Shantazhuesi nga Maqedonia kërkoi 100 mijë franga, tani duhet të paguajë një gjobë prej 10 mijë frangash

INA
INA

19/05/2023

Një person nga Maqedonia e Veriut ka dashur të zhvasë një shumë të madhe nga një burrë nga Kantoni St. Gallen. Ai ka informuar organet e rendit, të cilat më pas kanë mundur të kërkojnë llogari nga shantazhuesi

Në vitin 2018, shantazhuesi kontaktoi me burrin nga Zvicra përmes telefonit dhe mesengjerit. Ai ka dashur të dijë nëse ai ka kryer marrëdhënie me një grua të caktuar. Sipas tij, ajo kinse ka qenë e fejuara e tij dhe nga zvicerani kërkonte 100 000 franga. Ai i ishte përgjigjur se nuk kishte aq të holla.

Policia e vëzhgoi transferimin e parave

Më në fund, ata ranë dakord për 50 000 franga, ndërsa 10 000 frangat e para është dashur të paguhen të nesërmen. Burri nga St. Galleni u tmerrua nga kërcënimet dhe shkoi në polici, shkruan “20 Minuten”, transmeton portali Shtegu. Ajo ka ndërhyrë në transferimin e parave dhe ka arrestuar një ndërmjetësues nga Maqedonia e Veriut.

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut më pas u lajmërua përsëri te burri nga St. Galleni dhe e kërcënoi atë dhe anëtarët e tij të familjes me jetë. Policia në këtë rast nuk do të ndihmonte, pasi ai do të zbatonte mënyra të tjera.

Vite më vonë, shantazhuesi arrestohet

Për një kohë u kthye qetësia. Nga fillimi i muajit, shantazhuesi ka hyrë pa vizë në Zvicër. Gjatë një kontrolli në Kantonin Thurgau, burri u kap pasi kishte hyrë ilegalisht në vend dhe u mbajt në paraburgim për tre ditë. Më pas u shpall verdikti ndaj tij: 37-vjeçari dënohet me gjobë pa kushte për tentativë zhvatjeje dhe hyrje pa leje dhe qëndrim të paligjshëm në Zvicër. Ai duhet të paguajë një gjobë prej 5 310 frangash. Këtu i shtohen tarifa dhe shpenzime mbi 5000 franga. Në fund të fundit, Gjithsej, shtetasi nga Maqedonia e Veriut duhet të paguaj10 656,25 franga në arkën e shtetit. Nëse nuk e bën këtë, duhet të shkojë në burg për gati gjashtë muaj si zëvendësim.

Urdhërndëshkimi nuk është ende i plotfuqishëm.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KSHZ-Komisioni

Vijojnë afatet për ankesa në KSHZ, partitë vazhdojnë me aktivitetet zgjedhore

moti-1

Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës me diell me vranësira mesatare

shkelzen-gashi

Gashi zbulon arsyen kryesore pse Kurti u përfshi në zgjedhjet e Maqedonisë

mickoski ilir meta

Ilir Meta i entuziazmuar nga fitorja e kandidates së VMRO-së: Ndryshimi në Maqedoni do sjellë edhe ndryshimin në Shqipëri

Arben Fetai

Fetai: 3.977 herë faleminderit banorëve të komunës së Likovës

zejdi fronti evropian

Zejdi: E qartë se duhet të negociojmë me VMRO-DPMNE, por kemi kushtin tonë (VIDEO)

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nuk ka heqje dore, të dalim masivisht më 8 maj

Arben Taravari

Taravari komenton ofertën e VMRO, do udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve

zgjedhjet-maqedoni

Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale

INFO

NA NDIQ