“Po jetojmë 5 minutat më të mira të historisë tonë kombëtare”, ministri i Jashtëm i Maqedonisë në podcast-in e Ditmir Bushatit: Ja si mund të forcohet trekëndëshi Tiranë-Prishtinë-Shkup

INA
INA

26 Maj, 2023

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, roli i tyre shtetformues, sfidat e fqinjit tonë dhe forcimi i trekëndëshit Tiranë- Prishtinë-Shkup, janë disa nga temat për të cilët Ditmir Bushati ka diskutuar me Bujar Osmanin në podacast-in e radhës.

Osmani është Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, shqiptari i parë që drejton këtë institucion dhe gjithashtu është kryetar i radhës i OSBE.
Bushati dhe Osmani diskutuan mbi përfaqësimin në rritje dhe kontributin shtetformues të shqiptarëve të

Maqedonisë së Veriut. Sipas Ministrit Osmani, “Maqedonia e Veriut në këto 20 vitet e fundit, pas Marrëveshjes së Ohrit, është transformuar nga një shoqëri e ndarë në të cilin komunitetet jetonin jetë paralele”. Por, ndërsa sot në qeverinë maqedonase, përpos kreut të diplomacisë, kemi një ministër financash dhe kryetarin e parlamentit shqiptar, duket se ende nuk mund të flasim se kemi arritur në pikën e moskthimit pas.

“… ky proces është më shumë nga lart-poshtë. Po të ishte nga poshtë-lart do ishte krijuar mirëbesimi te njerëzit, toleranca, eliminimi i paragjykimeve për fenomene të tilla, por unë mendoj që është i imponuar nga lart me marrëveshje ndërkombëtare, me marrëveshje politike dhe duhet kohë deri sa të preken të gjitha shtresat e shoqërisë”, pohon Osmani.

Një tjetër çështje e rëndësishme për të cilën u ndalën dy bashkëbiseduesit ka të bëjë me sfidat e bashkëjetesës ndëretnike dhe raporti me fqinjët. Ai shton se në cilësinë e Ministrit të Jashtëm i është dashur që të menaxhojë një temë e cila është puro etnike e komunitetit maqedonas, por me implikime shtetërore, që përcakton të ardhmen euro-atlantike të vendit.

“Ajo ishte çështja me Bullgarinë, rreth gjuhës, rreth historisë, çështja e të drejtave të komunitetit bullgar. Ishte vërtetë e vështirë që një ministër shqiptar të menaxhonte një proces, i cili shihej si proces etnik. Kështu që duhej krijuar mirëbesimi tek komuniteti maqedonas, të ruhej mirëbesimi e kredibiliteti te komuniteti shqiptar”, nënvizon ai.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Sali Berisha

Rama propozoi rezolutën për Asosacionin në Kosovë, Berisha: Është shkruar në Beograd, akt i cili nxit konfliktin

sali berisha

“Teksti është shkruar në Beograd”, thotë Berisha për propozimin e Ramës rreth Asociacionit

rama-1-750x430-1

Rama: Shqipëria u ka dorëzuar krerëve evropianë draft për Asociacionin

bajram-begaj

Tensionet në Veri, Begaj: Rrjedhojë e keqpërdorimit të popullatës serbe, Kosova të tregojnë maturi

plazh-australi-us

“National Geographic” liston plazhet më të bukura të Rivierës shqiptare/ Rama: Spanjollët, surpriza e turizmit në vend

vangjush dako

Ish-kryetari i Durrësit përfundon në burg, ja dosja që e ngarkon me akuza

spartak

Spartak Ngjela: PD, parti e paaftë që të zgjedhë një kryetar

PD-partia-demokratike

Kryesia e PD merr vendimin, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri

Dimitris Christopoulos

Profesori grek: Greqia duhet të ndalojë së bëri të fortin me shqiptarët

INFO

NA NDIQ