Osmani: Revitalizim i sallave sportive dhe ndërtim i terreneve të reja për qytetarët e Çairit

Picture of Ina Online
Ina Online

06/10/2025

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media prezantoi projektet konkrete sportive të parashikuara në programin e tij zgjedhor, duke theksuar se prioritet do të jetë revitalizimi i plotë i infrastrukturës sportive dhe krijimi i zonave sportive të qasshme për të gjithë qytetarët.

Osmani paralajmëroi se fillimisht do të nisë me rikonstruksionin e sallave dhe terreneve ekzistuese sportive, me qëllim që ato të bëhen sërish të qasshme për sportistët dhe qytetarët e Çairit. “Salla sportive ‘Enver Idrizi’ në Serovë, me të gjitha përmirësimet e nevojshme që do të mundësojnë ofrimin e shërbimeve sportive në përputhje me standardet.

Salla sportive ‘Vasil Gllavinov’, ndërhyrje urgjente, megjithëse e dini që ‘Vasil Gllavinov’ është pjesë e projektit të madh të Mishel Rojkind, i cili përfshin shkollë të re, çerdhe të re, parking nëntokësor dhe kënd lojërash për fëmijë”, deklaroi Osmani. Ai shtoi se do të pasojnë edhe rikonstruksione të disa sallave në lagje të ndryshme të komunës. “Salla sportive ‘Imri Elez’ në lagjen Dizhon, rikonstruksion i plotë i të gjitha shërbimeve. Do të pasojnë gjithashtu edhe: ‘Lirija’, ‘Shaban Trstena’ dhe ‘Partizan’”, tha Osmani.

Në kuadër të programit sportiv, është parashikuar ndërtimi i terreneve të reja sportive të hapura me ndriçim në disa zona të komunës, të cilat deri më tani kanë qenë të lëna pas dore dhe të pasigurta për fëmijët dhe banorët. “Do të ndërtojmë terrene të hapura sportive me ndriçim në disa shkolla fillore. Fushë futbolli e hapur në ‘Tefejuz’ në Gazi Babë, hapësirë rekreative për basketboll në ‘Hasan Prishtina’, hapësirë e kombinuar për volejboll dhe basketboll në shkollën fillore ‘Ismail Qemali’ në Fushë Topane, si dhe instalimin e pajisjeve të reja sportive në lagjet urbane të Fushë Topane dhe në Parkun e Çairit”, paralajmëroi Osmani. Osmani theksoi se aktualisht Çairi disponon me katër objekte sportive, nga të cilat asnjëri nuk është plotësisht funksional, ndërsa dy janë të paarritshme për qytetarët pasi janë dhënë me koncesion klubeve private.

“Dy objekte janë jofunksionale, ndërsa dy të tjerë janë dhënë me marrëveshje klubeve private, prandaj qytetarët nuk mund t’i përdorin. Për këtë arsye, ‘Partizani’ është një nga projektet më të mëdha që do ta realizojmë gjatë këtij mandati, transformimi i tij në qendër sportive multifunksionale, të cilën tashmë e quajmë ‘Shaban Sejdiu’, në nder të kampionit që vjen nga Çairi dhe e ka përfaqësuar Çairin në mbarë botën”, deklaroi Osmani. Në kuadër të vizionit për infrastrukturë sportive moderne, Osmani paralajmëroi ndërtimin e një salle të re sportive pranë Shkollës Fillore “Jashar Beu” në Dyqanxhik, projekt ky që ishte paralajmëruar prej vitesh, por asnjëherë nuk ishte realizuar. “Shkolla ‘Jashar Beu’ nuk ka sallë sportive. Disa herë është vendosur guri themeltar para zgjedhjeve, por ndërtimi asnjëherë nuk ka filluar. Kjo është një domosdoshmëri dhe duhet ta bëjmë realitet ndërtimin e sallës sportive në ‘Jashar Beu’ në Dyqanxhik”, theksoi Osmani.

Osmani njoftoi se realizimi i këtyre projekteve do të financohet përmes ministrive, Qeverisë dhe fondeve evropiane, për çka tashmë është formuar një ekip i posaçëm i ngarkuar me përgatitjen dhe aplikimin e projekteve. Përveç revitalizimit të kapaciteteve, si nxitje shtesë për përfshirjen e sa më shumë qytetarëve të Çairit në aktivitete sportive, Osmani paralajmëroi edhe “Bursa për sportistë të rinj dhe të talentuar”, kategorizim të sporteve dhe ndihmë financiare për përgatitje dhe pjesëmarrje në gara të nivelit më të lartë: ballkanik, evropian dhe botëror. “Mos harroni që Çairi ka krijuar kampionë botërorë, me të cilët të gjithë krenohemi. Kjo do të thotë se potenciali ekziston, por shoqëria, komuna dhe shteti janë ata që duhet ta nxisin”, theksoi Osmani.

TË FUNDIT

Mickoski: LSDM, BDI dhe E Majta kanë dëshirë të verbër për pushtet

Rexhepi vizitë në lagjen “Jashtë-Vardarit” në Tetovë, punimet e nisura për ujësjellësin kanë mbetur përgjysmë

Osmani: Revitalizim i sallave sportive dhe ndërtim i terreneve të reja për qytetarët e Çairit

Daut Memishi: 100 ditëshin e parë do të pastrojmë deponitë, e kemi peshqesh nga kryetari që udhëheqi tri mandate

Kroacia tërheq nga tregu specat e Maqedonisë së Veriut

Ursula von der Leyen javën e ardhshme për vizitë në Shkup

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË