Secili që do të punësohet për herë të parë në administratë, duhet të kalojë 120 orë trajnim dhe të testohet para komisionit profesional. Kjo është një prej reformave në administratë që parashihet në kuadër të ligjit të ri për zhvillim profesional dhe trajnim të nëpunësve administrativë si dhe me Akademinë që do të themelohet nga viti 2027.
“Secili që do të punësohet për herë të parë në administratë, do të duhet të kalojë 120 orë trajnim në më shumë fusha, dhe të testohet para komisionit profesional. Ky është model evropian, kjo është masë e kualitetit dhe përgjegjësisë. Akademia do të punojë përmes këshillit programor dhe komision testues, dhe do të jetë në tërësi i harmonizuar me parimet evropiane të administratës publike”, u shpreh Goran Minçev, Ministër Administratës.
Ambasadori Francës në Shkup, Kristofe Le Rigoler e konfirmoi mbështetjen e Francës për reformat, duke theksuar se modernizimi i administratës është kyç jo vetëm për integrimin evropian, por edhe për qytetarët e vendit.
“Shpesh themi se reformat në administratën publike janë thelb për procesin eurointegrues dhe integrimin në BE, respektivisht ky është një nga kriteret për hapjen e klasterit të parë të Legjislacionit Evropian. Unë do të thoja se është e saktë, se reforma në administratën publike është para se gjithash e nevojshme për qytetarët e këtij vendi që dëshirojnë administratë efikase, moderne dhe transparente”, tha Kristofe Le Rigoler, Ambasador i Francës.
Bashkimi Europian në raportet për progresin e Maqedonisë, disa herë ka kërkuar reforma në administratën publike. / Alsat.mk