Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e çmimeve te sektori i hotelerisë. Rritje më e madhe u regjistrua te pijet alkoolike, transmeton Portalb.mk.
“Çmimet e shërbimeve hotelierike në muajin tetor të vitit 2025 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar janë rritur për 3.9%. “, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke treguar se në krahasim me muajin paraprak kemi rritje për 0.3 përqind.
Në shtator kemi rritje për 9.2 përqind te pijet alkoolike, ndërsa te ushqimi për 8 përqind rritje, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Në këtë periudhë kemi ulje vetëm te shërbimet e netëve të kaluara.