Philadelphia/ Inaugurohet qendra e re “Shtëpia e Shqiptarit”

Picture of ina-online
ina-online

17/10/2024

shkruan: Beqir Sina/INA

Në Philadelphia të shtetit Pennsylvania – SHBA,u përurua të dielën (13 tetor 2024), objekti i ri i Qendrës Komunitare të shoqatës “Bijtë e Shqipes”, shkollës “ Gjuha Jonë ” qender kjo e pagëzuar me emrin “Shtëpia e Shqiptarit”.

Mes një feste madhështore është përuruar ky objekti i ri, i cili është i ndërtuar tërësisht me kontributin e komunitetit shqiptar në Filadelfia.

Qendra e re si preferojnë ta thërrasin shqiptarët e Filadelfias “Shtëpia e Shqiptarit”, është një ndërtesë historike disa shekullore, ish-pronë e familjes së William Penn, që tashmë i takon dhe është pronë e komunitetit shqiptar.

Ajo është e ndërtuar me donacione tërësisht nga vetë shqiptarët që jetojnë në Philadelphia, kontribute të shqiptarve nga SHBA, por ka edhe disa kuntributor të cilët janë edhe nga Europa(Shqipëria e Kosova), të cilët bënë blerjen e kësaj ndërtese si dhe meremetimi i saj, të paktën kështu na thanë disa nga drejtuesit e kësaj shoqate.

Gazetarja e këtij komuniteti Eva Dori, e cila ka ndjekur nga afër të gjitha veprimtaritë e këtij komunitetit në dekadën e fundit, prej se kur ajo erdhi nga Shqipëria, na shpjegojë se kjo qënder është multi-funksionale, dhe rinovimi i saj ka kushtuar mbi 2 milion dollar.

“Me asnjë shpenzim të shoqatës, tha ajo, mbasi ka qenë kontributi i madh i të gjithë atyre kontribuesve nga lista e gjatë e emrave të 57 donatorve kryesorë, ku ajo ka vendosur në krye Mexhit Koboçin N/Kryetar i Shoqatës, dhe zotin Albert Sulaj, ndërsa lista më pas vjenë emrat e të tjerve”.

Po ashtu ajo tha se për rikonstruktimin e kësaj qendre u deshën rreth 6 vite pune, për ta bërë funksionale, qendër e cila kjo ; ka dhomën e pritjes, sallën e konferencave, zyrat e administratës së shoqatës dhe atë të klasave të shkollës, muzeun, biblotekën , kafetarinë, sallën e madhe të aktiviteve, ballkonin, dhe oborrin e gjelbërt për zhvillimin e aktiviteteve të vogla sportive, për këtë komunitet.

Shqiptarët në Filadelfia me këtë përurim, duket se kanë shënuar një moment të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit dhe traditave kulturore me hapjen e “Shtëpisë së Shqiptarit” Qendrës Komunitare dhe shkollës “ Gjuha Jonë ”. Mbasi kjo qendër e drejtuar në këtë mandat nga Dr. Dritan Matraku (kryetar), thuhet se po synon të bashkojë komunitetin shqiptar që jeton në Filadelfia, duke u ofruar atyre një hapësirë për aktivitetet kulturore dhe shoqërore .

Ceremonia e cila ishte konceptuar si një festë e madhe u zhvillua me praninë e drejtuesve të Shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe pjestar të familjeve të tyre, disa përfaqësuesve dhe veprimtarve të dalluar të komunitetit shqiptar nga SHBA, zyrtarve amerikan nga shteti i Pennsylvenia dhe autoriteteve vendore të qytetit të Filadelfias, përfshirë përfaqësuesin e zyrës së Senatorit Bob Casey, z. Ethan Selentsky, Senatori i Shtetit të Pensilvalnisë , z. Jimmy Dillan, dhe Këshilltari i qytetit të Filadelfias z. Michael Driscoll.

TË FUNDIT
2 orë
Nis në Belgjikë procesi për grupin shqiptar të drogës, 24 të pandehur në bankën e të akuzuarve
2 ditë
Haradinaj në New York merr titullin anëtar nderi i përjetshëm i Federatës ‘VATRA’
2 ditë
Shqiptarja në Bremen të Gjermanisë hap restorantin vetëm për femra
3 ditë
Ja si janë rrogat në Gjermani, për çdo profesion
3 ditë
Kardiokirurgu tetovar Dr. Omer Xhemali nga Zvicra me një befasi në Tiranë

ME TE LEXUARA

2 orë
Nis në Belgjikë procesi për grupin shqiptar të drogës, 24 të pandehur në bankën e të akuzuarve

LEXO MË SHUMË

Nis në Belgjikë procesi për grupin shqiptar të drogës, 24 të pandehur në bankën e të akuzuarve

Haradinaj në New York merr titullin anëtar nderi i përjetshëm i Federatës ‘VATRA’

Shqiptarja në Bremen të Gjermanisë hap restorantin vetëm për femra

Ja si janë rrogat në Gjermani, për çdo profesion

Kardiokirurgu tetovar Dr. Omer Xhemali nga Zvicra me një befasi në Tiranë

Begaj dhe presidenti italian në Horën e Arbëreshëve: Qytet simbol për kulturën dhe trashëgiminë arbëreshe

Detaje nga përplasja me armë në Belgjikë, zbardhen emrat e shqiptarëve të përfshirë

Philadelphia/ Inaugurohet qendra e re “Shtëpia e Shqiptarit”

Shqiptarët nxjerrin armët në Antwerp të Belgjikës, tre të plagosur