Njësia Speciale futet në vilën e Milan Radojçiqit

Picture of Ina Online
Ina Online

29/09/2023

Policia e Kosovës është duke kryer sot kontrolle në pesë lokacione në tri komuna në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

Klan Kosova përmes burimeve mëson se shënjestër e këytre kontrolleve është edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Sipas këtij burimi, vila e tij që ndodhet në Ujman është duke u bastisur prej orës 6:00 të mëngjesit.

Sipas njoftimit të PK-së, këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, raporton Klan Kosova.

Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Siç raporton REL, Policia ka kryer bastisje edhe te restoranti Gray, i cili besohet se është në pronësi të Ema Radoiçiqit, bashkëshortes së nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Sipas këtij raportimi, zyrtarët policorë janë larguar prej atij objekti rreth orës 8:15 të së premtes.Ministri Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga droni para dy ditësh, ku shihet Radojiciq bashkë me terroristët tjerë te Manastiri i Banjskës. Sveçla ka thënë se Radojiçiqi është udhëheqësi i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin Afrim Bunjaku.

TË FUNDIT

“Kam përkrahje në Serbi”/ Zbardhen PËRGJIMET që “fundosën” Fatmir Shehollin

Seanca në Kuvendin e Kosovës, dështojnë kandidatët e Listës Serbe, nuk sigurojnë votat t’u zgjedhur nënkryetar

Trump merr ftesë zyrtare për t’iu drejtuar parlamentit të Izraelit

VMRO-DPMNE: Në vend që të ndëshkojë kriminelët, gjyqësori u jep guxim

Sot skadon afati për paraqitjen e personave të sëmurë për të votuar në zgjedhjet lokale

Transportonin emigrantë nga Egjipti dhe Iraku, ndalohen dy persona nga Negotina

ME TE LEXUARA

1
"Kam përkrahje në Serbi"/ Zbardhen PËRGJIMET që "fundosën" Fatmir Shehollin
1
Seanca në Kuvendin e Kosovës, dështojnë kandidatët e Listës Serbe, nuk sigurojnë votat t’u zgjedhur nënkryetar
1
Trump merr ftesë zyrtare për t’iu drejtuar parlamentit të Izraelit
1
VMRO-DPMNE: Në vend që të ndëshkojë kriminelët, gjyqësori u jep guxim
1
Sot skadon afati për paraqitjen e personave të sëmurë për të votuar në zgjedhjet lokale

LEXO MË SHUMË