Ministri serb i Kurtit: Asociacionit nuk duhet të lejojë që të ketë dorë partia e Vuçiçit në Kosovë

INA
INA

10 Maj, 2023

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rasiq, deklaroi se çdo proces i marrëveshjes duhet të jetë i bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Duke folur për draft-propozimin e Ekipit Menaxhues, Rasic tha se ata do duhej të ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, për të vendosur në cilat sfera mund të bashkëpunojnë.

Ai thotë se statuti i Asociacionit nuk duhet të lejojë që të ketë dorë partia e Vucict në Kosovë

“Ky statut e siguron mos përzierjen e strukturave të regjimit, në këtë rast partisë progresiste në Beograd në procesin zgjedhor në Kosovë. Një prej shtyllave më të potencuara në një proces të marrëveshjes, është fakti se cila do marrëveshje duhet të jetë e bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Unë do të kisha bërë një propozim komplet të mbështetur në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Sipas meje, grupi menaxhues duhet të jetë grup teknik, të cilët në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, e përcakton ku janë ato sfera me të cilat mund të bashkëpunohet. Mirëpo, një gjë të tillë nuk e kam parë që ka ndodhur”, deklaroi Rasiq në Tëvë1.

Madje, Rashiq vlerësoi se në këtë mes është fajtor edhe Brukseli, përfshirë këtu edhe kryenegociatorët e mëhershëm.

Rashiq ka thënë se nëse do t’ia kërkonte kryeministri Kurti të udhëhiqte me një grup për hartimin e statutit të Asociacionit, do të fliste me të për këtë.

Megjithatë Rashiqi thotë se me dëshirë nuk do të udhëhiqte me një grup të tillë.

“Nuk kemi fol ende për këtë. Nëse e kërkon kryeministri, do të flas me kryeministrin atëherë. Në momentin kur u dërgua statuti, çfarëdo që është, normal që reagim i radhës është përgatitja e një statuti tjetër. Unë vet i kam thënë që do të jemi inovativ dhe do të kemi propozime të reja. Dhe propozimet e reja është normale që kyçen në formën direkte apo indirekte me mua. Prandaj nuk po mohoj siç keni thënë ju, por siç thotë fjala popullore, jo me dëshirë. Me siguri do të flas me kryeministrin lidhur me këtë”, deklaroi Rashiq.

Sa i përket ‘draft-vizionit’ të paraqitur nga Qeveria e Kosovës, Rashiq tha se është bazë e mirë.

“Skeletoni është me rëndësi si dizajnohet krijohet dhe unë atë që e kam pa, për fillim kisha thënë që është e mirë si bazë e mirë”, deklaroi ministri serb në Këndin e Debatit në Tëvë 1.

Sipas tij, kryeministri nuk ka gabuar me shkarkimin e Ekipit Menaxhues teksa shton se ky veprim i Kurtit është për të blerë kohë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

veriu-kosoves-mitrovic

Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në veri

vjosa osmani

Osmani në takimin me Macronin dhe Scholzin: Vuçiqit i kërkova ta largojë ushtrinë e tij nga kufiri me Kosovën

scholz macron vjosa osmani

Macron: Javën e ardhshme presim vendime të qarta nga Kosova dhe Serbia

vucic vjosa osmani

Osmani takohet me Vuçiqin, thotë se nuk është i interesuar për zgjidhje e as për paqe

MUHAMERI

Vuçiqi po i mashtron, manipulon dhe gënjen ndërkombëtarët

svecla pamjet rrahja

Sveçla publikon pamje kur dy shqiptarë u sulmuan nga serbët në veri

INFO

NA NDIQ