Një jetë në agjërim, besimtari 76-vjeç tregon se si mbante Ramazan në komunizëm (VIDEO)

Picture of Ina Online
Ina Online

06/04/2024

Të agjërosh në emër të Zotit është një nga shtyllat themelore të besimit islam e sidomos në këto ditë të fundit të Ramazanit, mes të cilave “fshihet” edhe Nata e shenjtë e Kadrit, shpërblimi hyjnor është edhe më i madh për besimtarin.

Një i tillë, i devotshëm në maksimum, gjendet në Elbasan, Rexhep Xhafa është 76 vjeç dhe agjëron prej dekadash. Nuk ka asnjë vështirësi, edhe pse në moshë të thyer.

“Ramazani është muaji i adhurimit muaji i bereqetit, është gjë e madhe sepse Ramazani është i fshehtë. Zoti për madhninë e vet atë e ka bërë të fshehtë, ke lidhje direkt me Zotin, asnjë njëri nuk e di”, thotë ai.

Por edhe pse Ramazani në komunizëm ishte mision i vështirë, besimtari rrëfen se ka agjëruar që në shkollë fillore.

“Kam që ku është prishur sistemi dhe mbrapa s’e kam prishur asnjëherë, e kam mbajtur. Në kohën e monizmit unë isha dhe kuadër në fakt, por edhe agjëroja shumë herë tinëz, vetëm kur kishim mbledhje nuk agjëroja. Në kohën e monizmit ishte e ndaluar pastaj si u hap unë dhe i dija në fakt ato rregullat dhe lexoja dhe kuranin”, shprehet 76-vjeçare.

Ndonëse ai sistem nuk ofronte asnjë mundësi orientimi për oraret e çeljes dhe iftarit, kush donte të besonte e gjente rrugën, tregon Xhafa, ndërsa ve theksin tek rëndësia e Natës së Kadrit.

Pas këtij muaji sakrifice, edhe 76-vjeçari nga Elbasani do të festojë Fitër Bajramin, me shpresën se Zoti do t’ia ketë pranuar përkushtimin e tij, ashtu siç dëshirojnë miliona e miliona besimtarë në të gjithë botën./Euronews.al

TË FUNDIT

Mickoski pas akuzave të Arsovskës: Shteti ka institucione – le të veprojnë!

Danella Arsovska: Luanat e VMRO-së po i mbrojnë komandantët e UÇK-së

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ushtar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina

Parisi kërkon ta përfundojë me titull të botës edicionin historik

Kristjan Asllani refuzon Betis, mesfushori kuqezi nuk dëshiron të kalojë në Spanjë

Pioli kthehet në Itali, merr drejtimin e Fiorentinas

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË