Spahiu: Kurti i vendosi kufi Serbisë, asnjë lëshim nëse nuk vjen njohja

Iliria News Agency
Iliria News Agency

2 Shkurt, 2023

I ftuar në Edicionin e Pasdites me Armela Ferkon ishte publicisti dhe politologu, Nexhmedin Spahiu.

Spahiu ka argumentuara se Serbia po i shton kushtet cdo ditë e nga pak dhe jemi në pikën që po kërkon një territor sovran brenda shteti të Kosovës, ndërsa në këmbim nuk po jep asgjë.

“Kjo është një çështje pazari dhe Kosovës i duhet njohja nga ana e Serbisë, për disa arsye të thjeshta që janë: Serbia është shteti fqinji më i madh dhe i rëndësishëm, është shteti nga i cili ka çeduar Kosova dhe pa njohjen e Serbisë nuk kemi dhe shtatë njohje të tjera që janë të rëndësishme për Kosovën.

Nga kjo pikë Serbia kërkon që të përfitojë sa më shumë nga Kosova, ky pazar vjen që nga plani Ahtisari ku i është dhënë serbëve autonomi në kulturë, arsim dhe shëndetësi. Por ato nuk kanë qenë të mjaftuar me këtë, ndërsa udhëheqësit kosovar nuk kanë kundërshtuar duke bërë lëshime të tjera pasi duhet të binin dakord se lëshimet e paketës Ahtisari ishin të bollshme. Në këtë pikë ku jemi tani përveç atyre lëshimeve të para është kërkuar edhe lëshime të tjera tashmë dhe territoriale si krijimin asociacionit

Qeveria Kurti po vuan nga pasoja e marrëveshjeve të nënshkruar në vitet 2013-2015 në Bruksel ku janë bërë lëshime të konsiderueshme. Kushtet që ka vënë kryeministri Kurti duket thjeshtë mbajtja e një pazari më dinjitoz ndryshe nga drejtuesit e tjerë pasi ai ka kërkuar që njohja e asociacionit do të ndodhi vetëm kur të njihet Kosova nga Serbia.

Nëse Serbia do të marrë vendim për ta njohë Kosovën mund të kërkojë lëshime të tjera, prandaj Kurti ka vendosur pikat se nuk do të pranojë asgjë më derisa të njihet Kosova.”

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

D3936085-10A9-464E-A494-B96F83F4C4CA

Tensionet në veri, Vuçiq takohet me Ramën dhe liderët e tjerë të Ballkanit

vjosa

Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin, Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë

rron gjinovci

VIDEO/Gjinovci: Mendësia feudale jo vetëm në Kosovë, paramendoni Ali Ahmeti selinë e ka në një katund në Tetovë

mesiq stipe mesic

Mesiq: Nëse dikush mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një i humbur

policia kosoves

Thirrja e dyshimtë për marshim drejt veriut, Policia – qytetarëve: Mos bini pre

vucic

Momenti kur gazetarja e CNN i drejtohet herë Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran?

stoltenberg nato

Stoltenberg: Dhuna ndaj KFOR-it në Kosovë është krejtësisht e papranueshme

spartak

Avokati shqiptar zbulon skemën e Pentagonit për komunat veriore dhe paralajmëron fundin e Vuçiçit si të këtij politikani

kfor veri barrikada

Serbët në veri protestojnë në ditën e pestë me radhë

INFO

NA NDIQ