“Poligraf”: Kush dezinformoi se Qeveria ka rënë dakord se maqedonasit nuk jetojnë dhe s’kanë jetuar kurrë në Maqedoni?

Picture of INA
INA

23/04/2024

Një pjesë e mediave vazhdon me publikimin e qëndrimeve që përmbajnë të pavërteta dhe dezinformata për negociatat e anëtarësimit në BE.

Për shembull, më 4 prill 2024, javorja “Makedonsko eho” botoi intervistë me akademikun dhe kryetarin e paradokohshëm të ASHAM, Lupço Kocarev, në të cilën ai konkludon se “Qeveria, për të nisur negociatat e anëtarësimit me BE-në, veçmë ka rënë dakord se maqedonasit nuk jetojnë dhe nuk kanë jetuar kurrë në Maqedoni”. Për këtë pretendim, Kocarev i merr parasysh marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, si dhe kornizën negociuese si “dokument zyrtar të BE-së”.

Mirëpo, në marrëveshjen me Greqinë nuk thuhet askund se “maqedonasit nuk jetojnë dhe nuk kanë jetuar kurrë në Maqedoni”. Përkundrazi, në nenin 7 të Marrëveshjes së Prespës thuhet se termet “Maqedonia” dhe “maqedonas” nuk shënojnë vetëm territorin, por edhe “gjuhën, popullin dhe karakteristikat e tyre, me historinë, kulturën dhe trashëgiminë e tyre…”.

Edhe në marrëveshjen me Bullgarinë përmenden “popujt e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë”, dhe është nënshkruar edhe në gjuhën maqedonase.

As në kornizën negociuese me BE-në, ku shprehimisht përmendet gjuha maqedonase, e as në konkluzionet e Këshillit të BE, nuk thuhet askund “se maqedonasit nuk jetojnë dhe nuk kanë jetuar kurrë në Maqedoni”. Në këto konkluzione përmenden ndryshimet kushtetuese për “përfshirje në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e popujve tjerë, siç janë bullgarët”. Por askund nuk përmendet përjashtim i “popullit maqedonas, pjesës së popullit shqiptar, popullit turk, popullit vllah, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak dhe të tjerëve”, të cilët mbeten në Preambulën e Kushtetutës.

Përndryshe, në lidhje me marrëveshjet me fqinjët dhe negociatat me BE-në, Kocarev edhe më parë bënte pohime të pavërteta se “populli maqedonas është zhdukur tërësisht nga skena ndërkombëtare”, se “maqedonasit janë në prag të shfarosjes” dhe se “maqedonasit janë zhdukur që sot!”, të cilat u përgënjeshtruan në analiza të mëparshme të Poligrafit.

Prandaj, edhe pohimi i akademikut Kocarev se qeveria “veçmë ka rënë dakord se maqedonasit nuk jetojnë dhe nuk kanë jetuar kurrë në Maqedoni” mund të vlerësohet si dezinformatë, e cila shkakton ndjenjë të pajustifikuar të frikës dhe rrezikimit te maqedonasit etnikë.

TË FUNDIT
6 orë
Civil për fushatën zgjedhore: Të mos keqpërdoren fëmijët
6 orë
Ali Ahmet: Të izoluar me domatet e Zoran Zaevit ose integrim në tregun 500 milionësh evropian?
7 orë
Menduh Thaçi negocion me VMRO-në?! “Opozita flet me telefon, ka dallim me negociata që zhvilloj unë”
7 orë
Ademi: Nuk mund të ketë Qeveri stabile pa badenter!
8 orë
Deputetet e Vetëvendosjes sot në Tetovë në mbështetje të VLEN

ME TE LEXUARA

14 orë
Dita e Lirës së Mediave, gazetarët e Maqedonisë me paga nën mesataren
9 orë
Ali Ahmeti: Më 8 maj do ta nokautoj Bilall Kasamin
17 orë
Mimoza Musa: VLEN do të jetë Qeveria e ardhshme me kushte të qarta, Menduh Thaçi pranoi që Fronti Evropian po negocion pa kushte me VMRO-në
14 orë
Mexhiti: Nëse e ka shkelur ligjin, do të përgjigjet edhe Ali Ahmeti e secili nga ne
9 orë
Kasami: Të fala Ali Ahmetit nga Poroj! (Foto)

LEXO MË SHUMË

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Civil për fushatën zgjedhore: Të mos keqpërdoren fëmijët

Screenshot_20240503-215734~2

Ali Ahmet: Të izoluar me domatet e Zoran Zaevit ose integrim në tregun 500 milionësh evropian?

Menduh Thaci

Menduh Thaçi negocion me VMRO-në?! “Opozita flet me telefon, ka dallim me negociata që zhvilloj unë”

ademi-600x360

Ademi: Nuk mund të ketë Qeveri stabile pa badenter!

IMG_1727

Deputetet e Vetëvendosjes sot në Tetovë në mbështetje të VLEN

FB_IMG_1714758861725

Taravari me deputetët e Vetëvendosje:Ndryshimi VLEN!

KASAMI

Kasami: Të fala Ali Ahmetit nga Poroj! (Foto)

Screenshot_20240503-190320~2

Ali Ahmeti: Më 8 maj do ta nokautoj Bilall Kasamin

VLEN-780x439

“BDI-ja e ka humbur busullën” – VLEN e sigurt se do të jetë pjesë e Qeverisë pas 8 majit

INFO

NA NDIQ