Vendi në prag të zgjedhjeve të dyfishta, a pritet një shumicë e konsoliduar që i afrohet numrit 80

Picture of INA
INA

05/05/2024

Edhe dy ditë kanë mbetur deri tek mbajtja e zgjedhjeve të dyfishta parlamentare dhe presidenciale ndër më të rëndësishmet që nga pavarësia e vendit e Maqedonisë së Veriut, shkruan INA.

Kjo pasi polarizimet mes katër kampeve janë të mëdha dhe vendi po kërkon përfundimisht të lë pas qeverisjen me probleme të mos ndëshkimit të korrupsionit, partizimin e gjyqësorit me kritika të mëdha nga ndërkombëtarët dhe besueshmëri të ulët nga qytetarët dhe me probleme ende të hapura me fqinjin Bullgarinë.

Nga leximi i rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të rrethit të parë dhe nëse të njëjtat ruhen nga pesë blloqet politike edhe në parlamentare pritet më në fund një shumicë e konsoliduar në Kuvend mes VMRO-së VLEN dhe ZNAM të Maksim Dimitrievskit që mund të shkojë deri në 76 deputet. Nëse aty këtu do të jetë kjo shifër atëherë shumë afër do të jetë numri 80 për arritjen e votave sa duhen për ndryshimet kushtetuese.

Ky pozicionim politik nuk pritet të ndryshojë brenda 48 orëve eventualisht për ndonjë marrëveshje politike për ndonjë bojkot eventual të LSDM-së dhe BDI të zgjedhjeve presidenciale siç është folur këto dite brenda koluareve partiake. Apo nga ana tjetër të ndonjë pazar politik mes VMRO-së dhe Frontit Evropian për të orientuar votën në formë të heshtur drejt kandidates presidenciale Siljanovska në këmbim të marrjes së Frontit Evropian në qeverinë e re me arsyetimin e këtyre të fundit se mund të kenë më shumë deputetë.

Zërat për bojkot eventual merret vesh se kanë hasur në kundërshtimin e fortë të ambasadave të vendeve më të rëndësishme perëndimore nga ajo se vendi duhet sa më shpejtë të definojë rrugëtimin politik drejt Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër BDI si prijëse e Frontit që pa hy ende në zgjedhje po i bën karshillëk VMRO-së dhe VLEN se sdo t’ lë rehat me riaktivizimin e Shumicës së dyfishtë (Badinterit) në Komitetin për Marrëdhënie Ndëretnike.

BDI për dallim nga zgjedhjet e kaluara që udhëzoi votuesit të votojnë në rrethin e dytë për Stevo Pendarovskin në këto zgjedhje mban pozicionin neutral. Sipas informatave që vijnë nga eksponentë të BDI kjo parti nuk do të dorëzohet për të bindur Mickoskin t’i marrë si partnerë në Qeverinë e re.
Ndryshe VLEN ka zgjedhur të kalojë në takime sy më sy me qytetarët shqiptarë. Kandidatët për deputet të VLEN po realizojnë takime të vogla me elektoratin e vet duke tentuar të kthej kah vetja të papërcaktuarit.

Nga VLEN shpresojnë të marrin vota edhe nga elektorati i BDI-së që këto dy javë ka reaguar nën rrogoz se nuk mund të japim votën për Menduh Thaçin dhe disa kandidatë në listë të përfolur për ndikim në gjyqësor dhe për korrupsion në disa sektorë të administratës publike. Këto reagime vijnë sidomos nga të “të rinjtë e BDI-që e panë veten jashtë listave për deputet dhe tani më veç po e shohim veten jashtë kupolës së ardhshme qeveritare.

Ndryshe VMRO në çdo tubim partiak ka zgjedhur të godasë BDI-në si parti që në terma të përgjithshëm po e mban peng shtetin dhe institucionet shtetërore. Lideri Mickoski ka ashpërsuar retorikën e tij ndaj BDI-së duke përsëritur qëndrimin se nuk mund të qeverisin bashkë./ Fatos Rushiti/INA

TË FUNDIT
17 minuta
Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë
2 orë
Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor
3 orë
Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!
5 orë
Më 22 maj do të votohet sërish në Maqedoninë e Veriut, KSHZ tregon në cilat vendvotime
5 orë
Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe

ME TE LEXUARA

1 ditë
Krasniqi ekstradohet në Maqedoninë e Veriut, pjesë e “Grupit të Kondovës”
7 orë
Aksident në Kërçovë, 5 të lënduar
1 ditë
Gjyshi e denoncon nipin e mitur në polici, thotë se e sulmoi fizikisht!
1 ditë
Ndryshimet kushtetuese, "nyje" në bisedimet mes VMRO-së dhe VLEN-it
22 orë
Çka nëse Mickoski e fton ASh-në në Qeveri? Përgjigjet Sela
1 ditë
VLEN: Paniku është i kuptueshme, por keqpërdorimi i funksionit dhe presioni ndaj gjykatës e patolerushme!
6 orë
Deputetja shqiptare do ta udhëheq seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare
1 ditë
Këshilli i Evropës thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

LEXO MË SHUMË

Screenshot-31

Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë

IMG_2195

Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

Gordana Siljanovska Davkova

Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!

aleksandar dashtevski kshz

Më 22 maj do të votohet sërish në Maqedoninë e Veriut, KSHZ tregon në cilat vendvotime

Screenshot_2024-05-18-15-32-20-219_com.android.chrome-edit

Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe

Screenshot_2024-05-18-15-00-13-294_com.facebook.katana-edit

Kryetari i komunës së Gjilanit viziton kryeministrin Xhaferi

IMG_2192

Deputetja shqiptare do ta udhëheq seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare

Aksidenti-600x360

Aksident në Kërçovë, 5 të lënduar

Rumen Radev

Radev: Rruga e Maqedonisë për në Bruksel kalon nëpër Sofje

INFO

NA NDIQ