VIDEO/Nisin punimet në rrugën Prizren – Tetovë, i pranishëm edhe Kurti

Picture of ina-online
ina-online

13/08/2024

Punimet në rrugën Prizren-Tetovë kanë nisur sot, në pjesën LOT-i 1 dhe LOT-i 3, përkatësisht në segmentin Struzhë – Kyçja në autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Aty i pranishëm ishte kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

Nga vendpunishtja e LOT-it 3, kryeministri tha se ky projekt është i rëndësisë së jashtëzakonshme infrastrukturore Prizren – Tetovë, që lidh këto dy qytete, që lidh këto dy shtete, me rëndësi të veçantë, si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë.

Ky lot ka gjatësinë prej afër 7 kilometrave dhe është në vlerë prej 8.3 milionë euro.

Ndërkaq, pas vizitës së LOT-it të parë, Kurti u shpreh se synimi ynë është që t’ia japin mbështetjen maksimale këtij aksi rrugor, këtij projekti infrastrukturor, që të kryhet sa më shpejtë për shkak se shumë kohë është humbur që Prizreni e Tetova të mbesin kaq gjatë të ndara.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu u shpreh se ky projekt përpos që e lidh Autostradën “Ibrahim Rugova” me korridorin Jon-Adriatik dhe me korridorin 8 nga ana tjetër që është Tetova, shërben edhe për turizëm malor nga të dyja anët dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

Projektin për ndërtimin e kësaj rruge që përfshinë njërën rrugë në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” dhe tjetra në afërsi të Fshatit Struzhë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka tenderuar që në muajin prill të këtij viti në 3 llote. Në LOT-in 1 dhe LOT-in 3, punimet filluan sot. Vlera totale e projektit është paraparë të jetë 35 milionë euro, me gjatësi prej 20.3 km.

TË FUNDIT
1 orë
14 mijë qytetarë të Maqedonisë humbën miliona euro në platformën mashtruese të internetit
3 orë
Ballkani përballë përmbytjeve/ Probleme në të gjithë rajonin! Situata më e rëndë në Bosnje, konfirmohen 16 viktima
3 orë
VIDEO/21 veta humbën jetën nga përmbytjet në Bosnjë, profesori boshnjak thotë se pse ndodhi katastrofa
3 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
3 orë
Ballkani është mbi mesataren: Të rinjtë në BE largohen nga shtëpia e prindërve mesatarisht në moshën 26.3 vjeç

ME TE LEXUARA

23 orë
Përmbytjet shkaktojnë viktima në Bosnje
21 orë
Ageler: Nuk keni mbështetës dhe partner më të madh se SHBA-ja në realizimin e qëllimeve tuaja
18 orë
Orban si po mbështet dhe influencon të djathtën evropiane me financimin e bankave
17 orë
Kontrolle të përbashkëta Maqedoni-Shqipëri, takimi Toshovski-Hoxha
1 ditë
Mickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në “Krivollak” (FOTO)
4 orë
24 orët kritike në Vlorë! Qyteti zgjohet me lagjet e përmbytura, 55 familjet e evakuuara e kalojnë natën në konvikte

LEXO MË SHUMË

mendime stres kompj

14 mijë qytetarë të Maqedonisë humbën miliona euro në platformën mashtruese të internetit

Permbytje ceki

Ballkani përballë përmbytjeve/ Probleme në të gjithë rajonin! Situata më e rëndë në Bosnje, konfirmohen 16 viktima

vershimet bosnje

VIDEO/21 veta humbën jetën nga përmbytjet në Bosnjë, profesori boshnjak thotë se pse ndodhi katastrofa

moti shiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

shkup rinia

Ballkani është mbi mesataren: Të rinjtë në BE largohen nga shtëpia e prindërve mesatarisht në moshën 26.3 vjeç

vlora permbytje

24 orët kritike në Vlorë! Qyteti zgjohet me lagjet e përmbytura, 55 familjet e evakuuara e kalojnë natën në konvikte

Toshovski Ervin Hoxha

Kontrolle të përbashkëta Maqedoni-Shqipëri, takimi Toshovski-Hoxha

orban

Orban si po mbështet dhe influencon të djathtën evropiane me financimin e bankave

Ageler Mickoski

Ageler: Nuk keni mbështetës dhe partner më të madh se SHBA-ja në realizimin e qëllimeve tuaja

INFO

NA NDIQ