FOTO/Dy ish-banorët e BBV kapen mat së bashku në Prishtinë, a po rinis diçka mes Nitës dhe Shpatit

Picture of INA
INA

27/05/2023

Kur Shpati hyri në “Big Brother”, u zbulua edhe lidhja që ai kishte pasur me Nita Latifin. Ishte vetë këngëtarja ajo që e zbuloi se dyshja kishte pasur një histori së bashku, megjithatë kishin kuptuar se s’kishin ndenja për njëritjetrin dhe ishin ndarë shpejt.

Por tashmë që ky format ka përfunduar, duket se dy personazhet e kanë gjetur sërish njëritjetrin. Nita dhe Shpati janë parë shpesh në Prishtinë, dhe mediat flasin se mes tyre ka nisur një raport dashurie.

Megjithatë, të dy këtë herë kanë provuar ta jetojnë këtë histori larg syve të publikut. Këngëtarja Nita Latifi ka pohuar se ishte e gatshme të niste një lidhje me Shpat Kërleshin në BBV, nëse do rizgjoheshin ndjenjat mes tyre.

Por ajo u shpreh se Shpati “donte të luante me dy porta”, referuar flirtit të tij me Dea Michelle. Ajo theksoi se ai nuk diti të menaxhojë raportin mes saj dhe Deas ndaj vendosi që të distancohej. Këngëtarja tha se në momentin që hyri në shtëpinë e BBV e njohu nga sytë dhe “mendoi se i sollën botën aty brenda”.

“Hyrja e Shpatit, kemi pasur një lloj njohje, jo lidhje e kuptuam që në fillim që nuk do ecte, mbetëm shokë. Kur e futëm në BBV, mendova se më sollën botë aty brenda, ishte i vetmi që e njihja pak, ndërsa të tjetër nuk njihja asnjë, si personazhe po, por personalisht jo. Nuk më bezdisi fakti që u afrua me Dean, por fakti që Shpati nuk diti të menaxhojë raportin me mua dhe Dean, aty ishte shqetësimi im.

Normalisht në momentin që ka ardhur, unë ja kam njohur sytë Shpatit. Afërsia jonë ishte shumë e natyrshme, kam thashë kjo energji e pozitivitet, siç thotë Kiara ‘Le të rrjedhë’, duhet të lija gjithçka saqë i thashë se nëse rifillon një pëlqim mes neve te dyve jam ‘ok’. Ishte diçka e bukur që ndodhte brenda në shtëpi, nuk i vendosa vetes as kufij, asgjë. Nuk u zhgënjeva, thjesht ai donte të luante me dy porta. U pajtua shumë shpejt me lojën e Deas, se ajo e kishte lojë. Fakti që e bëri këtë pa e ditur se si ishin situatat në shtëpi, reagova në mënyrën time, ia bëra me dije në disa mënyra që kujdes se po më nxjerr keq edhe mua”, tha Nita Latifi në “E diell”.

Në kohën që dyshja ishte në “Big Brother”, u vu re një afrimitet midis tyre. Ishte pikërisht Luizi ai që e pyeti këngëtaren rreth raportit që kishte me Shpatin.

Në kohën që dyshja ishte në “Big Brother”, u vu re një afrimitet midis tyre. Ishte pikërisht Luizi ai që e pyeti këngëtaren rreth raportit që kishte me Shpatin. Ai i tha: “Nita, a u ndjeve xheloze që Shpati që kur u fut u afrua më shumë me Dean sesa me ty?”.

Nita i surprizoi të gjithë me përgjigjen: “Në fakt para 4 vitesh unë dhe Shpati kemi dalë në takime bashkë. Kemi qenë fillimisht shokë, më pas kemi dalë shumë herë bashkë derisa arriti dhe një puthje, apo jo Shpat, por nuk shkoi më tej. Aq ishte dhe mbetëm shokë. Pra nuk jam bërë xheloze për Dean pasi do kisha qenë e lidhur që jashtë me Shpatin nëse do shkonin gjërat mirë”.

Të gjithë këtë e konfirmoi edhe Shpati. Por, teksa me Shpatin duket sikur raporti po rindërtohet, me Diolën, që ishte shumë mike brenda, jashtë nuk është takuar. E ftuar në “Breaking”, ish-banorja e BBV2, Diola Dosti ka folur në lidhje me miqësinë që krijoi me banoren tjetër Nita Latifi dhe për zërat se shoqëria e tyre është prishur.

Ajo tha se të dyja janë shumë të angazhuara dhe se nuk janë takuar. Diola u shpreh më tej se “banorët duhet të qetësojnë gjakrat mes tyre” pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Nuk jemi takuar, nuk kemi folur më me njëra-tjetrën. Edhe ajo ka angazhimet e veta, unë kam më shumë angazhime se jam nënë e tre fëmijëve. Bëra dhe një status para ca kohësh se më kishin përfolur dhe thashë për mua tashmë ‘Big Brother’ ka mbaruar, tashmë për mua ka vetëm biznes Brother”. Tani vazhdoj vetëm pjesën e punës. Ka qenë një trampolinë për të gjithë ne. Por, është e mira të qetësojmë gjakrat”, tha Diola për “Breaking”./Panorama.com.al

Shiko videon e takimit KËTU

TË FUNDIT
17 minuta
Zhaklin Lekatari tregon se nuk e uroi Luizin për lindjen e vajzës. Madje nuk i përmend edhe emrin
19 minuta
U sëmur brenda Big Brother, Egla delegon lidershipin te ky banor
23 minuta
Luizi, Kiara dhe vajza e vogël shfaqen “live”, (Video)
15 orë
Egla zgjidhet lidere e shtëpisë, çon në nominim Romeon dhe Heidin! Fituesi në finale
15 orë
Me lot në sy, Kiara publikon foton e Luiz Ejllit duke mbajtur vajzën në krahë, pak pas ardhjes në jetë

ME TE LEXUARA

15 orë
Ledion Liço uron Kiarën dhe Luizin: Luna qoftë e dashur për të gjithë si dy prindërit e saj
15 orë
“Po qaj”, ish-banorja e BBV2 emocionohet pas lajmit se Kiara dhe Luizi u bënë prindër
15 orë
“Nëse nuk do isha i martuar do më ngjitej mua”, ja si i përgjigjet Heidi Julit
15 orë
Me lot në sy, Kiara publikon foton e Luiz Ejllit duke mbajtur vajzën në krahë, pak pas ardhjes në jetë
2 ditë
Bëhet virale një video e BBVA ku shihen disa persona të huaj në të
15 orë
Egla zgjidhet lidere e shtëpisë, çon në nominim Romeon dhe Heidin! Fituesi në finale
2 ditë
“Bëj kujdes, duan që të nxjerrin…”/ Meriton Mjekiqin këshillon Romeon: Mos i beso askujt
23 minuta
Luizi, Kiara dhe vajza e vogël shfaqen “live”, (Video)

LEXO MË SHUMË

ZHAKU

Zhaklin Lekatari tregon se nuk e uroi Luizin për lindjen e vajzës. Madje nuk i përmend edhe emrin

egla

U sëmur brenda Big Brother, Egla delegon lidershipin te ky banor

lui

Luizi, Kiara dhe vajza e vogël shfaqen “live”, (Video)

egla

Egla zgjidhet lidere e shtëpisë, çon në nominim Romeon dhe Heidin! Fituesi në finale

Kiara Luizi

Me lot në sy, Kiara publikon foton e Luiz Ejllit duke mbajtur vajzën në krahë, pak pas ardhjes në jetë

romeo-heidi-juli-1024x659

“Nëse nuk do isha i martuar do më ngjitej mua”, ja si i përgjigjet Heidi Julit

Screenshot_2024-04-30-18-58-59-337_com.facebook.katana-edit

“Po qaj”, ish-banorja e BBV2 emocionohet pas lajmit se Kiara dhe Luizi u bënë prindër

ledion lico

Ledion Liço uron Kiarën dhe Luizin: Luna qoftë e dashur për të gjithë si dy prindërit e saj

luizi kiara

U bënë prindër, ja si e uroi produksioni i Big Brother Kiarën dhe Luizin

INFO

NA NDIQ