Specialja ia vazhdon paraburgimin Thaçit

Picture of Ina Online
Ina Online

14/10/2025

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim me të cilin ia kanë vazhduar masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi, në rastin ku bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Vendimi është marrë më 10 tetor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Trupi gjykues ka konstatuar se ka mungesë të informacioneve që do të justifikonin konstatimet se Thaçi mund t’i arratiset drejtësisë në rast që lirohet.

Por, trupi gjykues është bindur se i akuzuari mund të pengojë procedurat e DhSK-së dhe të kryejë krime ndaj atyre që perceptohen kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë edhe dëshmitarët që kanë dhënë ose mund të japin dëshmi edhe në procedura paralele.

Po ashtu, paneli ka konstatuar se asnjë prej kushteve të tjera alternative nuk mund t’i zbusë mjaftueshëm këto rreziqe, raporton Betimi për Drejtësi, transmeton Klankosova.tv.

Si rrjedhojë, u konstatua se paraburgimi ndaj Thaçit edhe për dy muaj të tjerë është i nevojshëm dhe i arsyeshëm.

Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.

Kurse, më 30 shtator nisi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e përfundoi dëshminë më 2 tetor.

Më 14 shtator 2025, në Hagë u mbajt një protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare e mërgimtarë të shumtë.

DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

TË FUNDIT

Zhduket një grua në Likovë, aktivizohen dronët për ta gjetur!

Sulejmani: Fitorja po vjen në Zhelinë, dhe askush s’e ndal dot më!

Izet Mexhiti: Në 15 muaj kemi lëvruar të gjithë Çairin me investime, për dallim nga Osmani dhe shokët e tij që luanin futboll e basketboll në zyrë

Oda Ekonomike dhe afaristë të suksesshëm nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora përkrahin Mendi Qyrën

Ali Ahmeti nga Kërçova: Dhe më 19 tetor, ju populli, do t’ua tregoni hesapet atyre. Sepse ata i kanë hipur kalit mbrapsht!

Bujar Osmani: I solla projektet më të rëndësishme në Çair, kopshtin “Bambi”, gjinekologjinë dhe Universitetin “Nënë Tereza”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË