Siljanovska: Nëse është i zoti, nuk kam problem që kryeministri të jetë shqiptar

Picture of designer@fetishimedia.ch

21/01/2022

Nuk kam problem që kryeministri të jetë shqiptar, por vetëm nëse është i zoti.

Edhe në Qeverinë e kaluar, edhe tash, ka ministra të shkëlqyer shqiptarë, sidomos deputetet bien në sy më shumë se deputetët. Do t’i përmbahemi ligjit, thotë profesoresha Gordana Siljanovska-Davkova, deputete e VMRO-DPMNE-së.

“Sa ka bazë deklarata e zëvendëskryeministrit Artan Grubi se ka pasur marrëveshje – në 100 ditët e fundit kryeministri të jetë shqiptar?
-Nuk e di për çka janë marrë vesh. Unë u përmbahem ligjeve. Të gjithë mund ta lexojnë Ligjin për Qeveri ku shkruan se me këtë ndryshim 100 ditë para zgjedhjeve kandidatin për kryeministër e propozon partia në pushtet e cila ka më shumë deputetë”, tha Siljanovska – Davkova.

Edhe lideri i VMRO-DPMNE-së u përgjigj në pyetjen nëse do të pranonin që në Qeverinë teknike kryeministri të jetë shqiptar?

“Nuk kam biseduar në këtë temë, por pse partia më e madhe politike e propozon kryeministrin teknik, në këtë rast ajo është VMRO-DPMNE-ja, pse BDI-ja ta mos përkrahë kryeministrin shqiptar të cilin do ta propozojë VMRO-DPMNE?”, deklaroi Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

I pari i cili publikisht doli me idenë për kryeministër shqiptar ishe lideri i BDI-së në vitin 2020. Kemi luftuar për këtë vend, porositi ai.

“Tani është koha për barazi të plotë, për marrje të përgjegjësisë për të prirë! Është koha për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut!”, tha Ali Ahmeti, lider i BDI-së.

Kryeministri i atëhershëm Zaev konsideronte se me premtimin e Ahmetit për kryeministër shqiptar,

BDI-ja vetëm do të humbë vota dhe do të shkojë në opozitë. “Të jem gjallë e shëndosh, ta shoh këtë” thoshte Zaevi. Para disa ditësh, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi deklaroi se kryeministri shqiptar do të bëhet në 100 ditët e fundit të Qeverisë edhe nëse ka ndryshim të modelit zgjedhor, sepse siç shton, kështu dikton marrëveshja politika.

TË FUNDIT

“Furia e Ngushticës së Hormuzit: Kriza që Rrezikon Bujqësinë, Energjinë dhe Portofolin Tuaj!”

“3% Rritje Ekonomike në 2025 – Banka Popullore Premton Stabilitet dhe Begati!”

VLEN: Mbështesim partnerët tanë strategjik, jemi kundër armëve bërthamore!

Asnjë përmbarues pa licencë në RMV, një i vetëm gjobitet

Për 22 vite heshtje ligjore, tani ligj për barazi të vërtetë” – Ibrahimi përgjigjet kritikëve

ASH: Propozim-ligji i ri, fasadë që kërcënon barazinë etnike në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË