Nisin aplikimet për certifikimin e mësuesve shqiptarë në Diasporë

INA
INA

31 Maj, 2023

Qendra e Botimeve për Diasporën njofton mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në Diasporë (kandidatët), të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e regjistrit shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në Diasporë, se nesër, më 1 qershor nisin aplikimet.

Të interesuarit duhet të aplikojnë për t’u regjistruar dhe të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas afateve të përcaktuara në njoftimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP).

Afati i aplikimit është nga data 1 qershor – 30 shtator 2023.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për t’u regjistruar në regjistrin shtetëror të mësuesve:

a) Të jenë diplomuar në fushën e mësuesisë në institucionet e arsimit të lartë. Përparësi kanë mësuesit e diplomuar në degët gjuhë shqipe dhe letërsi, parashkollor, arsim fillor, histori, gjeografi, etnologji, muzikë dhe arte të kulturës shqiptare.

b) Të jenë licencuar si mësues, sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës apo vendeve ku zhvillohet program i mësimit të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë.

c) Të jenë pranuar si mësues i mësimit të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në vendet respektive.

Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë kandidatët:

a) Kërkesë për aplikim sipas shtojcës 1 bashkëlidhur

33 Rruga e Durrësit, Nr.219, Tiranë. Tel: (+355) 4256440 / 4256441

b) Curriculum vitae me fotografi sipas formatit EUROPASS, shoqëruar me dokumentacionin që shoqëron të dhënat në CV.

c) Kopje e një dokumenti identifikimi: pasaportë apo kartë identiteti.

d) Kopje e diplomës, në fushën e mësuesisë, lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë, përkthyer në gjuhën shqipe dhe e noterizuar (bachelor dhe master ose e integruar).

e) Kopje e listës së notave, e përkthyer në gjuhën shqipe dhe e noterizuar.

f) Kopje e licencës së mësuesisë e përkthyer në gjuhën shqipe dhe e noterizuar (nëse disponon një të tillë).

g) Kopje të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të noterizuara të certifikatave dhe të kualifikimeve si mësues të gjuhës shqipe, të marra në Shqipëri ose në vende të tjera ( nëse e disponon një të tillë).

h) Dokument që vërteton se kandidati jep mësim në gjuhën shqipe, i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i noterizuar ( të saktësohet nëse është institucion publik apo privat, nëse është punë me kohë të plotë ose të pjesshme), me përjashtim të rasteve kur ky dokument lëshohet nga përfaqësitë diplomatike.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet: 1. Në adresën postare: ASCAP, Rruga Naim Frashëri, Nr. 37, Tiranë, 2.

Në adresën e-mail: [email protected]

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Në Ohër gjithnjë e më pak filloristë shqiptarë

librat-780x439

Në Shkup vjen një studim më i plotë mbi veprën e Ernest Koliqit

greqi policia

Tmerr në Greqi/ E preu makineria e mishit, humb jetën shqiptarja në sy të vajzës

Foto: Ilustrim

Vetëvritet burri që ekzekutoi gruan 35-vjeçare në Itali (FOTO)

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

artur liolini

Atë Artur Liolini ndërron jetë në SHBA, Begaj: Pasardhës i denjë i Fan Nolit

nxenesit idrizove shkolla

S’ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë të Idrizovës, Stefkovski nuk lëshon pe

driton kuci jusuf zejneli

Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli e priti në takim ambasadorin e RMV-së në Norvegji, Driton Kuçi – Shqip

policia italiane

Vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Firence

INFO

NA NDIQ