Prokuroria e Hagës barazon Milosheviçin dhe gjenocidin e tij ndaj shqiptarëve me UÇK-në

Picture of designer@fetishimedia.ch

25/04/2023

Shkruan: Koço Danaj

Le të vazhdojmë më poshtë analizën tonë bazuar në fakte dhe pohime të të huajve lidhur me rolin e Prokurorisë së Hagës kundër UÇK

Po sjellim në vëmëndje të lexuesve jo çfarë mendojnë shqiptarët, por çfarë thonë të huajt për deklarimet e Prokurorisë së Hagës ndaj UÇK dhe rolit të saj.

Siç kemi theksuar më lart, pohimi i Prokurorit të Hagës se UÇK ishte “ një ndërrmarrje e përbashkët kriminale” është një pohim që barazon viktimën me vrasësin e viktimës, popullin shqiptar të Kosovës me nazifashizmin e Milosheviçit dhe bashkëpuntorëve të tij.

Në mënyrë të çuditshme kjo deklaratë makabër kaloi në heshtje, me 3-4 artikuj dhe të gjithë heshtën

Por cila është e vërteta?

Këtë të vërtetë nuk e them unë. Nuk e thotë asnjë shqiptar tjetër.

Po kush e thotë?

E thotë Karla del Ponte, ish ptokurorja e Gjykatës së Hagës e cila i bëri pretencën Milosheviçit dhe disa bashkëpuntorëve të tij.( Të tjerët janë duke udhëhequr akoma Sërbinë)

Çfarë thotë Del Ponte në intervistën e saj dhënë gazetës zvicerane: “Le Canton27.ch”

Ja një fragment:

A mund të krahasohen krimet e forcave sërbe të Milosheviçit me ato të UÇK?
Përgjigje e Del Pontes:

“Jo, kjo është diçka tjetër. Nuk mund të krahasohen krimet e forcave të Milosheviçit me ato të UÇK. Ky është një gabim i madh nga ana e atyre që përgatitën këtë aktakuzë.

Siç e dini forcat sërbe të Milosheviçit kryen krime të rënda kundër njerëzimit, masakra, gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë…..Ne nuk duhet të harrojmë përdhunimin e 20 mijë vajzave dhe grave kosovare gjazë konfliktit………..Lidhur me shprehjen “ndërmarrje e përbashkët kriminale” në aktakuzë e shoh si diçka të ekzagjeruar.

Dhe unë dyshoj ashtu si ju se ata që e hartuan këtë aktakuzë, i bënë “copy-past”aktakuzës kundër Milosheviçit dhe kjo nuk është e drejtë (ICTY, Carla del Ponte: Slobodan Milosheviç padticipated in the join criminal enterprise……….)

Në libër do ta gjeni më të zgjeruar këtë pohim të saj

Por dhe kaq mjafton që deri tani në Hagë po gjykohet UÇK dhe jo disa drejtues të saj. Që deri tani Prokuroria e Hagës është Prosërbe, që deri tani lobi prosërb kërkon të hakmerret kundër UÇK

Koço Danaj, fragment nga libri në ripunim “UÇK dhe cinizmi i politikës”

TË FUNDIT

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

Avokati serb me deklaratë të fortë kundër Vuçiqit: Qeveria e Kosovës vepron me saktësi kirurgjikale

Xabi Alonso e mbështet fuqishëm Wirtzin

Barcelones i propozohet të luaj në Marok

​Liverpool – Real Madrid, formacionet e mundshme

Zelensky: Ukraina do të prodhojë armë në Berlin dhe Kopenhagë

ME TE LEXUARA

1

​Liverpool - Real Madrid, formacionet e mundshme

LEXO MË SHUMË