Rezultati nga 99,9% e votave të numëruara, dallimi mes Osmanit dhe Taravarit 4.1%, mes Davkovës dhe Pendarovskit 20.1%

Picture of INA
INA

25/04/2024

Ngjashëm si në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, më 8 maj në rrethin e dytë do të përballen presidenti aktual i vendit dhe njëherit kandidat i LSDM-së Stevo Pendarovski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska e cila në rrethin e parë të zgjedhjeve të mbajtur dje ka shënuar fitore bindëse, shkruan Portalb.mk.

Sipas 99.98% të votave të numëruara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Gordana Siljanovska Davkova ka marrë 363.023 vota (40.08 %), apo 182.561 më shumë se Stevo Pendarovski i cili mori 180.461 vota (19.92%).

Në bllokun shqiptar, diferenca midis dy kandidatëve ishte 37.676 vota. Bujar Osmani nga Fronti Evropian mori 121.066 vota (13.37%). Ndërsa Arben Taravari nga VLEN mori 83.390 vota (9.21%).

Maksim Dimitrevski nga ZNAM mori 83.844 vota (9.26%). Biljana Vankovska Cvetkovska nga Levica (E Majta) mori 41.299 vota (4.56%). Stevço Jakomovski nga GROM mori 8.120 vota (0.90%).

Sipas këtyre rezultateve, në rrethin e dytë në përballje kokë më kokë do të shkojnë Pendarovski dhe Davkova, ngjashëm si në zgjedhjet e fundit presidenciale të vitit 2019.

Nëse presidenti aktual Pendarovski do të arrijë të fitojë edhe një mandat mbetet të shihet se si do të pozicionohen dy blloqet e partive shqiptare, nga të cilat deri më tani zyrtarisht nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim.

Në zgjedhjet e vitit 2019, në rrethin e parë Pendarovski mori 322.581 vota ndërsa Siljanovska Davkova 318.341. Kurse në rrethin e dytë Pendarovski mori 435.656 vota, ndërsa Siljanovska Davkova 377.346 vota.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

TË FUNDIT
3 orë
Grubi: Më 8 maj votoni për mbrojtjen e UÇK-së, barazisë, MO-së...
4 orë
Ahmeti: Likova dhe Kumanova të gatshme për fitoren e madhe të kauzës europiane!
4 orë
Ahmeti: 8 maji është Referendum historik mbi të ardhmen europiane të vendit
4 orë
Albin Kurti, pjesëmarrës në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian
5 orë
Thaçi: Do pajtohem shpejt unë me Albinin se s’kam hatërmbetje, edhe mem thirr qetash unë shkoj

ME TE LEXUARA

15 orë
Fetai: Grupi parlamentar i BDI-së do të përbëhet nga disa pleq të korruptuar
10 orë
Për një vit janë mbledhur 62 milionë euro nga pagesat rrugore
8 orë
Taravari: Për të Gjithë ia VLEN Qeveria e Ndryshimit!
15 orë
Taravari: JA VLEN sepse meritokracija do të jetë njëra nga kriteret bazë pas fitores!
10 orë
Çfarë nëse VMRO-ja e anashkalon Frontin Europian?
7 orë
Mexhiti: Bujar, e di që të kanë pasë lezet darkat dhe kafetë nëpër Budapest me liderin...
15 orë
Mexhiti: Ata që vjedhin vota nuk falen këtë herë - do të ballafaqohen me drejtësinë
10 orë
Për zgjedhjet e 8 majit u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj
6 orë
Taravari publikon foton e kryeshefit të policisë në Gostivar në tubimin e BDI-së (Foto)

LEXO MË SHUMË

artan grubi

Grubi: Më 8 maj votoni për mbrojtjen e UÇK-së, barazisë, MO-së…

FB_IMG_1714855035031

Ahmeti: Likova dhe Kumanova të gatshme për fitoren e madhe të kauzës europiane!

ahmeti ali

Ahmeti: 8 maji është Referendum historik mbi të ardhmen europiane të vendit

Screenshot_2024-05-04-21-51-58-291_com.facebook.katana-edit

Albin Kurti, pjesëmarrës në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian

menduh thaci

Thaçi: Do pajtohem shpejt unë me Albinin se s’kam hatërmbetje, edhe mem thirr qetash unë shkoj

policia kosoves

Në Ferizaj kapet “Grupi i Kondovës”, arrestohen tre pjesëtarë të saj /FOTO

arben taravari

Taravari publikon foton e kryeshefit të policisë në Gostivar në tubimin e BDI-së (Foto)

mexhiti izet

Mexhiti: Bujar, e di që të kanë pasë lezet darkat dhe kafetë nëpër Budapest me liderin…

arben taravari

Taravari: Për të Gjithë ia VLEN Qeveria e Ndryshimit!

INFO

NA NDIQ