Emir Sulejmani synon kryesimin e Zhelinës: Vetëm edhe 5 ditë nga vendimi i qytetarëve për Zhelinën
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Emir Sulejmani, është në ditët e fundit të fushatës për kryetar të komunës së Zhelinës, duke inkurajuar qytetarët për pjesëmarrje dhe qëndresë. Ai shprehet se guximi dhe vendosmëria janë çelësi i fitores.
Ja postimi i tij:
Vetëm edhe 5 ditë!
5 ditë rezistencë e qëndresë!
Ata kanë frikë sepse po humbin,
Ne kemi guxim sepse po fitojmë!
Mos u frikësoni, Zhelina është në këmbë!
Fitorja po vjen, dhe askush s’e ndal dot më!