Pesë vite pas hekurave – Kurti publikon letrën për Hagën: Kërkoj lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit!

Picture of INA
INA

05/11/2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar fuqishëm përmes një postimi në Facebook lidhur me pesëvjetorin e paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e quajtur mbajtjen e tyre të mëtejshme pa arsye ligjore dhe morale.

Kurti kujtoi se menjëherë pas homazheve të mbajtura më 5 nëntor 2020 te varri i Astrit Deharit, Rexhep Selimi ishte dërguar në burgun e Hagës, ku vazhdon të qëndrojë edhe sot. Ai përmendi se krahas Selimit, në paraburgim prej pesë vitesh ndodhen edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.

“Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit: ‘rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët’. Por Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj. Dëshmitarë më nuk ka. Nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim”, shkroi Kurti.

Ai theksoi se ka qenë i përfshirë në këtë çështje që nga dita e parë, duke punuar në heshtje për lirimin e tyre, dhe publikoi letrën që i kishte dërguar në shtator të vitit 2022 kryetares së Dhomave të Specializuara, znj. Ekaterina Trandafilova.

“Kërkesat tona qëndrojnë akoma, e në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për përgjigje pozitive ndaj tyre. Besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës”, theksoi Kurti.

Sipas tij, edhe pse qeveria dhe ai personalisht kanë kërkuar vazhdimisht lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, përgjigjja e Hagës nuk ka ndryshuar, ndërsa kërkesat e paraqitura mbeten ende pa zgjidhje.(INA)

TË FUNDIT

A do të ketë shans Glauk Konjufca?

Kush nga ministrat do të vazhdojë e kush do të largohet nga Qeveria? – Pse Mickoski është i pakënaqur me ministrat e ZNAM?

Përplasje mes Nedës dhe Rozanës pas pyetjes për mbiemrin e ish-bashkëshortit: “Ka mbaruar Big-u”

LDK s’ka votë për Konjufcën, Abdixhiku: Zgjidhja e vetme e mbetur janë fatkeqësisht zgjedhjet e reja

“Mos e vrisni Kosovën!” – Halil Geci akuzon LDK-në për ligësi dhe tradhti ndaj idealit rugovian!

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË