Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë fitore të madhe 1-0 ndaj Serbisë dhe kjo fitore e kuqezinjve ka bërë që të plas sherri te serbët.
Anësori i Crvena Zvezdës, Nemanja Radonjic, ka reaguar fuqishëm pas humbjes së Serbisë ndaj Shqipërisë. Mediat serbe raportojnë se 29-vjeçari i është drejtuar trajnerit Dragan Stojkovic – Piksi përmes një mesazhi muzikor të shpërndarë në rrjetet sociale.
Në tekstin e këngës, Radonjic këndohet: “Ti nuk ishe kurrë hero, të fal për këtë sepse tradhtarët e duan vetëm veten”, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Ai nuk ftohet nga kombëtarja serbe që nga viti 2023 dhe më parë është shprehur kritik ndaj Stojkovic.
Pas ndeshjes me Shqipërinë, përzgjedhësi Stojkovic paraqiti dorëheqjen, ndërsa Radonjiç e ka cilësuar atë si “tradhtar”, duke theksuar tensionet që ekzistojnë rreth vendimeve të tij dhe kritikat për zgjedhjet e ekipit kombëtar.