Problemi me transportuesit, Kovaçevski: Qeveria nuk ka kompetenca

Picture of designer@fetishimedia.ch

31/01/2023

Kryeministri Kovaçevski distancohet nga problemet mes transportuesve privatë dhe Qytetit të Shkupit. Një ditë më parë transportuesit privat ishin të gatshëm për dialog, por pavarësisht kësaj një gatishmëri e tillë nuk vërehet as nga Qyteti i Shkupit dhe as nga kryeministri Kovaçevski. Ky i fundit tha se Qeveria do të ketë takim me çdokënd, por nuk precizon nëse do të takojë transportuesit privat dhe kur do ta bënte diçka të tillë. Theksin e vendos tek fakti që Qeveria nuk ka kompetenca.

“Qeveria nuk ka asnjë lloj kompetence në transportin publik në Qytetin e Shkupit apo mbi cilindo qoftë qytet tjetër në shtet. Nëse vendos Qyteti i Shkupit që të heq dorë, siç bëri me ngrohjen qendrore, të thotë se nuk dëshiron të merret as me transportin publik, atëherë shteti do të duhet t’i marrë edhe ato kompetenca. Qeveria do të ketë takim me çdokënd, megjithatë kompetencat për transportin publik janë nën Qytetin e Shkupit ”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Megjithatë, nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar, ishte pikërisht shpresa për një takim me Kovaçevskin që i bindi transportuesit të heqin autobusët dhe të mos bllokojnë komunikacionin në kryeqytet. Kryeministri kishte premtuar një takim pas pranimit të rezultateve nga raporti i Revizionit nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, por takimi nuk u thirr asnjëherë.

“Në periudhën e ardhshme do të organizojmë takim në të cilin, krahas transportuesve privat do të ftohen edhe përfaqësues të Qytetit të Shkupit dhe NQP-së, për shkak se ata kanë marrëdhënie tregtare me Ndërmarrjen për Qarkullim Publik e cila nuk është në kompetenca të Qeveris. Dhe të informohemi se për çfarë problemi bëhet fjalë pasi që Qeveria nuk ka informata se çfarë marrëveshje ka mes transportuesve privat dhe NQP-së”, u shpreh Kovaçevski.

Transportuesit privatë po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike që u janë krijuar nga, siç thonë, borxhi që u ka Qyteti i Shkupit. Ata një ditë më parë paralajmëruan se nëse deri të premten nuk realizohet takim, atëherë disa rrugë kryesore në Shkup do të bllokohen përsëri nga java e ardhshme. Nga kabineti i Arsovskës së fundmi nuk ka asnjë koment për këtë çështje. /Alsat

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË