“Sot ndër ditët më të dhimbshme në histori të Kosovës”, Osmani “godet” Serbinë: Akoma fle mbi varreza masive!

Picture of INA
INA

27/04/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e të Zhdukurve ka thënë se kjo është ndër ditët më të dhimbshme të Kosovës.
Osmani pasi bëri homazhe te memoriali për të Pagjeturit, potencoi se plaga e Kosovës do të mbetet e hapur derisa nuk kthehen të gjithë.

“Sot është një ndër ditët më të dhimbshme në histori të Kosovës sepse përveç që shënojmë 25 vjetorin e masakrës më të madhe të kryer kundër shqiptarëve në Kosvoë në luftën e fundit pra masakrën e Mejës, po ashtu i bashkohemi dhimbjes së gjithë familjarëve të zhdukurve me dhunë, të cilët edhe 25 vite pas e kanë dhimbjen dhe mungesën e papërshkrueshme me fjalë. Është një dhimbje që ta shpon shpirtin sepse për dallim nga shumë të tjerë që kanë humbur më të dashurit, familjet e zhdukurve nuk kanë ku të vendosin një lule për t’i përkujtuar familjarët e tyre”, u shpreh Osmani.

Ajo theksoi me tej se Serbia kreu krim të dyfish, pasi sipas saj, fillimisht e kreu krimin dhe pastaj bëri çmos që ta fsheh atë duke i fshehur gjurmët.

“Një numër i madh i tyre janë fëmijë, të vegjël edhe sot Serbia vazhdon të flenë mbi varreza masive, edhe sot Serbia vazhdon që të bëjë krim të dyfish sepse njëherë e kreu krimin dhe pastaj bëri çmos që ta fsheh atë duke i fshehur gjurmët e krimit dhe 25 vite më pas”.
“Përkundër që kryetari i komisionit Andin Hoti disa herë i ka drejtuar letra Serbisë që në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel të hapen arkivat për të dhënat e brigadave e policore e ushtarake për të c ilat ka dëshmi të qarta se kanë marrë pjesë në masakra për ashtu në operacione pas luftës për fshehjen e trupave, Serbia akoma nuk bëhet e gjallë ndaj këtyre kërkesave, dhe vazhdon ta shkelë këtë marrëveshje të rëndësishme të arritur në Bruksel”, u thekson Osmani.

“Jemi pranë familjes, që ta ndajmë dhimbjen, të gjithë 1600 të zhdukur janë familjarë të gjithë Kosovës, por plaga e Kosovës e jonë do të mbetet e hapur derisa nuk kthehen te gjithë, liria do të jetë kuptimplotë vetëm kur të na kthehen të gjithë”, ka thënë presidentja e shtetit Vjosa Osmani.

TË FUNDIT
5 minuta
41 femra pjesë e përbërjes së re parlamentare, mbi gjysma nga radhët e VMRO-së
1 orë
Pesha e votës, jo e njëjtë në të gjitha njësitë
5 orë
Vjen urimi nga ShBA për Siljanovskën: Zgjedhje historike, presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut
6 orë
Taravari: Dita e Çlirimit!
9 orë
Sot shënohet Dita e Evropës

ME TE LEXUARA

1 ditë
Eskobar: Pa marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve, Maqedonia e Veriut duhet ta vazhdojë rrugën evropiane!
10 orë
Siljanovska fitoi zgjedhjet presidenciale! VMRO-ja fitoi 58 deputetë, Fronti Europian-19, LSDM-18, VLEN-13
1 ditë
KSHZ: Ja sa qytetarë votuan deri në ora 09:00
1 ditë
Përfundon procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut
9 orë
Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve

LEXO MË SHUMË

Kuvendi parlamenti maqedoni

41 femra pjesë e përbërjes së re parlamentare, mbi gjysma nga radhët e VMRO-së

Z2Z (1)

Pesha e votës, jo e njëjtë në të gjitha njësitë

Angela Ageler

Vjen urimi nga ShBA për Siljanovskën: Zgjedhje historike, presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut

arben taravari

Taravari: Dita e Çlirimit!

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

Sot shënohet Dita e Evropës

kuvendi-i-rm-dasdasd-800x445

Fronti Evropian dhe VLEN me 32 deputetë + Bytyqi nga LSDM

kurti-vucic-borel-lajcak

O’Brien, Escobar e Lajçak koordinojnë strategjitë për dialogun Kosovë-Serbi

Kumanove lagja trimave

9 vjet nga “Lagjja e Trimave”

gir-geer-euroambasadori

Geer: Pres bashkëpunim të ngushtë me Siljanovska-Davkova për të ardhmen evropiane të vendit

INFO

NA NDIQ