Si i kontrollon Kina studentët e mirë kinezë që studiojnë në Gjermani

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13/03/2023

Kina lidh me studentët kinezë që marrin bursa kontrata detyruese. Kjo është në kundërshtim me lirinë ekonomike, që garantohet në Gjermani nga kushtetuta. Një përmbledhje informacionesh nga DW dhe CORRECTIV.

Liri. Studim në një vend të huaj, larg shtëpisë. Për këtë ëndërrojnë të rinjtë në të gjithë botën. Për shumë prej tyre kjo gjë është e mundur vetëm me një bursë shtetërore. Por si i bëhet kur kjo bursë pengon lirinë?

Midis Kinës dhe Gjermanisë ndodhen 7 mijë kilometra distancë. Megjithatë, sipas një kërkimi të bërë nga Deutsche Welle dhe platforma investigative CORRECTIV, studentët kinezë që ndodhen në Gjermani përjetojnë një kontroll të fortë të shtetit kinez. Kjo vlen sidomos për shkencëtarët e rinj, që vijnë në Gjermani me një bursë të këshillit kinez të bursave, China Scholarship Council (CSC).

Bursistët që marrin bursa nga CSC, duhet të nënshkruajnë më parë që nuk do të marrin pjesë në aktivitete që dëmtojnë sigurinë e Kinës. Ata janë të detyruar, që të paraqiten rregullisht në ambasadën kineze, për të dhënë raport. Kush nuk e zbaton këtë rregull, rrezikon të dënohet.

Bursistët kinezë të CSC, pranohen me dëshirë nga të paktën 30 universitete gjermane. Disa prej këtyre universiteteve kanë lidhur madje partneritete me Këshillin kinez të bursave, i cili varet nga ministria kineze e arsimit dhe është një nga institucionet më të rëndësishme të Republikës Popullore kineze, për dhënien e bursave.

Universiteti FU i Berlinit dhe universiteti LMU i Mynihut kanë marrëdhënie të mira me CSC

Kështu për shembull Universiteti Ludwig-Maximilians në Mynih (LMU) ka vendosur në vitin 2005 një marrëveshje me CSC, për specializimin e doktorantëve. Deri në fund të vitit 2022, në këtë program kanë marrë pjesë 492 bursistë të CSC. Numri i bursistëve çdo vit ka qenë 40.

“CSC është për LMU partneri ynë më i rëndësishëm akademik në Kinë”, shkruan universiteti i Mynihut në përgjigjen e një pyetje të bërë me shkrim. Në një video për përvjetorin e 15-të të vendosjes së bashkëpunimit, përgjegjësit e këtij bashkëpunimi në LMU dhe CSC festojnë madje një “shtyllë të rëndësishme të marrëdhënieve ndërkombëtare” dhe dërgojnë “falenderime të sinqerta”.

Në Univesitetin e Lirë të Berlini (FU), që nga viti 2009 kanë marrë pjesë gjithsej 487 doktorantë të CSC. Sipas të dhënave të veta, FU, është në “partneritet të privilegjuar” me CSC, dhe shihet prej saj si “institucion i preferuar pritës për bursistët e CSC”.

Nuk njihet ndonjë “përpjeke për të mbyllur gojën”

Deri tani bashkëpunimi me Këshillin kinez të bursave nuk është vënë ndonjë herë në dyshim. “Kontrata të lidhura midis bursisteve dhe bursistëve kinezë dhe qeverisë kineze nuk kanë qenë të njohura prej nesh deri tani”, shpjegon LMU. Edhe përpjekje për të ushtruar presion mbi bursistët kinezë nuk janë raportuar deri tani. “Për LMU, çështjet e shkencës dhe lirisë së shtypit janë vlerat bazë që ne u japim si shembull dhe u ndërmjetësojmë studentëve nga vendet e tjera.”

Kurse në Berlin thonë se nuk dinë të ketë raste individuale me kontrata të tilla. “Ajo që dihet është se pas përfundimit të bursës, bursistët duhet të kthehen në Kinë ose duhet të kthejnë mbrapsht bursën.” Çështja nuk ka aspak të bëjë me klauzolën e vetme kontraktuale.

Edhe FU thekson se “mbron lirinë e shkencës së anëtarëve të saj kundër ndikimeve të huaja.” Por, sa realiste është kjo gjë në rastin e Kinës?

Luajalitet dhe besnikëri ndaj shtetit

CORRECTIV dhe DW ka në dorë disa kontrata të CSC nga vite të ndryshme dhe për vende të ndryshme. Kontrata e fundit është e vitit 2021 dhe është për një doktorant që qendron në një universitet gjerman. Dokumenti në origjinal është në gjuhën kineze, është i gjatë nëntë faqe dhe është përkthyer gjatë këtij shkrimi, për t‘u krahasuar me kontrata të tjera. Ndryshimet janë të vogla.

Në thelb të kontratës, është pranimi i besnikërisë absolute ndaj shtetit: Bursistët e CSC janë të detyruar “që të zhvillojnë një ndjenjë përgjegjësie për këtë mision, të kthehen në Kinë dhe t’i shërbejnë vendit.” Bursisti nënshkruan që “të mos marrë pjesë në aktivitete që dëmtojnë interesin dhe sigurinë e atdheut.” Më tej thuhet, që bursisti “duhet të mbrojë nderin e atdheut dhe të ndjekë udhëzimet e ambasadave (konsullatave) kineze në vendet e huaja.”

Konkretisht kjo do të thotë që doktoranti duhet të paraqitet maksimumi dhjetë ditë pas mbërritjes në Gjermani në ambasadën ose konsullatën më të afërt kineze dhe të mbajë “kontakt të shpeshtë me të”. Ai është i detytuar, që të dokumentojë përparimin akademik për t’ia treguar rregullisht ambasadës ose konsullatës, gjë që përfshin marrjen e informacionit nga pala e tretë. Kështu bursisti duhet “të akzualizojë pa humbur kohë” informacionet për mentorët e tij akademikë”. Mbas kthimit të tij, bursisti është i detyruar që të jetojë të paktën dy vjet në Kinë, për “t’i shërbyer” vendit. Vetëm pasi ndodh kjo, kontrata që shtrihet deri tek familjarët dhe shokët, nuk ka më vlerë.

Familja bashkëpërgjegjëse

Në kuadër të dhënies së bursës, për çdo bursist të CSC bëhen të ditur dy persona garant, për të garantuar që gjatë marrjes së bursës të mos qëndrohet jashtë Kinës për një periudhë më të gjatë se tre muaj. Nëse shkelen klauzolat e kontratës, këta garantë bëhen bashkëpërgjegjës, dhe dënohen personalisht dhe financiarisht.

Kjo gjë ndodh kur bursisti nuk jep rezultatet e duhura akademike ose kur bursisti i jep fund para kohe qendrimit me bursë, pa pasur arsye të mjaftueshme. Në këtë rast përveç kthimit mbrapsht të bursës, duhet paguar edhe një gjobë. Për të pasur një ide: Për një bursë me periudhë katër vjeçare, paguhen rreth 75 mijë euro.

“Çmenduria e kontrollit” kinez

Ekspertja për çështjet e Kinës, Mareike Ohlberg punon për programin aziatik të organizatës jofitimprurëse, German Marshall Fund. Ajo mendon se kontratat e CSC tregojnë “çmendurinë e kontrollit” të Partisë Komuniste të Kinës, që mbërrin deri tek thirrjet e qarta për mobilizim: “Njerëzit inkurajohen aktivisht që të ndërhyjnë nëse ndodh diçka, që mund të mos jetë në interes të vendit.”

Shkelja më e rëndë e kontratës ndodh kur dëmtohen interesat e Kinës. “Në kontratë kjo gjë zë vend para aktiviteteve të tjera që mund të jenë pjesëmarrje e mundshme në krime, pra praktikisht edhe para kryerjes së një vrasjeje. Për këtë Kina vendos prioritete të qarta,” analizon Ohlberg.

Megjithatë, nuk thuhet cilat mund të jenë aktivitetet që dëmtojnë interesat kineze dhe kjo çështje lihet me qëllim e hapur. Njëjtë edhe me pasojat që mund të kenë. Ohlberg arrin në përfundimin se: “Edhe jashtë vendit kinezët nuk janë të lirë, përkundrazi vazhdojnë të jenë nën vëzhgimn e partisë.” Rezultati është krijimi i klimës së frikës, e cila çon në vetëcensurim.

Një i ri që ka nënshkruar një kontratë me CSC, tregon kur flet me CORRECTIV për frikën që ka për familjen. Këtë frikë ai e ka të ndaluar ta tregojë në Gjermani, sepse ambasada reagon “shumë ashpër”. Ai tregon për frikën që ka kur të kthehet, se mund të merret në pyetje menjëherë pas mbërritjes në aeroport: “Pyetjet janë për shembull a e njoh unë një person të caktuar apo një tjetër. Unë gjithnjë them po, po, por unë nuk e di çfarë kanë bërë këta persona.” Bisedat e bëra me pesë studentë të tjerë kinezë, që nuk kanë të bëjnë me CSC, pasqyrojnë të njëjtën frikë që ekziston ndaj shtetit kinez të kontrollit.

“Everything Everywhere All at Once” është shpërblyer me çmimin Oscar për filmin më të mirë nga Akademia e Arteve në Shtetet e Bashkuara.

Filmi trajton jetën e një familjeje kinezo-amerikane teksa tenton të zgjidhë disa probleme, në dimensione të ndryshme.

Ky film ka arritur të fitojë shtatë çmime brenda natës, përfshirë tre nga katër çmimet që janë ndarë për aktrimin më të mirë.

Çmimet i kanë fituar: Michelle Yeoh, Ke Huy Quan dhe Jamie Lee Curtis.

Yeoh e ka luajtur rolin e një pronareje të një lavanderie, e cila e kupton se ka superfuqi në universe alternative.

“Për të gjithë djemtë dhe vajzat e vogla që janë duke më shikuar sonte, kjo është shenjë e shpresës dhe mundësive”, ka thënë aktorja 60-vjeçare.

Quan, i lindur në Vietnam, e ka puthur statujën e Oscarit, teksa është renditur në mesin e emrave më të mëdhenj të këtij biznesi.

“Udhëtimi im ka nisur në një anije”, ka thënë Quan.

“E kam kaluar një vit si refugjat në kamp. Disi përfundova këtu në skenën më të madhe të Hollivudit”.

Curtis, 64-vjeçare, e cila e ka ndërtuar karrierën me filmat si “Halloween,” e ka fituar çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor.

“Sapo e fitova një Oscar”, ka thënë ajo e përlotur.

Ylli tjetër, Brendan Fraser, e ka fituar çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij në filmin “The Whale”.

Ai e luan rolin e një burri obez që tenton të rikthejë lidhjet me vajzën e tij.

Filmi gjerman “All Quiet on the Western Front” e ka fituar çmimin për filmin më të mirë ndërkombëtar.

Ai ka fituar edhe tri çmime tjera përgjatë natës.

Filmi shpërfaq pasojat e rënda të luftës më 1914, nga sytë e një të riu.

“Navalny,” film për helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny – i cili është arrestuar, pas kthimit të tij nga Gjermania në Rusi, më 2021 – e ka fituar çmimin për filmin më të mirë dokumentar.

“Aleksei, po e ëndërroj ditën kur do të jesh i lirë dhe kur shteti ynë të jetë i lirë”, ka thënë gruaja e tij, Yulia Navalnaya, teksa e ka marrë çmimin.

“Qëndro i fortë, i dashur”.

Ceremonia e 95-të e ndarjes së këtyre çmimeve është moderuar nga komediani, Jimmy Kimmel./DW

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Palestina gaza

Biden dhe 17 liderë botërorë ofertë Hamasit, kërkojnë lirimin e pengjeve izraelite për armëpushimin e menjëhershëm

Pedro Sanchez

Bashkëshortja nën hetim, Kryeministri i Spanjës Pedro Sançez shqyrton mundësinë e dorëheqjes

ukraine

Plagosen 13 civilë nga bombardimet ruse në Ukrainë

varferi

OKB: Rreth 282 milionë njerëz në mbarë botën vuajtën nga uria akute në 2023

kongresi senati

Senati Amerikan miratoi paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Kongresi Senati Amerikan SHBA

Në ankth për Ballkanin, SHBA-ja aspiron angazhim të shtuar

bota-rrezik globi toka

Shënohet Dita e planetit Tokë

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Sot gjyqi ndaj Donald Trump, kush janë dëshmitarët kyç dhe prokurorët e çështjes?

bote popullesia njerzimi

Publikohen shifrat/ Ja sa miliardë ka arritur numri i popullsisë në botë, vendi me më shumë popullsi nuk është më Kina

INFO

NA NDIQ