Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Picture of INA
INA

18/04/2024

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen më 18 prill në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për të diskutuar për një zgjidhje për çështjen e dinarit të Serbisë.

Takimet nisin në mëngjes, sipas praktikës së mëhershme. Fillimisht, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, do të takohet ndaras me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, dhe më pas do të ketë një takim dypalësh me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Më vonë, pritet të ketë edhe një takim trepalësh.

Ky është takimi i tretë mes kryenegociatorëve, dhe i katërti mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e çështjes që lidhet me transferimin e mjeteve financiare nga Serbia për qytetarët serbë në Kosovë.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ditë më parë tha se në të synohet gjetja “e një zgjidhjeje të përkohshme” për personat e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës.

Më 1 shkurt në Kosovë hyri në fuqi një rregullore e BQK-së, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

Për çështjen e dinarit serb, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë zhvilluar edhe takime në të kaluarën, të cilat kanë përfunduar pa ndonjë përparim.

Rundi i fundit i bisedime për këtë çështje mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e BE-së, u zhvillua më 4 prill. Pas atij takimi, Bislimi deklaroi se palët ende kanë “dallime të mëdha”, ndërkaq Petkoviq tha se Kosova nuk tregoi “vullnet të mjaftueshëm” për të arritur një marrëveshje për këtë çështje.

Në rundet paraprake të dialogut, kryenegociatorët kanë diskutuar për propozimet e paraqitura nga ta për çështjen e dinarit serb. Bislimi ka deklaruar se propozimi i Kosovës është “konstruktiv”, që sipas tij, mundëson që mbështetja financiare “të shkojë te përdoruesit finalë, por pa u lënduar në asnjë moment rregullorja e BQK-së” dhe legjislacioni i Kosovës. Ndërkaq, Petkoviq e ka cilësuar propozimin serb për dinarin si “të balancuar”, i cili sipas tij ka për bazë “interesat e popullit serb në Kosovë”.

Me rregulloren e BQK-së, euroja është caktuar si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave. Hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje ka zemëruar Serbinë, e cila përmes buxhetit të saj shtetëror u dërgon ndihmë financiare serbëve që jetojnë në Kosovë.

Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të pezullojë rregulloren, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve që të përshtaten me praktikën e re.

Ky takim në Bruksel vjen një ditë pasi tensionet mes dy shteteve u rritën sërish, teksa Kosova akuzoi Serbinë se bllokoi në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë autobusë me udhëtarë nga Kosova dhe ndaloi disa zyrtarë policorë – shqiptarë e serbë – në mesin e të cilëve edhe një zëvendësdrejtor të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Prishtina tha se bllokimi i qytetarëve në territorin serb u bë për shkak të votës pro Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, organizatë ku shteti synon të anëtarësohet. (REL)

TË FUNDIT
35 minuta
Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel
39 minuta
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
16 orë
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
17 orë
Kurti: SHBA - aleate, mike e partnere historike (VIDEO)
21 orë
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

ME TE LEXUARA

39 minuta
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
35 minuta
Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel
22 orë
Eksperti amerikan zbulon pse Kurti nuk e bëri lëshimin e madh me Asociacionin: Ja çka do të ndodhë nëse i fiton zgjedhjet e reja
21 orë
Ngritet alarmi: Grupet ekstreme serbe në pritje për sulme në veri
21 orë
Allen: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës
21 orë
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

LEXO MË SHUMË

Lajcak

Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel

KFOR KS

Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Hovenier

Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm

kurti liz allen alen

Kurti: SHBA – aleate, mike e partnere historike (VIDEO)

vjosa Osmani

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Elizabet Alen Liz Allen

Allen: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës

veriu policia manastir

Ngritet alarmi: Grupet ekstreme serbe në pritje për sulme në veri

david kanin

Eksperti amerikan zbulon pse Kurti nuk e bëri lëshimin e madh me Asociacionin: Ja çka do të ndodhë nëse i fiton zgjedhjet e reja

albin kurti taravari vlen

Krerët e VLEN-it sot takohen me Albin Kurtin në Prishtinë

INFO

NA NDIQ