË SHUMË

Rama takim me shqiptarët në New York: Dua votën tuaj për të anëtarësuar Shqipërinë në BE

Mickoski vendosi: Nuk do të dërgojë letër – Pret që Bullgaria ta ratifikojë marrëveshjen aderuese

Hiqet Kaliqi, vendoset Millanoviqi – Asnjë shqiptar në Bordin Mbikëqyrës të M-NAV

Nga 75 zyrat e parapara të deputetëve për kontakt me qytetarët, në funksion janë lëshuar vetëm 25

LSDM: Qeveria më kot u mundua të mbulojë skandalin me faljet e presidentes, Mickoski duket komik në deklarata

Orari dimëror i fluturimeve,nga aeroporti i Shkupit në 44 destinacione

Mbetje inerte në çdo cep të qytetit, Komuna e Tetovës vendosë kamera në disa pika kritike

Traktori ndahet përgjysmë – aksident i rëndë në Tetovë – Jazhincë

Rreziqet klimatike, aktivistët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë masa urgjente