Në moshë të re sot u nda nga jeta, Faruk Zeqiri, drejtori i gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
“Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për vdekjen e mikut tim, drejtorit të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri.
Faruku do të mbahet mend për punën e tij të palodhshme dhe kontributin e pamasë që dha për zhvillimin e arsimit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, nxënësve!
Prehu në paqe Faruk, do të na mungosh të gjithëve pa masë!”, ka shkruar Ganiu. Faruk Zeqiri është vëllai i ish-deputetit dhe gazetarit, Muhamed Zeqiri.(INA)