Rreth 100 nxënës të helmuar në veri të Afganistanit

INA
INA

5 Qershor, 2023

Gati 100 nxënës, kryesisht vajza, janë helmuar në provincën veriore Sar-e-Pul në Afganistan, ka thënë një zyrtar lokal. Dyshohet se helmimi ka ndodhur përgjatë fundjavës në dy shkolla.

Shtatë mësuese, një mësues dhe një mirëmbajtës i shkollës, kanë qenë në mesin e të helmuarve, kanë thënë autoritetet. Gjendja shëndetësore e nxënësve është e mirë.

Disa janë përballur me lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje.

Zyrtarët në shkolla dyshojnë se mund të jetë përdorur një substancë nëpër klasa, që ka shkaktuar astmë, dhe rrjedhje hunde.

Ende askush nuk është arrestuar lidhur me incidentin.

Prej kthimit në pushtet, në gusht të vitit 2021, talibanët kanë nisur të zbatojnë rregullore dhe ligje të ashpra, përfshirë ndalesën ndaj grave dhe vajzave në shkollim, pas klasës së gjashtë.

Pavarësisht presionit kombëtar dhe ndërkombëtar, talibanët nuk kanë thënë se do t’i rihapin shkollat për vajzat.

Ende asnjë qeveri në botë nuk e ka njohur Qeverinë në krye me talibanët në Afganistan. /REL

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

robert fico

Partia majtiste e ish-kryeministrit pro-rus i fiton zgjedhjet në Sllovaki

sulmi turqi

VIDEO/ Del nga makina dhe vrapon, momenti kur terroristi hedh veten në erë pranë Parlamentit në Ankara

erdogan

“Terroristët nuk do të kenë kurrë sukses”, thotë Erdogan

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Publikohen pamjet e shpërthimit në Ankara, dy persona kryen sulm me bombë

kina

SHBA paralajmëron për planet e Kinës për mbizotërimin e informacionit

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

biden-trump

Biden intesifikon sulmet ndaj Trump, bën kritikën më të fortë deri më tani

wagner-vagner

Putin takohet me ish-komandantin e Wagner-it

stoltenberg nato

Shefi i NATO-s thotë se po fiton terren ofensiva e Ukrainës

INFO

NA NDIQ