Shqiptari që merrte rrogë më të madhe se Enver Hoxha!

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

24/02/2023

Bardhyl Berberi/INA

Mëngjes herët .Nga një shtëpi dy katëshe në lagjen “Vullnetari” del një burrë I moshur që sapo I ka kaluar të 80 ta. Ai ecën qetësisht me një hap çap ngadaltë në drejtim të shëtitores buzë liqenit .Me vështrim të qetë dhe me pamjen e tij serioze ai përshëndet bashkëqytetarët e tij.

Vazhdon të eci buzë liqenit mes mes kujtimesh të largëta nga ky qytet ku ai ka lindur dhe është plakur .Më pas qëndron pranë një kafeneje në breg të liqenit.
U ulëm në kafe në një tavolinë me Lytfi Mançellarin (ose Lutin siç e njohin të gjithë ) Ai buzëqesh dhe e kupton qëllimin tonë të një interviste me atë mbi një ngjarie të bujshme të asaj kohe midis atij dhe vetë Enver Hoxhës në qytetin e Pogradecit, i cili çau rrethimin e shoqëruesve dhe takoj Enver Hoxhën kur ai ishte duke vizituar kampin e pionjerve në Pogradec.

Lytfiu tret vështrimin përtej qelqeve të dritares përtej xhamave të dritares së kafenesë në breg të liqenit. Avujt e kafesë së ngrohtë I japin atij një tis ëndërrimtar rrëfimit që e detyron atë të baresë në një kohë tjetër .

-Luti do jetë me interes për lexuesin të dijë së pari kush është Luti Mançellari ?

-Jam 81 vjeç momentalisht ,jam babi i 13 fëmijëve njjri prej tyre më ka vdekur ,me arsim fillor ,babi më ka vdekur që kur isha tre vjeç më ka rritur gjyshja ,kam filluar që të punoj që në moshën 12 vjeç punoja tokën tonë që na kishte lënë babi .

-Kur fillat të punoni në shtet ?

-Në vitin 1965 fillova të punoj në Gjoelogji dhe në vitin 1967 u futa në Përpunim Druri tek fabrika e karrikeve .

-Çfar pune bënit ?

-Punoja në punën më të vështirë pastroja me letër zmerile me makineri pjesët e karrikeve ,ishte punë e rëndë punoja gati tre turne pa pushuar ,flija vetëm dy orë …

-Sa lekë merrnit që punonit tre turne ?

-Merrja 25 mijë lekë në 15 ditësh ( por që ta kuptosh më mirë një puntor atherë merrte në një muaj 4 mijë lekë ) dhe në muaj merrja 50 mijë lekë

-Ti jepnin lekët të gjitha për punën që bëje ?

-Po disa muaj mi dhanë por një ditë në mëngjes më thonë se duhej të shkoja tek zyra e sekretarit të parë Stavri Angjeli .Sapo mbrita më ngjitën menjëherë në zyrën e sekretarit të parë .U futa brenda dhe aty ishte përveç sekretarit të aprë ishte kryetari I komitetit Ekzekutiv Avni Vërçuni dhe kryetrai I Degës së Brendëshme Kadri Ismailati .Sapo hyra brenda po më prisnin cjapi tek kasapi .

-Çfar të thanë ata ?

-Sapo u ula ata të tre më qëndronin përballë meje .Hë more bukurosh ti na qënke që merr çdo muaj një mal me pare ,

-I marr me djersën e ballit ju përgjigja unë nuk ja vjedh njeriu

-A e di ti sa rrogë merr shoku Enver me pyeti sekretari I Parë Stavri Angjeli ?

-Jo , I thashë ku ta di unë rrogëm e shokut Enver

-Ja po ta them ne thai ai shoku Enver merr vetëm 16 mijë e 500 lekë në muaj

-Po ju çfar I thatë Luti ?

–Unë shtanga

–Mire tha kryetari I Komitetit Ekzekutiv Avni Vërçuni ju do tja u ulim rrogën të mos dali mbi këto kufij

–Po unë i kam me djersë ju thashë ?

–Ore do marrish vesh ti apo do të futim në burg më tha kryetari I degës së brendëshme Kadri Ismailati

–Po ju çfar bëtë ?

-Unë vazhdova punën si më përpara por gjatë punës më monitoronin kohën qëndronin ca revizorë me kronometër dhe më matnin punën ,nuk kishin se çfar të më bënin ishte gjithçka e saktë .

-A e mernit rrogën e plotë në bazë të punës që kryenit ?

-Jo, filluan të më mbajnë 25 % të rrogës pa asnjë arsye

-A ju favorizonte Drejtoria e ndërmarrjes ju jepte ndonjë shpërblim ?

-Po, kur ishte Astrit Çollaku drejtor I ndërmarrjes më jepte fshehurzi ndonjë fletë kampi dhe ma paguante ai nga ndërmarrja ,I vinte keq .më thoshte ti Luti je hero I vërtetë I punës Socialiste

-Më pas ju transferuan nga Përpunim Druri ?

-Po më çuan në Bishinicë në një stabiliment të thellë sharrash për të nxjerrë qymyr druri ?

-Sa rrogë merrnit atje ?

–Mërrja 50 mijë lëkë në 15 ditësh aq sa merrte një puntor atherë në një vit pune

-Të thirrën prap

–Jo nuk më thirrën më drejtuesit e rrethit por më kishin bërë një akuzë në prekurori nga revizorët e ndërmarrjes sikur unë prodhoja qymyr më lagështirë dhe e kisha rregulluar me laboratorin dhe fitoja lekë në mënyrë të pandershme

–Ju burgosën ?

-Jo midis të këqinjëve ka patur edhe në atë kohë njerëz të ndershëm .Ka qënë kryetar gjykate atherë në Pogradec Avdi Baleta I cili jo vetëm që nuk mori vendim kundra meje por e ktheu këtë gjyq në akuzë ndaj atyre që deshën të më burgosin .Mbaj mend që ju tha se është turp për një njeri që punon natë e ditë dhe paratë I merr me djersë me bordero që ju vetë I firmosni të tentoni ta futni në burg … .Kështu shpëtova por telashet nuk kishin të sosur

-Pse ?

-Ishte marrë një vendim që unë të punoja në bujqësi me kazmë e lopatë kështu nuk mund të merrja këtë sasi lekësh ?

–Si ja bërë ?

-Rastësisht pashë para kampit të pionjerve një grumbull njerish ,më pas zbriti nga vetura Enver Hoxha dhe Hysni Kapua dhe po futeshin tek kampi I pionjerve .Më lindi një ide që të kapërxeja gardhin dhe të takoja Enver Hoxhën dhe tja qaja hallin

–E takuat ?

-Po kalova gardhin si rrufe por më mbërthyen oficertë e sigurimit .Athere thirra sa kisha në kokë : Shoku Enver më ndihmo se duan të më futin në burg se kam rrogën më të madhe se tënden ,lereni të vijë këtu ju tha Enveri shoqëruesve .

-Më zgajti dorën e më tha si e ke hallin more mavri , ja I thashë unë duan të më futin në burg se më thonë e ke rrogën më të madhe se shoku Enver

-Ku e di ti sa e kam rrogëm më pyeti Enveri teper serioz ?

-Më tha sekretari I parë kryetari I degës së punëve të brendëshme dhe kryetari I komitetit që shoku Ever merr 16 mijë e 500 lekë në muaj ( hë qeshi me ironi Enveri )

-Po ti sa merr ?

-Unë marr 50 mjië lekë në 15 ditë , shoku Enver ,punoj natë e ditë se kam 12 fëmijë për të ushqyer ?

-Sa djem e vajza ke ?

-Kam 9 djem dhe tre vajza I thashë unë

-Hë më të lumtë tha ai ,po t ë kanë dhënë ndonjë dekoratë këta të rrethit ?

-Jo ata më mbajnë 25% të rrogës dhe më kanë prerë kompesimin e fëmijëve

-Mirë tha Enveri do ta rregullojnë këta të rrethit atë punë puno sa t ë kesh fuqi puno nga jugu në veri të Shqipërisë se kjo është partia e punës që nderon njerzit e punës ..Më ra supeve dhe unë u largova

-Mbaruan telashet

-E për hir të së vërtetës nuk më ngacmoj më njeri …

.
-Luti e mban mend sa nipër e mbesa ke ?

-Po kam 25 nipër e mbesa ,por emrat mos kërko të ti rrjeshtoj se mund t`i ngatërroj .Ne kishim lene nje pjese tjeter te intervistes por Luti u nda papritur nga jeta

TË FUNDIT
59 minuta
BE ndan ndihmë 13 milionë euro për ushtrinë shqiptare
2 orë
Sa para po harxhohen për dasma?!
3 orë
“Taravari Konekt”, lansohet linja direkte (FOTO)
3 orë
Komuna e Tetovës shkurton orarin e parkingut zonal – Pas orës 21:00, qytetarët mund ta shfrytëzojnë parkingun pa pagesë
5 orë
Hakim Suma sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës

ME TE LEXUARA

20 orë
Herolind Sakipi, drejtor i ri i ISHP Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë
1 ditë
Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius
10 orë
Ibush Jusufi zëvendës-sekretar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut (FOTO)
1 ditë
Çfarë Trump i tha sigurimit pak sekonda pasi u qëllua
6 orë
Spitali klinik i Tetovës me drejtor të ri (FOTO)
19 orë
Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe
1 ditë
FBI identifikon sulmuesin, kush është autori 20 vjeçar që qëlloi me armë Donald Trump!
9 orë
Osmani, mërgimtarëve: Jeni zemra dhe shpirti i Kosovës (VIDEO)
1 ditë
Dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për qitësin mbi çati: Po mendoja se pse nuk ndërhynë? (FOTO)

LEXO MË SHUMË

ushtria shqiptare

BE ndan ndihmë 13 milionë euro për ushtrinë shqiptare

dasma

Sa para po harxhohen për dasma?!

arben taravari

“Taravari Konekt”, lansohet linja direkte (FOTO)

Komuna-e-Tetoves-5

Komuna e Tetovës shkurton orarin e parkingut zonal – Pas orës 21:00, qytetarët mund ta shfrytëzojnë parkingun pa pagesë

hakim musa besar durmishi

Hakim Suma sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës

Fatmir Dehari

Koalicioni i BDI-së me turqit, boshnjakët dhe romët, Dehari: Strategji e qëlluar, si asnjëherë më parë u arrit fitore e madhe

Spitali_tetove-780x470-2

Spitali klinik i Tetovës me drejtor të ri (FOTO)

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Dy të tretat e nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme u regjistruan në shkollat ​​profesionale

dasma krisma

Dënim me burg prej 1 deri 5 vjet për të shtëna me armë zjarri

INFO

NA NDIQ