Shqiptarët shpenzojnë 147 euro/frymë për t’u veshur, më e ulëta në Europë; Ku janë veshjet më të lira

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21 Prill, 2023

Shtetasit e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë shpenzimet më të ulëta për frymë në vit për veshje e këpucë, sipas të dhënave të Eurostat, një tregues indirekt ky i varfërisë së tyre.

Sa më pak të ardhura në dispozicion, aq më të ulëta janë shpenzimet e konsumatorëve për mallra jo të domosdoshme, duke nxitur blerjen e produkteve të lira.

Sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet nominale për frymë të shtetasve shqiptarë në vitin 2021 ishin 147 euro, shumë më e ulët sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 681 eurosh.

Për Kosovën e dhëna është e vitit 2020, me 130 euro për frymë.

Të gjitha vendet e rajonit, që janë dhe më të varfrat në Europë shpenzojnë më pak për veshje, ku më e larta regjistrohet në Malin e Zi, me 348 euro për frymë në vit.

Në total, shpenzimet për veshje e këpucë në Shqipëri për vitin 2021, sipas Eurostat ishin 413 milionë euro.

Rekordin në Europë për veshje e mbajnë norvegjezët, austriakët, danezët, me mbi 1 mijë euro për frymë në vit, të ndikuara dhe nga çmimet e larta të veshjeve në këto vende, por nuk mbeten pas as italianët (943 euro), që ndonëse nuk janë aq të pasur sa vendet nordike shpenzojnë shumë për veshje, si për të “justifikuar” perceptimin që ata janë qendra e modës.

Ku janë çmimet më të lira

Nëse do të që të blesh veshje e këpucë të lira në Europë, më e leverdishmja është Turqia. Vendi, që është dhe një prodhues i madh veshjesh, i ka çmimet sa 45.3% e mesatares së Bashkimit Europian.

Pas Turqisë renditet Bullgaria, me 76.6% të mesatares europiane. E treta më e lirë është Maqedonia e Veriut (78.7).

Lirë mund të gjesh veshje e këpucë edhe në Mbretërinë e Bashkuar (85.6).

Në Shqipëri, çmimet janë sa 88% e mesatares europiane, pothuajse në nivele të njëjta me Spanjën.

Në Itali, çmimet janë pak më të shtrenjta se mesatarja europiane (103%).

Nëse shkoni në vendet nordike bëni mirë që të mos u drejtoheni dyqaneve pasi veshjet e këpucët kanë çmime të kripura, rreth 30% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian dhe rreth 4 herë më shumë se në Turqi.

Tregu i veshjeve në vend i orientuar nga markat e lira

Tregu i veshjeve në vend mbetet në pjesën më të madhe informal dhe i fragmentuar. Operatorët pohojnë se shqiptarët e duan luksin dhe veshjet me stil, por për shkak të të ardhurave të ulëta, shumica e tyre vijojnë të shpenzojnë më tepër për veshjet ekonomike.

Numri i ulët i individëve me të ardhura të larta nuk e favorizon zgjerimin e tregut të markave të shtrenjta, të cilat janë shumë të pakta në vend me përfaqësi direkte.

Në vitin 2021, ndër shumë marka të veshjeve me çmime ekonomike dhe stil bashkëkohor, për shqiptarët më të preferuarat ishin ato të markës “LC WAIKIKI”, “Zara” dhe disa marka që tregtohen nga kompania “Fashion Group Albania”.

Në vitin 2021, të ardhurat e kompanisë “ITX Albania” (që përfshin dyqanet e veshjeve si: “Zara”, “Bershka”, “Pull & Bear”, “Stradivarius”, “Massimo Dutti” dhe “Zara Home”) ishin 5 miliardë lekë, me rritje 56% në raport me vitin pasardhës, sipas të dhënave të bilancit.

Sipas të dhënave të bilancit, të ardhurat e kompanisë “LC WAIKIKI Retail AL Sh.p.k.” në vitin 2021 arritën në 4,6 miliardë lekë, rreth 37% më shumë se në 2020.

Të ardhurat ishin në rritje në vitin 2021 edhe për kompanitë “In Sport”, që është e treta më e madhe në vend, me 25%, në 1.5 miliardë lekë.

Kërkesa ka qenë e lartë edhe për veshjet e tregtuara të markave, si “Aldo”, “High Spirits”, “Hoss Intropia”, “Okaidi & Obaibi”, “Pedro Del Hierro”, “Mango”, “Geox”, “Springfield”, “Cortefiel”, “Women Secret”, “Carpisa”, “Parfois” dhe “Prenatal” të “Fashion Group Albania”. Të ardhurat e kompanisë në vitin 2021 u rritën rreth 26% në krahasim me në 2020-n, në 919 milionë lekë.

Së fundmi në TEG hynë edhe veshjet e markës H&M. H&M është shitësi i dytë më i madh ndërkombëtar i veshjeve, pas Inditex, kompania mëmë e Zara./MONITOR

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sali-berisha

Berisha: Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

IMG_1832

Shqiptarja 46-vjeçare bën namin, vjedh 3 milionë euro

Rama-kurti

E ‘goditi’ Kurtin në një intervistë në BBC, profesori ‘zbulon’ qëllimin e Ramës: Po maskohet, kështu po e mbështet Vuçiqin!

auto_-800-0-647aeb42ec04c1685778209

Shpërthen në flakë makina para Bashkisë së Durrësit, zbardhen dyshimet e para

Policia-shqiptare

Tentoi të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri, arrestohet 33-vjeçari

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

rama timak

Rama: Gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare

Saimir_Tahiri

Ambasada amerikane reagon pas lirimit të ish-ministrit Tahiri: Do të ketë pasoja

burim piraj

Biznesmeni Burim Piraj ‘zbulon’ skenarin që do të ndodh me veriun

INFO

NA NDIQ