SHQIPTARËT PËRBALLË LOJËRAVE POLITIKE MAQEDONASE!

Picture of ina-online
ina-online

28/04/2024

Nuk ka shpresë për kualitet jetësor të asnjë qytetari çfarëdo etnie qoftë apo mirëqenie shoqërore në këtë shtet pa u krijuar një krizë institucionale dhe pa filluar bisedimet në mes të intelektualëve të mirëfillët shqiptar e maqedon për ridefinimin e shtetit dhe përcaktimin e tij strategjik.

Nga Dijana Toska

Pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe në pritje të zgjedhjeve parlamentare, në etër vërehet një heshtje që vret çdo qytetarë normal në këtë shtet unitarist i cili po na dëshmon se jostabiliteti i tij politik i ka rrënjët më të thella, pikërisht në mosdefinimin e identitetit të tij nacional e strategjik pandam realitetit që shpërfaq multietniciteti etnik, kulturor e historik i këti shteti.

Ky shtet lindi si rezultat i fitores së një grupi shoqëror të sforcuar përball një grupi tjetër, e jo në bazë të një procesi historik, si një organizëm i gjallë shoqëror ku çmohen e nuk cënohen të drejtat individuale e kolektive.

Në këto zgjedhje dy blloqet politike maqedonase siç u pa sërish, po i këthejnë agjendat e tyre në fillimet e lindjes së shtetit. VMRO –ja me një sllogan e diskurs nacionalist kërkon “Këthimin e shtetit”, duke i ftuar votuesit maqedonas të fitojnë shumicën e votave. Këto zhvillime politike dëshmojnë mjaft qartë se kjo mendësi, herë probullgare e në kohë të fundit me simpati proserbe, ende bashkëjeton me mitet e vjetra se ky shtet u takon ekskluzivisht atyre, se do ti anulojnë të gjitha marëveshjet ndërkombëtare që prekin interesat e shtetit të tyre, (si ai me ndryshimin e emrit), nuk duan integrimin evropian dhe se do të jenë të lumtur të jetojnë me mjaftueshmërinë e tyre etnike, pa pasur bash nevojë për askend as brenda e jashtë saj.

Blloku tjetër maqedonas ai i LSDM që në fillimin e saj u themelua nga neokomunistët maqedonas, të cilët pushtetin e ndërtuan duke i mohuar të drejtat elementare të shqiptarëve e besa edhe duke i vrarë e burgosur me afera të montuara politike, njësoj sikurse pushteti millosheviqian që vepronte në Kosovë. Kjo ideologji vazhdoi deri në ditët e sotme me të njëjtën dashuri vëllazërore por në mënyrë pak më fine, duke i bërë argat të licencuar politikanët shqiptar kinse në emër të së mirës ballkanike e për interese të Sërbisë.

Partitë shqiptare të defaktorizuar në më shumë se 10 partiçka asnjëherë nuk aritën të luajnë një rol vendimtar në definimin e plotë kushtetues sa i përket statusit kombëtar. Ishin pjesë e koalicioneve bashkëqeverisëse, herë me një bllok e herë me bllokun tjetër maqedonas, duke ndërtuar strategji të përbashkëta për kapjen e shtetit, për ndarjen e pasurisë shtetërore për profite personale e grupore, duke krijuar skandale korruptive e shantazhuese, duke kontrolluar çdo pore të jetës në këtë shoqëri, duke e rrënuar për toke sistemin e drejtësisë, ku nuk mund ta gjesh ama asnjë vlerë njerëzore e shumë pak stantarde që e karakterizojnë një shtet me sistem demokratikë.

Megjithatë është për t’u përshëndetur ideja që partitë shqiptare të veprojnë në dy blloqe të mëdha politike, siç po veprojnë edhe në këto zgjedhje, duke arritur me këtë dy efekte: mundësinë më të madhe të faktorizimit politik të shqiptarëve dhe pengimin e votës së shqiptarëve që të mos shkapërderdhet nëpër “përrockat” politike maqedonase.

Në këtë maskaradë politike pamë më shumë një luftë të pakupmtimtë mediale sikurse ato zënkat e pafundshme mes vjehrrës e nuses, se i kujt është djali, i asaj vrime nga doli apo i kësaj vrime të re ku po hyn e del. Ndërsa, për potencialin akademik që ofrojnë në listat zgjedhore, me disa përjashtime, gjenë njerëz që janë në lista të zeza, nën hetime për korrupcion, milioner hajduta, me pesë vende pune, e pa fije etike me të cilët me lehtësi do të vazhdojë loja e shantazheve nga çdo partner i koalicionit qeveritar për të marr vendime e votuar ligje që mund ta dëmtojnë edhe më rëndë qenien tonë kombëtare.

Nuk ka shpresë për kualitet jetësor të asnjë qytetari çfarëdo etnie qoftë apo mirëqenie shoqërore në këtë shtet pa u krijuar një krizë institucionale dhe pa filluar bisedimet në mes të intelektualëve të mirëfillët shqiptar e maqedon për ridefinimin e shtetit dhe përcaktimin e tij strategjik.

Të kota e të pavlera tingëllojnë slloganet e partive shqiptare, si “President evropian”, apo “jo Rusisë, po Europës”, sepse me llafe e pavlera nuk shkohet as në Europë e nuk jetohet as në këtë shtet përderisa jeta e përditëshme e një qytetari shqiptar mban etikëtën e 20% e qiragjiut mbi supe e kombi identifikohet me imazhin arab e dreqit e të birit, por më së paku atë shqiptar në këtë vend.

Partitë politike shqiptare nëse duan të tregojnë pak atdhetashuri e patriotizëm burimor së paku duhet të nënshkruajnë një mareveshje historike me palën maqedonase mbi vijat e kuqe mbi të cilat nuk do të kishte kompromis:

– Të ridefinohet identiteti nacional i shtetit
– Të ndryshohet kushtetuta
– Shqiptarët të jenë element shtetëformues, përfshirë edhe gjuhën zyrtare shtetërore
– Të ndryshohet ligji për zgjedhje

Vetëm kështu fitohet besimi e respekti ndaj një lideri, të tjerat janë broçkulla që nuk i bëjnë përshtypje as një qilimiu.
28.4.2024

TË FUNDIT
9 orë
Edi Rama sot në Athinë foli si kryeministri i një vendi të madh
16 orë
Rikthimi i demagogut Rama në Athinë
19 orë
Kushtrimi i Shqiptarisë
1 ditë
BDI tingëllojnë sikur qajnë që t’i marrë Mickoski
2 ditë
Çfarë mbresash lanë këto zgjedhjet e fundit në Maqedoni të Veriut ?!

ME TE LEXUARA

19 orë
Kushtrimi i Shqiptarisë
16 orë
Rikthimi i demagogut Rama në Athinë
9 orë
Edi Rama sot në Athinë foli si kryeministri i një vendi të madh

LEXO MË SHUMË

Spartak Ngjela

Edi Rama sot në Athinë foli si kryeministri i një vendi të madh

Agim Nesho

Rikthimi i demagogut Rama në Athinë

suat saqipi

Kushtrimi i Shqiptarisë

selim ibrahimi

BDI tingëllojnë sikur qajnë që t’i marrë Mickoski

zgjedhje vota votime maqedoni

Çfarë mbresash lanë këto zgjedhjet e fundit në Maqedoni të Veriut ?!

anisa bahiti

Mesazhet që vijnë nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut!

rexhail ramadani

Shqiptarët kishin nevojë të çliroheshin nga kërcënimet e Ali Ahmetit

visar-ademiu-600x360

Ja dhjetë konkluzat që na dhuruan këto zgjedhje

xhulian shabani

Xhulian Shabani: Si e zhduka emisionin që kishte për qëllim të shantazhonte ish ushtarët e UÇK-së në 2007!

INFO

NA NDIQ