Ramiz Merko do të ulet në bankën e të akuzuarve

Picture of ina-online
ina-online

26/04/2024

Bë bankën e të akuzuarëve sot do të ulet kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ai është përgjegjës për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar gjatë blerjes së automjetit zyrtar luksoz “Audi A6” për gati 67 mijë euro, përcjell INA.

Pa miratimin paraprak të Planit Vjetor për Prokurim Publik nga këshilli komunal dhe në kushtet kur komuna kishte borxhe të papaguara dhe xhiro llogari të bllokuar, ai ka blerë 4 vetura, përfshirë edhe Audin për gati 67 mijë euro, thuhet në aktakuzë. Dosja ishte përgatitur në Shkup, por ajo më pas i është dorëzuar Gjykatës së Strugës, për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, me të cilin juridiksioni ia kaloi gjykatës dhe prokurorisë së Strugës.

Ky rast ishte iniciuar nga një Komision Antikorrupsion para disa vitesh, që njoftoi se me ndihmën e gjykatës së Strugës Merko e ka blerë automjetin luksoz. Gjykata rriti fondet minimale të nevojshme për funksionimin e komunës për të blerë Audi-n e shtrenjtë në 2017-ën, ndonëse në vitet e mëparshme nuk kishte pranuar.

Një muaj më vonë, më 22 maj, kryetari i Strugës duhet të dalë sërish në gjykatë, por me akuzë tjetër. Ai do të përgjigjet për emërim të paligjshëm të një drejtori shkolle në Llabunishtë, i cili nuk ka pasur përvojë adekuate të punës në sferën edukative. Merko është në listën e zezë të SHBA-së, jo vetëm për përfshirje në korrupsion, por edhe për ndikim në procese gjyqësore dhe të tjera. (INA)

TË FUNDIT
1 min
Mexhiti: Mërgata është shembull se si bëhet ndryshimi
5 minuta
Aksident tragjik, humb jetën 39-vjeçari nga Shkupi
2 orë
Taravari takim me Van Hojte: Rruga evropiane e vendit do të jetë në duar të sigurta!
3 orë
Sot dita e fundit e fushatës, VLEN tubimin përmbyllës në Tetovë
3 orë
Politikanët mercenarë në skenën politike shqiptare në Maqedoni

ME TE LEXUARA

16 orë
Gashi pret në stacion mërgimtarët që erdhën ta bëjnë ndryshimin me 8 maj
4 orë
VIDEO/Kush e vrau Fehmi Aganin, rrëfimi ekskluziv i dëshmitarit kundër Millosheviqit
1 ditë
Vendi në prag të zgjedhjeve të dyfishta, a pritet një shumicë e konsoliduar që i afrohet numrit 80
16 orë
Taravari: Jam kategorikisht kundër çdo hakmarrje politike...jam kategorikisht pro Përgjegjësisë Para Ligjit!
4 orë
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

LEXO MË SHUMË

izet

Mexhiti: Mërgata është shembull se si bëhet ndryshimi

Aksidenti-600x360

Aksident tragjik, humb jetën 39-vjeçari nga Shkupi

Screenshot_2024-05-06-11-41-29-981_com.facebook.katana-edit

Taravari takim me Van Hojte: Rruga evropiane e vendit do të jetë në duar të sigurta!

vlen tubimi

Sot dita e fundit e fushatës, VLEN tubimin përmbyllës në Tetovë

mercenaret politika

Politikanët mercenarë në skenën politike shqiptare në Maqedoni

Halil Snopce

Snopçe pyet BDI-në: Me cilën parti do të formoni qeveri dhe pse nuk e mbështesni Pendarovskin në rreth të dytë

durresi plazh bregdeti deti shqiptar golem

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

agani fehmi

VIDEO/Kush e vrau Fehmi Aganin, rrëfimi ekskluziv i dëshmitarit kundër Millosheviqit

srebrenica

Organizata e Bashkëpunimit Islamik mbështet rezolutën për Srebrenicën

INFO

NA NDIQ