Me çmime të larta e paga të ulëta vështirë të jetohet!

Picture of INA
INA

03/04/2024

Diskrepanca në mes të çmimeve tejet të larta edhe për produkte elementare edhe për ato ndërtimore e për gjithçka tjetër dhe pagave të ulëta është e vështirë të menaxhohet. Ky dallim në paga dhe çmime krijon kaos në funksionimin e shtetit, nga ana tjetër rrit dëshpërimin dhe pesimizmin e qytetarëve që në këtë vend mund të bëhet jetë dinjitoze. Përderisa pagat e funksionarëve nuk dinë të ndalur dhe kanë arritur majat, jeta e qytetarëve sa shkon e vështirësohet më shumë. Me fjalë të tjera pagat e funksionarëve kanë arritur në qiell përderisa në të njëjtën nën qiell jetojnë edhe qytetarët standardi i tyre ka rënë përtokë. Për funksionarët ka pasur rritje marramendëse dhe të hovshme të pagave prej 78%, e këtë ngritje shumë prej tyre e kanë mirëpritur duke ironizuar me atë se politikanët burimin e vetëm të të hollave i kanë pagat dhe në këtë formë ata mbijetojnë, sikurse qytetarët jetojnë në një botë paralele dhe nuk i shohin se si pasurohen politikanët, shkruan Zhurnal.

Rritja e çmimeve gjithandej, qytetarët në hallë nuk dinë ka t’ia mbajnë –

Si të jetosh me 370 euro rrogë apo 250 euro pension, ndërkohë që konsumi minimal ka arritur 1,200€?! Kjo është dilema që i rëndon shumicën e qytetarëve, të cilët varen nga të ardhurat minimale. Në mbikëqyrjen e fundit nëpër tregje të gjelbra dhe super markete, çmimet e produkteve ushqimore dhe atyre bujqësore si fruta perimet mbeten të larta prej kur se u hoqën masat e çmimeve të garantuara në fillim të marsit. Qytetarët, të cilët i pyetëm thonë se pagat kanë mbetur shumë të ulëta, rritja e tyre është minimale krahasuar me koston e jetesës. Disa thonë se mezi ia dalin me shpenzimet.

“Sipas të ardhurave dhe pagave, vërtetë janë shtrenjtë! Me punë nëpër firma, në punë të shtetit dhe institucione tjera nuk ka zgjidhje tjetër. Ata që punojnë duhet të rriten pagat. Varet si janë nevojat, ato që janë bazike kanë arritur në koston mujore mbi 1,200 euro do të thotë se shumë më tepër duhen”, tha një qytetare, për Alsat. 

Svetllana Dimoski, nga Lidhja e Sindikatave tha se nga dhjetori deri në mars shpenzimet vetëm për ushqim dhe pije janë rritur gati 2 mijë denarë, përkatësisht 9,4% rritje nga shporta e konsumit. Sipas saj kjo rritje atribuohet pas heqjes së çmimeve të garantuara, të cilat u zgjidhën duart tregtarëve për të rritur sërish çmimet.

“Në pjesën e pagave, mund të them se ato rriten, por nuk janë të mjaftueshme dhe nuk e plotësojnë nevojën e shportës së konsumit minimal. Me harmonizimin e ri të pagës minimale tani në mars ka rritje, por kur shikohet se sërish dy paga minimale nuk mund ta shportën sindikale. Sipas analizave ekonomike, shifrat statistikore tregojnë se 60% e gjithsej të punësuarave në vendin tonë janë me pagë minimale. Rritja enorme e çmimeve ndihet në xhepat e qytetarëve, konkretisht kjo është më e theksuar në muajin mars kur autoritetet vendose të shfuqizojnë çmimet e garantuara dhe tregtarët sërish i rritën çmimet”, u shpreh Svetllana Dimoski, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, për Alsat.

TË FUNDIT
21 orë
Maqedonia e Veriut renditet si vend ku të drejtat e punës shkelen sistematikisht
2 ditë
Dogana korri 35 milionë euro nga importi i makinave të vjetra, rritje prej 46%
3 ditë
Çmimet e banesave në Manastir shkojnë në nivele rekord, 1600 euro për metër katror
3 ditë
Grand Casino Admiral hapi dyert për adhuruesit e lojërave të fatit me një festim spektakolar
4 ditë
Sindikalistët kërkojnë kthimin e shpenzimeve të ushqimit dhe rrugës

ME TE LEXUARA

21 orë
Maqedonia e Veriut renditet si vend ku të drejtat e punës shkelen sistematikisht

LEXO MË SHUMË

punetoret-800x445

Maqedonia e Veriut renditet si vend ku të drejtat e punës shkelen sistematikisht

transport vetura makina

Dogana korri 35 milionë euro nga importi i makinave të vjetra, rritje prej 46%

BANESA

Çmimet e banesave në Manastir shkojnë në nivele rekord, 1600 euro për metër katror

grand casino admiral

Grand Casino Admiral hapi dyert për adhuruesit e lojërave të fatit me një festim spektakolar

100-denar

Sindikalistët kërkojnë kthimin e shpenzimeve të ushqimit dhe rrugës

denari-756x420-696x387-1

Paga mesatare neto në RMV në shkurt të këtij viti ishte 39.276 denarë

transport vetura makina

Çfarë makina shiten në treg, me çmime të larta, kilometra të kthyera…etj

kontroll teknik veture servis

Rritja e çmimit të sigurimit të automjeteve është real, thonë nga Byroja Nacionale e Sigurimeve

fatmir bytyqi

Bytyqi: E papranueshme rritja e çmimit për sigurimin e makinave, kompanitë të tërheqin menjëherë vendimin

INFO

NA NDIQ