Rrëfimi trishtues i Valdet Jasharit: Na gjuajtën me granatë në dhomë, gati u dogja për së gjalli (VIDEO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

6 Mars, 2023

I mbijetuari i Jasharajve, Valdet Jashari, në 25 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar një rast të dhimbshëm të asaj kohe, gjatë përballjes me forcat serbe.

Ai ka rrëfyer se si një tank ua kishte goditur shtëpinë, e në dhomën ku ndodhej Valdeti, bashkë me disa të tjerë, serbët ua kishin gjuajtur një granatë.

“Kemi incizime kur tanku e godet shtëpinë ku ne ishim brenda, kur nuk mund të hynin brenda i kanë kallur gjithë shtëpitë që kanë qenë aty dhe e kanë gjuajtur një granatë në dhomën ku kemi qenë unë Hamiti, Ramizi, Shahini, dhe në atë moment mua më ka humbur vetëdija, ku jam plagosur dhe kur më ka dalë mpirja e kam parë që afër meje kishte qenë baci Hamit duke u kallur dhe kam filluar ta fikja me duar, ku ka filluar mishi të më kapej në duar”, ka rrëfyer Valdeti.

Valdeti tregoi se ishte plagosur në disa pjesë të trupit.

“Aty kemi mbetur unë Shahini dhe Ramizi. Ramizit i kemi thënë dil mbi kulm dhe kalo në anën tjetër, por në momentin që ka dalë mbi kulm e ka qëlluar tanku. Unë dhe Shahini jemi tërhequr nga shtëpia e Sadikut, ka qenë natë, kam qenë i plagosur në gojë, në kokë, në trup, dhe këmbët e kallura”, ka shtuar ai./Bota Sot

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-06-03-18-00-33-680-edit_com.android.chrome

Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

Rama-kurti

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

IMG_1833

Doli i veshur me bluzë të NATO-s, Gashi reagon ndaj Haradinajt – e kritikon ashpër në këtë pjesë

borell

BE-ja: Zgjedhjet e reja në veri të mbahen sa më shpejt – dështimi për shtensionim do të ketë pasoja

Albin-Kurti1

Kurti i prerë: Zgjedhjet e reja, atëherë kur bandar do të kthehen në Serbi

serbi-575x360-1

Ushtrinë në kufi me Kosovën- çfarë i thanë Vuçiqit në telefon nga Shtëpia e Bardhë

Mitrovica

Zgjedhjet e reja në veri, mundësi për de-eskalimin e situatës

Rama-kurti

E ‘goditi’ Kurtin në një intervistë në BBC, profesori ‘zbulon’ qëllimin e Ramës: Po maskohet, kështu po e mbështet Vuçiqin!

nexhmedin-spahiu

Veriu i Kosovës/ Spahiu: Shpresoj dhe besoj se do të triumfojë Kosova

INFO

NA NDIQ