Mustafa konfirmon se ka marrë drejtimin e Preshevës, Arifin e quan shpifës

Picture of INA
INA

20/04/2024

Ragmi Mustafa është vendosur në pozitën e kryetarit të Preshevës deri në zgjedhjet e ardhshme.Mustafa e ka konfirmuar këtë në një prononcim të shkurtër për Klankosova.tv.

“Shqiprim Arifi nuk ka pasur shumicën në Preshevë dhe për këtë arsye është larguar nga pozita e kryetarit”, ka thënë Mustafa.

Ai duke komentuar reagimin e Arifit, e cilësoi atë të turpshëm dhe shpifës, meqë ky sipas tij, nuk e ka pasur shumicën që nëntë muaj.

Mustafa potencon se në vendin e të parit të komunës është vendosur para dy dite. Ai gjithashtu theksoi se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen më 2 qershor.

Përndryshe, Shqiprim Arifi ka njoftuar pasditen e së shtunës se është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës.

Arifi ka thënë se shkarkimi i tij është bërë nga Beogradi në mesnatën e mbrëshme.

Ai thekson se kjo ka ndodhur pas kërcënimit të fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe pasi u dënua gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor.

TË FUNDIT
1 orë
Ky do të jetë skenari i radhës i serbëve në Kosovë, zbuloh eksperti i sigurisë
8 orë
Taravari: Nuk kemi qenë kurrë kaq Afër Ndryshimit!
8 orë
Shkupi mbetet vetëm për turistët – Fundjava e zgjatur largon vendasit
9 orë
Bytyqi: Bashkëjetesa dhe solidariteti janë bazat e përparimit të shoqërisë sonë
10 orë
Kompanitë e sigurimeve në Maqedoni reagojnë për shtyrjen e rritjes së çmimit të polisave

ME TE LEXUARA

15 orë
Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta
14 orë
Çka premtojnë të rinjtë e angazhuar në politikë?
14 orë
Ambasada e SHBA-ve në RMV: Nga nesër do të dalin rezultatet e lotarisë për viza emigrimi
12 orë
Taravari: 8 Maji do të hyjë në histori si Dita e Ndryshimit
11 orë
Dënohet sulmi në Banjskë, Parlamenti britanik miraton mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
10 orë
Kompanitë e sigurimeve në Maqedoni reagojnë për shtyrjen e rritjes së çmimit të polisave
9 orë
Bytyqi: Bashkëjetesa dhe solidariteti janë bazat e përparimit të shoqërisë sonë
8 orë
Shkupi mbetet vetëm për turistët – Fundjava e zgjatur largon vendasit

LEXO MË SHUMË

kfor veri barrikada

Ky do të jetë skenari i radhës i serbëve në Kosovë, zbuloh eksperti i sigurisë

arben taravari

Taravari: Nuk kemi qenë kurrë kaq Afër Ndryshimit!

FB_IMG_1714210630794

Shkupi mbetet vetëm për turistët – Fundjava e zgjatur largon vendasit

bytyqi

Bytyqi: Bashkëjetesa dhe solidariteti janë bazat e përparimit të shoqërisë sonë

kontroll teknik veture servis

Kompanitë e sigurimeve në Maqedoni reagojnë për shtyrjen e rritjes së çmimit të polisave

ikja banjske grupi terrorist veri

Dënohet sulmi në Banjskë, Parlamenti britanik miraton mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

arben taravari

Taravari: 8 Maji do të hyjë në histori si Dita e Ndryshimit

viza-amerikane

Ambasada e SHBA-ve në RMV: Nga nesër do të dalin rezultatet e lotarisë për viza emigrimi

te rinjte ne politike

Çka premtojnë të rinjtë e angazhuar në politikë?

INFO

NA NDIQ