Moderatorja dhe ish-banorja e ‘BBV2’ Kiara Tito, në një sesion me pyetje përgjigje në “Insta Story”, në rrjetin social “Instagram”, ka treguar shumë detaje në lidhje me jetën e saj, që nga lindja e vajzës së saj e deri tek marrëdhënia bashkëshortore me Luizin.
Një nga ndjekësit i ka shkruar Kiarës: “Ky insta personazhi i ri që do të krijosh si sexy nuk i pëlqen Luizit fare, as ty nuk të shkon.”
Përgjigjja e moderatores ka qenë mjaft ironike dhe në të njëjtën kohë dhe shumë e drejtpërdrejtë.
“Personazh i ri? Unë kështu kam qenë që prej 2018-ës, nuk kam pse ‘krijoj’ asgjë të re. kjo jam unë, gjithashtu të sygjeroj të hapësh ‘Style star Shoë 2020-2022’ dhe do e kuptosh që asgjë s’ ka ndryshuar, jam thjesht unë një vit e gjysmë post partum”, ka shkruar Kiara.
Gjithashtu Kiara u shpreh se ka një jetë që e dashuron modën dhe është gjithmonë në ndjekje të trendeve.
“Kam një jetë që e dashuroj modën dhe jam gjithmonë në ndjekje të trendeve të fundit, nga ‘fashion weeks’ nëpër botë (nga ku gjejë dhe frymëzimin).”
Duke i lënë ndjekësit të kuptojnë se asgjë nuk e ka ndryshuar Kiarën deri më sot