“Më mirë për Tetovën”, refuzohet nga Regjistri Qendror

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13 Prill, 2023

Regjistri Qendror ka refuzuar që të regjistroj si organizatë jo qeveritare ish grupin e këshilltarëve të pavarur “Më mirë për Tetovën”. Arsyeja, sipas përfaqësueses së grupit Elmedina Abdullahu, është aplikimi i plotësuar në gjuhën shqipe.

Sipas Abdullahut, nga regjistri qendror janë arsyetuar se regjistrimi me dokumentacion të parashtruar në gjuhën shqipe nuk mund të kryhet, shkaku i një defekti që ka programi. Por edhe përkundër këtij vendimi të Regjistrit Qendror, Abdullahu thotë se nuk do të heqin dorë nga e drejta e garantuar me Ligj. Kërkuam sqarim edhe nga drejtuesi i Regjistrit Qendror, nga ku thanë se përgjigje do të marrim pas festave.

“Komplet aplikacionin e bëmë në gjuhën shqipe, siç na mundëson ligji, por pas një periudhe të gjatë më në fund morën një përgjigje jo shumë të qartë, që nuk mund të regjistrohet shoqata në gjuhën shqipe, shkaku se nuk punon sistemi me shkronja cirilik, apo në gjuhën shqipe. Pra na duhet ta përkthejmë aplikacionin në gjuhën Maqedonase. Përgjigjen e morëm nga Regjistri Qendror se në periudhë kohore prej 30 ditësh, aplikimin duhet ta përkthejmë në gjuhën maqedonase. Ne paguajmë tatime dhe ne nuk kemi nevojë të bëjmë harxhime shtesë për ta përkthyer materialin. Nëse sistemi nuk iu funksionon atyre, ata duhet ta rregullojnë këtë, sepse shumë vite sistemi po funksionon dhe shumë para po harxhon për gjuhën shqipe në shpinë të tatimeve tona”, deklaroi Elmedina Abdullahu, “Më mirë për Tetovën”./Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ