Misteri i një vizite sa shtetërore, aq edhe sekrete e Ramës pas dy ditësh në Paris?

Picture of INA
INA

11/04/2024

Nuk mbahet mend në analet e vizitave diplomatike një sekret i ruajtur kaq mirë. Ditën e premte, 12 prill, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Elizesë nga Presidenti i Francës, Emanuel Makron. Për herë të parë në historinë e dy vendeve, protokolli francez ka parashikuar që dita e së premtes të filloje me një ceremoni ushtarake të Kryeministrit të Shqipërisë në Oborrin e Nderit të Invalidëve, një pallat gjigant i shekullit të 17, në zemër të Parisit, ndërtuar nga Luigji 14, aty ku ndodhet sot varri i Napoleon Bonapartit dhe ku Franca mban gjithë ceremonitë protokollare ushtarake.

Një ftesë zyrtare është nisur pardje me urgjencë nga shërbimet diplomatike shqiptare në Paris për disa të përzgjedhur nga diaspora dhe për miq të Shqipërisë në Francë për të asistuar në ceremoninë ushtarake për nder të Shqipërisë me praninë e Edi Ramës këtë të premte, 12 prill, në ora 12 në Pallatin e Invalidëve. Më pas, për kryeministrin Rama do të ketë një ceremoni të dytë zyrtare, kësaj here në Pallatin e Elizesë nga Makron me ftesë të të cilit po bëhet kjo pritje kaq ceremoniale, por kaq edhe e papritur.

Një vizitë e Ramës brenda një jave me atë të Vuçiç në Paris

Ajo që habit në këtë histori është “fshehtësia” e një vizite, e cila për nga forma dhe ftesa duhet ta bënte krenar kryeministrin dhe gjithë popullin shqiptar. 48 orë para kësaj vizite, që mund të konsiderohet si historike për nga ana protokollare me ceremoninë ushtarake në Invalides, asnjë media në Tirane nuk është në dijeni! Opozita jo e jo, por as vetë në faqen ueb të Kryeministrisë nuk gjen më të voglin lajm për këtë vizitë shtetërore në Francë! Rama që bën postime dhe për një rrugicë me asfalt që ndërton, nuk gjenka kohë të mburret me ceremoninë ushtarake, që do t’i ofrohet në Paris atij dhe nëpërmjet tij popullit shqiptar? Ka padyshim një mister në këtë mes…

E vërteta është se më date 8 prill, pra katër ditë para vizitës së Ramës në Paris, u prit nga Makron, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Dhe qe e njëjta ceremoni. Në fillim ajo ushtarake në Pallatin e Invalidëve, ku Vuçiç vuri një kurorë dhe më pas ceremonia në Pallatin e Elizesë dhe darka me Makron. Dallimi është se shtypi serb i bëri jehonë të gjithanshme kësaj vizite, ndërkohë që autoritetet zyrtare shqiptare e mbajnë gjysmë “sekrete”.

Apo mbase arsyeja e fshehtësisë qëndron te fakti se Rama u bë gati për në Paris në “minutat e fundit” thjesht për të balancuar vizitën e Vuçiç dhe kjo nuk është shume e lavdishme për egon e tij. Sigurisht, shërbimet diplomatike mbrojnë me forcë tezën se parimi i kësaj vizite të Ramës në Paris ishte fiksuar kohë më parë, pas vizitës së Makronit në Tiranë. Por fakti është se data fikse e vizitës zyrtare të Ramës në Elize u “improvizua” në çastet më të fundit, ndryshe nuk ka sesi shpjegohet që për një eveniment të tillë, ftesa zyrtare e Ambasadës së Shqipërisë në Francë për të qenë të pranishëm në ceremoninë ushtarake mban datën 8 prill, pra vetëm katër ditë përpara, gjë që nuk u lë vërtetë kohë të të ftuarve të përgatisin axhendat e tyre. Këtu mund të kërkohet dhe arsyeja e dytë, pas asaj të vizitës së njëkohësishme të Vuçiç, pse administrata e Ramës nuk ka komunikuar mbi këtë vizitë nga frika ndoshta se mos diaspora në Paris mobilizohet me pankarta kundra korrupsionit të qeverisë “Rama”, siç është parë kohet e fundit me diasporën shqiptare në Londër apo Romë. Pamje të tilla s’mund të bënin efekte të mira para kamerave. Arsyeja e tretë mund të jetë dhe mosrespektimi i protokollit. Normalisht në një vizitë shtetërore ftohet Presidenti i Republikës dhe jo kryeministri.

Sido që të jetë, i takon tani kabinetit të kryeministrit Rama, t’u japë shpjegime shqiptarëve dhe mediave pse nuk u komunikua normalisht mbi këtë vizitë kaq të lartë në Paris, por që vjen kaq papritur. Në çdo vend të botës mediat kanë nevojë të lajmërohen kohë përpara, në mënyrë që të organizohen edhe ato për mbulimin e një vizite të një kalibri të tillë.

TË FUNDIT
3 orë
Veseli: Qeverisja 2024-2028 - ky është plani për diasporën tonë?
8 orë
Ahmeti dhe BDI ranë në kurthin e vet
2 ditë
SHQIPTARËT PËRBALLË LOJËRAVE POLITIKE MAQEDONASE!
2 ditë
Opinion përciptas mbi debatet shterpe kolerike
3 ditë
Zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, shqiptarët e ndarë, si shkuan votat...

ME TE LEXUARA

8 orë
Ahmeti dhe BDI ranë në kurthin e vet
3 orë
Veseli: Qeverisja 2024-2028 - ky është plani për diasporën tonë?

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1714485323680

Veseli: Qeverisja 2024-2028 – ky është plani për diasporën tonë?

fatos rushiti

Ahmeti dhe BDI ranë në kurthin e vet

dijana toska

SHQIPTARËT PËRBALLË LOJËRAVE POLITIKE MAQEDONASE!

sulejman rushiti

Opinion përciptas mbi debatet shterpe kolerike

bujar-osmani-arben-taraavari

Zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, shqiptarët e ndarë, si shkuan votat…

medai-shaholli

Po vijnë komitët?

Faton Halili

TRYEZA E TIRANËS SË FAMËSHME DUHET TË RIAKTUALIZOHET

vucic okb

Pse u “çakordua” Presidenti Aleksandër Vuçiq në OKB?!

azbi-nuredini

VLEN do të jetë gardian i mbrojtjes së interesave të shqiptarëve në qeverinë e re!

INFO

NA NDIQ