Mjekja ruse e Leninit, Kazanova dhe doktori pogradecar

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/03/2023

shkruan: Bardhyl Berberi

Pogradeci është shtuar shumë nga 18 mijë banore që kishte në vitin 1990 sot numurohen vetëm në qytet mbi 55 mijë banorë. Kishte kohë që nuk e kisha parë dr Jorgonin.

Befas njëditë në varrimin e një të afërmi e shoh emrin e tij mbi një pllakë varri, shtanga! Ja pse nuk e kam parë dr Jorgonin thashë me vete në moshën 95 vjec doktori i famshëm është ndarë nga jeta. Kisha qënë para disa kohësh në shtëpinë e dr Jorgonit atherë kur ende kur nuk ishte ndarë nga jeta bashkëshortia e tij Viktoria .pasi me ftoj për një kafe.

Në katin e sipërm të një ndërtese dy katëshe shtetërore i humbur mes kujtimesh të largëta kohrash të mjegulluara dhe dëshira ende të pashuara për t‘u shërbyer njerzëve në profesionin e tij të mjekut ndonse ka hyrë në vitin e nëntëdhjetë e pesë të jetës së tij doktor Theodor Jorgoni, hedh shikimin tutje mbi rrugën buzë liqenit të mbushur me kalimtarë dhe fëmijë. Vështrimi i qetë dhe fytyra serioze ndonsë në një moshë të madhe gati shekullore me një kujtesë të jashtëzakonëshme kujton atë kohë më 9 gusht të vitit 1958 kur erdhi në Pogradec dhe ngeli “rob” i këtij qyteti që ndonse ai është një tiranas vjetër me shatë breza thotë se ai është bërë pogradecar dhe madje ndjehet krenar që këtij qyteti i ka falur tërë pasionin dhe dijet e tija të fituara në Universitetin e Romës ku ai është diplomuar në degën e pediatrisë kirurgjikale.

Troket dera dhe në kuadratin e saj shfaqet një grua me një foshnjë në dorë …-Doktor Jorgoni foshnjës sime edhe pse i kam dhënë antibiotik nuk i bie temperature. Urgjent bëji një banjë thotë doktori më pas do të them unë se çfar do ti bëjmë.

Gruaja është fqinjë me doktorin dhe lagohet me të shpejtë. Vazhdojmë bisedën me doktorin i cili qëndron në Itali deri në vitin 1942 dhe kthehet në atdhe pas thirrjes së intelektualve shqiptarë për të ndihmuar atdheun nga pushtimi fashist. Fillimisht punon në spitalin ushtarak të Tiranës më pas në spitalin civil të Tiranës. Ai do ta quaj një fat të rrallë që gjatë kohës që punoj si mjek pediatër në spitalin pediatrik të Tiranës do të punonte me një mjeke të shquar ruse Kazanova e cila për shumë vite kishte qënë mjeke personale e Leninit.

Profesoresha e famshme ruse Kazanova, tregon dr Jorgoni, ishte e moshuar dhe kishte ardhur në Shqipëri për të ndihmuar mjekët shqipatarë menjëherë pas clirimit të Shqipërisë nga okupatorët fashistë. Ajo më ka mbajtur afër dhe ky ka qënë një fat për mua .Dr Jorgoni kujton me imtësi një ngjarie. I vjen në spitalin e Tiranës një djalë 6 vjeçar nga Dunica e Mokrës mbaj mend që quhej Çelnik mbiemri nuk më kujtohet thotë ai .Dr Jorgoni kujton se ky djalë kishte një sëmundje të rrallë me bark të enjtur. Së bshku e mjekuam për tre muaj duke aplikuar metoda nga më të fundit por përmirsimi ishte i pakët .Pas një muaj mjekim doktoresha e famshme ruse Kazanova nuk u dorzua duke më thënë mua se çfar që t‘i bëjmë mjekim pas mjekimi. Por dr Jorgoni vazhdoj që t‘a ndjeki me këmbëngulje edhe për tre muaj të tjera dhe thotë se ju bënë dy metro gjatësi kartelat tek koka e krevatit që pas çdo mjekim mbaja shënime të hollësishme tregon dr Jorgoni.

Dr Kazanova i lexonte çdo ditë shënimet e dr Jorgonit dhe çuditej me këmbënguljen dhe pasionin e këtij mjeku të ri pasionant. Pas tre muaj dr Jorgoni arrin që t‘i sjelli Çelnikut 6 vjeçar një përmirsim të dukshëm. Por pa dyshim me kureshtjen e një mjeku e pyesja kur pinim kafe mbi Leninin, ku ajo i kishte shërbyer për gati 10 vjet.

Kazanova më tregonte për pasionet e Leninit për muzikën ,shahun shëtitjet me bicikletë dhe ecjet e gjate nëpër pyll krejt vetëm për gati një orë cdo ditë me një pamje meditative …Mjekja e famshme ruse tregon për verën e vitit 1918 në Taraskovë atje ku bënte pushimet Lenini por atje kishte shumë mushkonja në mëngjes ngrihet i buhavitur Lenini dhe më thotë mua shiko se cfar më kanë bërë mushkonjat më kanë grirë fare ..Urdhëroj shoferin e tij Gilin se do të largoheshim urgjent që aty .U nisëm për në Barvihë një kodër e pyllëzuar afër lumit “ Moska “ .Gjatë kohë që i mjekoja plagët e mushkonjave befas mu drejtua duke më thënë më trego dicka për jetën tënde …Ishte shumë i dashur .Mjekja e famshme ruse Kazanova me tregoj se e mjekonte Leninin nga një luhatje tensioni të shoqëruar me një aritim në zemër.

Por jeta është e çuditëshme thotë dr Jorgoni nga viti 1958 unë emërohem në Pogradec në atë kohë kishte vetëm një mjek ishte vetëm dr Misto Marko. Në qytetin turistik buzë liqenit mortaliteti i fëmijve ishte problem.

Fëmijë të paushqyer mirë vdisnin si mizat. Djaloshi nga Tirana plot pasion dhe ëndrra pothuajse e kalonte gjithë ditën në spital .Madje edhe shtëpinë ku aktualisht banon dhe sot ia dhanë pranë spitalit të vjetër .Punontë nga 16 deri në 18 orë në ditë .Doktori kujton dimrin e vitit 1963 kur nuk mund të shkonte ambulance në Mokër ka udhëtuar në këmbë mbi 6 orë duke çarë dëborën dhe shpëtoj një foshnjë 6 javëshëshe .Por shpesh herë dr Jorgoni fëmijve të varfër ia u blinte ilaçet ngaq rroga e tij . Fillimisht I është ndarë nga jeta bashkëshortia e dr Jorgonit ,Vitoria .Ai tashmë ka mbetur krejt I vetmuar dy djemtë e tij sëbashku me familjet janë në emigracion në Kanada …Doktori psherëtin thellë “ e kisha më tepër shoqe se sa bashkëshorte …Më pas ai i përlotur thotë se populli i Pogradecit është një popull i mrekullueshëm ata e kanë nderuar dr Jorgonin .Ai nuk del asnjëherë të bëjë pazar sepse sapo del tek tregu i dalin të njohur dhe mundohen që tja japin pordhimet pa lekë gjë që është krejt e papranueshme për këtë doktor .Mjekun dhe mësuesin,thotë dr Jorgoni, jashtë shtetit e zgjedhin që në fillore sepse mjeku dhe mësuesi është një figurë shumë e nderuar. Zgjedhin fëmijë me personalitet,jo alabakë siç ndodh rëndomë tek ne kur shumë mjekë ndërtojnë nga dy tre vila dhe blejnë makina të shtrenjta luksoze, me çfarë shton ai duke rjepur kete popull fukara, turp por une besoj thote se ka nje fuqi te mbinatyrshem qe te godet atje ku nuk e pret.

Në shtëpinë e Dr. Jorgonit të bie në sy një thjeshtësi e jashtëzakonëshme të gjitha orendit janë të kohës së diktaturës. Nuk na del thotë dr Jorgoni më mirë kështu thjeshtë dhe me nder .Pasuria ime më e madhe thotë ai është ai respekt i njerzëve të thjeshtë që kur kaloj rrugës më flasin të gjithë me dashuri kjo besoj nuk është pak thotë dr Jorgoni ..Të dy djemtë e dr Jorgonit ndodhen në emigracion .Urimi djali madh babaj i dy vajzave dhe një djali Aleksandrit që i ka bërë ata stërgjyshër ndërkohë që edhe djali tjetër Genci sëbashku me familjen ndodhen në Kanada …Kemi shkuar edhe ne në Kanada thotë dr Jorgoni kemi qëndruar disa muaj por folenë e kemi këtu në Pogradec .Dr Jorgonia djali i një tregëtari ka shumë prona në Tiranë por asnjë nuk e ka marrë.

Për gjithë këtë kontribut të jashtëzakonshëm të dr Jorgoni më 30 korrik 1984 dr Jorgoni dekorohet nga presidiumi i Kuvendit Popullor me titullin “Mjeshtër i punës. Doktor Jorgoni që ende i vijnë njerëz me ndonjë sëmundje të rrallë i pret .Një jetë e tërë pa gjumë në shërbim të njerzëve të thjeshtë dhe kjo nuk është pak thotë dr Jorgoni .Shfletojmë një album dr Jorgoni futbollist me skuadrën “Agimi” të Tiranës madje edhe në Itali ai ka luajtur .Miq të tij të afërm kanë qënë përç mjekëve të shquar Theodhosi apo mjekja ruse Kazanova ,artistët e skenës Sandër Prosi dhe Prokop Mima.
Shikoj atë fytyrë të ëmbël të dr Jorgonit dhe më erdhi e gjallë e gjithë biseda me dr Jorgonin U prefsh në paqe o njeriu i mirë që cdo pogradecar të kujton me shumë respekt.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Spartak Ngjela

Paralajmërohet fundi i Vuçiqit/ Avokati shqiptar zbulon një detaj në përballje me presidenten Osmani!

Aksidenti-600x360

Djali i deputetit shqiptar përplasë me makinë biznesmenin e njohur

Sali Berisha

Berisha, për “RAI 3”: Nuk akuzohem për korrupsion, jam nën hetim për arsye politike

ulqin

VOA : Ulqini pret me shpresë urën që e lidh me Shkodrën

ikja

Të dhënat e trishta/ Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

modelja klevisa ymeri

Me BMW e shpejtësi 170 km/h,shqiptarja përplas për vdekje dy të rinj (FOTO)

Igli Hasani2

Hasani në Hagë ankesa për shqiptarët në Preshevë

Spartak Ngjela

“Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova”, trondit Spartak Ngjela: Më thanë se do më vriste, i kalova poshtë shtëpisë, ai u ngrit…!

begaj qosja sinani

Presidenti Begaj takoi akademikun Rexhep Qosja

INFO

NA NDIQ