Përfundon protesta e opozitës në Tiranë, 10 policë lënduar, kokteje molotov, PD: Do vazhdoj mosbindja civile

Picture of ina-online
ina-online

07/10/2024

Dhjetë zyrtarë policorë janë lënduar si pasojë e hedhjes së molotovit, lëndëve piroteknike dhe sendeve tjera të forta në protestën e përkrahësve të opozitës, të mbajtur në mbrëmjen e së hënës në Tiranë, teksa kundërshtohet burgosja e deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Mbështetës të partisë opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike (PD), kanë hedhur mjete shpërthyese në drejtim të objektit të Kryeministrisë dhe disa objekteve tjera.

Partia Demokratike e ka cilësuar protestën si fillim i mosbindjes civile.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën përmbyllëse siç tha të nisjes së mosbindjes civile nga mijëra qytetarë, të cilët kanë shprehur revoltën e tyre ndaj keqqeverisë së Edi Ramës.

Nga selia e PD, Noka theksoi se ‘regjimi narkos i tërbuar sot mori një mesazh për t’i dhënë zgjidhje kërkesës së qytetarëve, për qeveri teknike, ndryshe nuk do të ketë paqe asnjëherë’.

Noka: Ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e qytetit të Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar sot mori një mesazh. Mesazhi ishte, jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Sot e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz lotësjellës dhe as me dhunë, nuk e fitojnë dot kurrë. Qytetarët sot i dhanë një leksion, ne do jemi këtu të vazhdojnë mosbindjes civile derisa synimet tona të arrihen, derisa kërkesat e qytetarëve të plotësohen. Narkosi duhet të largohet, duhet t’i hapë rrugë një qeverie teknike që t’i ofrojë vendit paqe sociale dhe zgjedhje të lira.

Policia ka thënë se i kishte marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme ndaj zyrtarëve policorë dhe institucioneve të shtetit.

Pas ndërtesës së Kryeministrit, protestuesit kanë hedhur molotov edhe para selisë së Partisë Socialiste, që është aktualisht në pushtet, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës. Opozita shqiptare ka paralajmëruar vazhdimin e siç thonë mosbindjes civile.

Vendimi për organizimin e protestës së sotme u mor nga forumet e larta të Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit dënoi me një vit burgim deputetin e saj Ervin Salianji. Ajo është paraprirë nga disa atë force të opozitës në parlament ku fillimisht deputetët e opozitës dogjën karriget e tyre, para godinës ku zhvillohen seancat. Pak ditë më pas tensionet mbetën të larta kur ata tentuan të pengojnë hyrjen e deputetëve të shumicës në sallën e parlamentit. (INA)

TË FUNDIT
2 orë
Përfundon protesta e opozitës në Tiranë, 10 policë lënduar, kokteje molotov, PD: Do vazhdoj mosbindja civile
8 orë
Katër vetura digjen në Shkup
10 orë
Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni
10 orë
LSDM e hapur që të ketë zgjidhje edhe për ish-pjestarët e UÇK-së për përkujdesje shtetërore
10 orë
Thaçi nuk gjen më vend në “krahët” e Frontit Evropian?!

ME TE LEXUARA

10 orë
Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni
16 orë
Lufta shkatërruese e Izraelit në Gazë - në shifra
8 orë
Katër vetura digjen në Shkup
16 orë
Opozita në shesh kundër qeverisë-Mbi 1 mijë forca policie “blindojnë” Tiranën
2 orë
Përfundon protesta e opozitës në Tiranë, 10 policë lënduar, kokteje molotov, PD: Do vazhdoj mosbindja civile
15 orë
Daravellski, ish-shefi i doganës dikur i dënuar për kriminalitet, rikthehet aksionar dhe pronar biznesesh

LEXO MË SHUMË

IMG_8841

Përfundon protesta e opozitës në Tiranë, 10 policë lënduar, kokteje molotov, PD: Do vazhdoj mosbindja civile

makine-zjarr-750x430

Katër vetura digjen në Shkup

pompa-benzines-derivatet-naftes

Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni

lsdm-696x431 kuzevska

LSDM e hapur që të ketë zgjidhje edhe për ish-pjestarët e UÇK-së për përkujdesje shtetërore

menduh thaci ali ahmeti

Thaçi nuk gjen më vend në “krahët” e Frontit Evropian?!

denion meidani bilall kasami

Kasami dhe Meidani shpërndanë abetaren e unifikuar në Tetovë (VIDEO)

erdogan

Si Erdogan shantazhon Evropën me refugjatët sirianë

luciano-boci

Protesta e opozitës, Luiçiano Boçi zbulon skenarët: Si do të zhvillohet revolta jonë dhe synimi që kemi

halil kastrati

“Jetimat e Ballkanit” dorëzojnë dy shtëpi në Kërçovë

INFO

NA NDIQ