Përse s’po ulen çmimet në Shqipëri

INA
INA

23/05/2023

Inflacioni në vend shënoi një vlerë mesatare prej 6.5% në tremujorin e parë të vitit 2023, vlerë shumë e lartë duke parë rënien e ndjeshme të inflacionit të importuar si dhe mbiçmimin e fortë të lekut, duke konfirmuar trendin e përhershëm të tregtarëve shqiptarë: ngritjen e çmimeve menjeherë sapo ato rriten në tregjet ndërkombëtare, por refuzimin për uljen e tyre pasi kjo ndodh në tregjet më të cilet ndërveprojmë. Çmimi i naftës Brent shënoi nivelin 78$/fuçi në muajin mars, nga 81$/fuçi në dhjetor, dhe rreth 33% më lirë sesa në vitin e kaluar, Çmimi i energjisë elektrike po ashtu u përgjysmua nga niveli i fundvitit të kaluar, ndërkohë çmimet e ushqimeve janë ulur me rreth 14%.

Ndërkaq, Inflacioni vjetor në Shqipëri vijoi të përcaktohet nga kategoria “Ushqime të përpunuara” (me kontribut 45%) në tremujorin e parë. Kontribut shumë të lartë patën edhe bulmetet e buka dhe drithërat.

Sipas bankës së Shqipërisë inflacioni bazë, i cili matet mbi 69.2% të shportës së IÇK-së, shënoi vlerën 8% gjatë tremujorit të parë të vitit 2023, në ngadalësim më të dobët nga sa pritej, duke mbetur në vlera të larta historike. Të njëjtën sjellje demonstroi edhe inflacioni i brendshëm, duke qëndruar pranë vlerës 6%.

Ndërkaq, Inflacioni bazë neto, që përjashton nën-grupet e ushqimeve të përpunuara shënoi vlerën 4% duke qëndruar në nivel më të lartë se sa ai i një tremujori më parë (3.8%).

Zhvillimet e mësipërme kanë vijuar të ruajnë dhe të forcojnë sjelljen mbizotëruese të komponentëve bazë dhe të brendshëm në formimin e inflacionit, me kontribute përkatëse 82% dhe 75%, kundrejt reduktimit të shpejtë të kontributeve nga komponentët jobazë dhe të importuar në inflacion.

Rritja e pagave dhe e kostove të punës janë i vetmi argument që japin autoritetet shqiptare për një inflacion të brendshëm kaq të lartë, të cilat gjithësesi nuk arrijnë të justifikojnë çmime kaq të larta të produkteve bazë.(Scan)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fatmir bytyqi

Bytyqi: E papranueshme rritja e çmimit për sigurimin e makinave, kompanitë të tërheqin menjëherë vendimin

kontroll teknik veture servis

Shtrenjtohet sigurimi për regjistrimin e automjeteve

protesta-sindikata-punetoret-shkup

Protesta të punëtorëve më 1 maj në Maqedoninë e Veriut, kërkohet rroga minimale së paku 450 euro

statistika menaxhim ekonomi biznes

Punë nga shtëpia e që ora paguhet deri 200 euro, këto janë punët që mund t’i bëni

sulmohet-bursa-kriptografike-coinmama-450-mije-perdorues-te-prekur_5c687ba63612e

Banka e Shqipërisë: Sulmet kibernetike ndaj sektorit bankar në 2023 dështuan

banese celesa

Qytetarët në Maqedoni vrapojnë pas kredive për banesa, ja sa miliardë euro është borxhi ndaj bankave

selanik

Delegacione afariste nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të mbajnë takim në Selanik më 13 qershor

restorant

Biznesi i preferuar i shqiptarëve arrin 650 milionë euro, rritet sërish numri i kafeneve

DASH Uashington Departamenti

Nikolloski në takime në FMN – Politikat e e qëndrueshme ekonomike nxisin përshpejtimin e rritjes ekonomike

INFO

NA NDIQ