NJË ANEKS I MARRËVESHJES SHQIPTARO-SERBE NË OHËR?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18/03/2023

Agim Morina

Një draft i Aneksit të Udhërrëfyesit të mundshëm të Marrëveshjes së normalizimit ndërmjet Kosovës e Serbisë mundet me qenë ky, që u shfaq në disa media.

Një analizë e shpejtë tregon se Aneksi, në mënyrë të hapur, të qartë e të shkoqur – dhe me afate të përcaktuara prerazi – flet për detyrimet e Kosovës ndaj bashkësisë serbe në Kosovë dhe ndaj Serbisë. Kur në Aneks thuhet “Palët” është vetëm një mashtrim optik, sepse megjithëse përmendet “Palët” shumica e detyrimeve bien mbi Kosovën. Për këtë arsye unë bëra një riradhitje të pikave, që kjo të shihet më qartë.

DETYRIMET KOSOVËS

Ky Aneks, në vijimësinë e hapave, tregon qartë që:

1) Kosova brenda 15 ditësh pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore duhet të paraqesë projektin (draftin) e Statutit të e një niveli të vetëqeverisjes bashkësisë serbe në Kosovë;

2) Kosova përkushtohet që të përfundojë dhe të pajtohet për Statutin brenda një afati kohor të përshpejtuar, po jo më vonë se afati që jepet në pikën 8 (dmth. jo më larg se 150 ditë).

3) Kosova zotohet të sigurojë qëndrueshmërinë ligjore të Statutit të rënë dakord dhe ta përkrahë atë duke miratu një dekret.

4) Kosova brenda 30 ditësh të formimit të Komitetit të Përbashkët do formalizojë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do nisë procedurat e mbrojtjes së vendeve religjioze dhe të trashëgimisë kulturore, thuhet “sipas modeleve evropiane” .

5) Kosova duhet m’ia leju serbëve përkrahjen financiare nga Serbia

6) Kosova duhet me siguru një kanal direkt komunikimi të serbëve të Kosovës me qeverinë e Kosovës.

Pra, megjithëse në Aneks detyrimet e Kosovës janë bë bashkë në pikën 7, ato kanë një spektër shumë të gjerë detyrimesh. Unë i ndava në gjashtë pika, për me e bë më të qartë se për çfarë detyrimesh bëhet fjalë. Anksi, si duket, me qëllim është shkru me një gjuhë burokratike, për me kriju mjegull e mos me lënë me u pa qartë se për çfarë bëhet fjalë.

Të gjashtë pikat krijojnë një ravijëzim të qartë të një entiteti të ri politik brenda Kosovës.

Kisha Ortodokse Serbe, megjithëse jepet si e veçantë, atë asgjë nuk ka me mujtë me e ndalë me u bë pjesë e këtij entiteti të ri politik të “vetëqeverisjes serbe”. Pra, në këtë mënyrë entiteti destruktiv, që tash duket jo shumë i tmerrshëm, ka me u bë edhe më destruktiv në të ardhshmen. Pika 6, për me siguru një “kanal direk komunikimi të serbëve të Kosovës me qeverinë” e formalizon një nivel barazie të këtij entiteti të ri me qeverinë. Pse i duhet “një kanal i veçantë komunikimi” kur ky kanal tashmë ekziston nëpërmjet partive serbe. Thjesht, kjo vetëm mund ta formalizojë njëfarë qeverie të serbëve të Kosovës në embrion. Sepse me çfarë “kanal komunikimi” kontaktojnë sot pakicat tjera kombëtare në Kosovë me qeverinë e Kosovës?

Rreziku që nuk thuhet në këtë Aneks është që entiteti i ri politik serb nuk është i mbyllur dhe final, por mbetet i hapur, me mundësinë që t’u bashkohen edhe entitete të reja (komunat e ardhshme boshnjake dhe komuna ekzistuese turke e Mamushës).

DETYRIMET SERBISË

Nuk ka asnjë pikë në të cilën thuhet kaq hapur e shkoqur, sikurse në obligimet për Kosovës, për ndonjë detyrim të Serbisë. Çdo detyrim i Serbisë mbetet i mbështjellë në detyrimet e përbashkëta të të dyja “Palëve”.

1) Njohja e dokumenteve, simboleve shtetërore, diplomave, targave, vulave doganore janë detyrime, që Serbia është dashë t’i njohë qysh moti.

2) Këmbimi i misioneve të përhershme. (E vërteta është që në Beograd ekziston tashmë Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës.)

E vetmja pikë që lidhet drejtpërdrejt me një detyrim të Serbisë është:

1) Mospengimi i Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Këtë detyrim Serbia e ka pranu në marrëveshjet e mëparshme, por duke mos e zbatu këtë e paraqet si detyrim të ri në këtë Marrëveshje.

Nëse rikujtohen deklaratat e shumta të Vucicit, atëherë del se në këtë Aneks është përmbushur kushti i tij që pa Asociacion nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh kurrfarë nënshkrimi. Prandaj, blofi i Vucicit se ai nuk do të nënshkruajë kurrë, mund të jetë i njëjtë me betimin publik të tij se kurrë nuk do të merrte pjesë në Samitin e BE-së në Tiranë, me 6 dhjetor 2022. Dhe me 6 dhjetor ai u shfaq aty i buzëqeshur.

Bën vaki që ky Aneks nuk është Aneksi i mirëfilltë dhe është vënë në qarkullim për të shkaktu hutesë. Por, dhe nëse Aneksi i Mirëfilltë i ngjan kësaj, atëherë nuk duket se paraqet ndonjë përfitim të madh për Kosovën, pos marrjes së obligimeve të shumta dhe miratimit të obligimeve të mëparshme. Mundet me qenë që edhe këtu djalli fshihet te imtësitë, por këto mbeten të qartësohen përgjatë procesit negociator.

Gjithë kjo zallamahi, që duket si një presion i orkestruar, për me kriju një situatë kinse të tensionuar, vetëm e vetëm me një qëllim: me bindë kryeministrin Albin Kurti me nënshkru. Edhe nëse ky presion bëhet i papërballueshëm, kryeministri Kurti ka një kartë të fundit në dorë: mundet mos me nënshkru, duke u barazu me një mohim nënshkrimi që Vucici bëri në Bruksel. As BE-ja, as amerikanët nuk kanë ndonjë arsye që të kritikojnë Kurtin, pasi nuk thanë asnjë fjalë të vetme për Vucicin mosnënshkrues.

* * *

ANNEX TO THE AGREEMENT ON THE PATH TO NORMALIZATION BETWEEN KOSOVO AND SERBIA

IMPLEMENTATION ROADMAP

I. This Annex constitutes an integral part of the Agreement.

2. This Annex describes the sequence of events to implement the Agreement. These events stem from the obligations of the Parties referred to in Articles 1, 4, 7, 8, 9 and 10 of the Agreement. All other Articles will enter into force upon signature of the Agreement.

3. No later than within 15 days after the signature of the Basic Agreement, the Management Team shall convene to present a first draft of the Statue to ensure an appropriate level of self-management for the Serbian community in Kosovo to the EU-facilitated Dialogue, after which the Parties will immediately start negotiations on the Statue under EU facilitation.

4. Upon presentation of the first draft of the Statue and launching of negotiations on it, the Parties shall formally enable the following to enter into force immediately:

a) Mutual recognition of their respective documents and national symbols (Article 1 (2) of the Agreement)}; and

b) Exchange of permanent missions on the basis of a prior agreement on practical arrangements (Article 8 of the Agreement)

5. The Parties commit to finalise the negotiations and agree on the statue in an expedited timeframe, but no later than the deadline referred to in Article 8 of this Annex. Kosovo commits to ensure the legal sustainability of the Agreed Statue, and endorse it by adopting a decree.

6. Within 30 days after the signature of the Agreement, the Parties shall set up a Joint Committee to monitor the implementation of the Agreement, chaired by the EU (Article 10 (1) of the Agreement), and agree on the Terms of Reference of the Committee.

7. Within 30 days after the setting up of the Joint Committee, Kosovo shall formalize the status of the Serbian Orthodox Church in Kosovo and start internal procedures on the protection of Serbian religious and cultural heritage sites under the EU-facilitated Dialogue (Article 7 (2) of the Agreement).

8. Within 150 days after the signature of the Agreement, the Eu, together with other donors. Shall organize a high-level conference to adopt a special investment and financial support package Article 9 of the Agreement). No disbursements from the package will take place before the EU Facilitator concludes that all provisions of this Annex and Article 4 of the Basic Agreement have been fully implemented.

* * *

ANEKS I MARRËVESHJES MBI RRUGËN DREJT NORMALIZIMIT NDËRMJET KOSOVËS DHE SERBISË

UDHËRRËFYESI I ZBATIMIT

I. Ky Aneks përbën një pjesë integrale të Marrëveshjes.

2. Ky Aneks përshkruan vijimësinë e hapave për zbatimin e Marrëveshjes. Këta hapa burojnë nga detyrimet e Palëve të përmendura në nenet 1, 4, 7, 8, 9 dhe 10 të Marrëveshjes. Të gjitha nenet e tjera do të hyjnë në fuqi me nënshkrimin e Marrëveshjes.

3. Jo më vonë se 15 ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore, Ekipi Menaxhues do të mblidhet për të paraqitur projektin e parë të Statutit për me siguru një nivel të duhur të vetëqeverisjes së komunitetin serb në Kosovë në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pas së cilës Palët do të fillojnë menjëherë negociatat për Statutin me ndihmesën e BE-së.

4. Me paraqitjen e draftit të parë të Statutit dhe fillimin e negociatave rreth saj, Palët do mundësojnë zyrtarisht hyrjen në fuqi menjëherë të, si vijon:

a) Njohjen reciproke e dokumenteve të tyre përkatëse dhe simboleve shtetërore (neni 1 (2) i Marrëveshjes)}; dhe

b) Shkëmbimin e misioneve të përhershme në bazë të një marrëveshjeje paraprake mbi marrëveshjet praktike (neni 8 i Marrëveshjes)

5. Palët zotohen të finalizojnë negociatat dhe të bien dakord për statutin në një afat kohor të përshpejtuar, por jo më vonë se afati i përmendur në nenin 8 të këtij Aneksi. Kosova zotohet të sigurojë qëndrueshmërinë ligjore të Statutit të rënë dakord dhe ta përkrahë atë duke miratu një dekret.

6. Brenda 30 ditëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes, Palët do të krijojnë një Komitet të Përbashkët për të monitoru zbatimin e Marrëveshjes, të kryesuar nga BE-ja (neni 10 (1) i Marrëveshjes) dhe do të bien dakord mbi Pikat e Referimit të këtij Komitetit.

7. Brenda 30 ditëve pas formimit të Komitetit të Përbashkët, Kosova do zyrtarizojë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do nisë procedurat e brendshme për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe në kuadër të Dialogut të ndihmuar nga BE-ja (neni 7 (2) i Marrëveshjes).

8. Brenda 150 ditëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes, BE-ja, së bashku me donatorët e tjerë, do organizojë një konferencë të nivelit të lartë për me miratu një pako të veçantë për investime dhe mbështetje financiare, Neni 9 i Marrëveshjes). Asnjë derdhje e parave (disbursim) nga pakoja nuk do të bëhet përpara se Ndihmuesi i BE-së të arrijë në përfundimin se të gjitha dispozitat e këtij Aneksi dhe të nenit 4 të Marrëveshjes Bazë janë zbatu plotësisht.

(Përkthimi A.M.)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shkelzen-gashi

Gashi zbulon arsyen kryesore pse Kurti u përfshi në zgjedhjet e Maqedonisë

mickoski ilir meta

Ilir Meta i entuziazmuar nga fitorja e kandidates së VMRO-së: Ndryshimi në Maqedoni do sjellë edhe ndryshimin në Shqipëri

Arben Fetai

Fetai: 3.977 herë faleminderit banorëve të komunës së Likovës

zejdi fronti evropian

Zejdi: E qartë se duhet të negociojmë me VMRO-DPMNE, por kemi kushtin tonë (VIDEO)

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nuk ka heqje dore, të dalim masivisht më 8 maj

Arben Taravari

Taravari komenton ofertën e VMRO, do udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve

Foto: LeCanton27

VIDEO/Gazetarja: Eskortat shqiptare në Dubai paguhen 100 mijë € për 3 ditë, janë këngëtare e modele…

Palestina gaza

Biden dhe 17 liderë botërorë ofertë Hamasit, kërkojnë lirimin e pengjeve izraelite për armëpushimin e menjëhershëm

besnik bislimi

Bislimi pas takimit në Bruksel: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

INFO

NA NDIQ