Salihu: 25 vjetori i sulmeve të NATO-s, mirënjohje për ish-kryeministrin italian D’Alema

ina-online
ina-online

25/03/2024

Veprimtari i njohur shqiptar nga Medvegja, Muharrem Salihu ka kujtuar 25 vjetorin e sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, por duke shprehur mirënjohje për kryeministrin italian të asaj kohe, Massimo D’Alema.

“Në 25 vjetorin e sulmeve të NATO-s kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Kosovë për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga gjenocidi, me mirënjohje dhe respekt kujtojmë përkushtimin e Italisë si anëtare e NATO-s dhe mike e Kosovës për mbështetje ushtarake, humanitare dhe diplomatike. Në atë kohë kritike për Kosovën, kryeministër i Italisë ishte Massimo D’Alema, i cili u angazhua për ta nxjerrë Presidentin Ibrahim nga vala e luftës dhe për ta sjellë në Itali deri në fund të luftës. Pas hyrjes së forcave tokësore të NATO-s dhe dëbimit të forcave serbe nga Kosova, kthimi i Presidentit Rugova në Kosovë, njëri nga të parët burrështetas që u takua në Prishtinë me Presidentin Rugova ishte kryeministri Massimo D’Alema. Italia vazhdon të mbështesë proceset demokratike në Kosovë”, ka shkruar Salihu përmes një porosie në rrjetet sociale.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

punetoret-800x445

Dy punëtorë shqiptarë në Maltë bien nga kati i tretë, si pasojë shembet çatia

aeroporti-adem-jashari

Edhe tri linja të reja që lidhin tri kryeqytetet skandinave me Prishtinën

policia-kosoves

Sekuestrohen 487 kilogramë duhan në Han të Elezit, drejtuesi i automjetit ik në Maqedoni

Kurti

Trysnia për Asociacionin dhe kushtëzimi me Këshillin e Evropës!

besnik bislimi

Bislimi pas takimit në Bruksel: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

osmani-kurti-makron-macron

Kthesa e madhe e Francës, si ka ndryshuar qëndrimi ndaj Kosovës ndër vite

policia-kosoves

Kontrabanda/ Policia kap sasi të madhe të duhanit afër Vitisë

sulejman selimi

Lirohen nga akuza për krime lufte Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku

Albin Kurti

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

INFO

NA NDIQ