Takimet e Gashit në Stamboll

Picture of INA
INA

04/10/2024

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputetët: Bejxhan Iljas, Nikolla Micevski, Oliver Spasovski, Merita Kollçi Koxhaxhiku dhe Bekim Sali, e vazhdojnë vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë me takime në Stamboll.

Delegacioni mori pjesë në Konferencën për hapjen e vitit akademik 2024-2025 në
Universitetin Marmara, i cili është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze në Turqi. Kryetari Afrim Gashi para rektorit, profesorëve dhe studentëve të këtij Universiteti
mbajti ligjëratë me temën: “Marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në nivel historik dhe politik, çështjet aktuale në botë”.

Ai u përqëndrua në gjeografinë dhe historinë e përbashkët, arsimin, kulturën dhe ndërtimin e kombit,
gjeopolitikën e përbashkët dhe perspektivat se si mund të duket bota e përbashkët në të ardhmen.
Ai shprehu bindjen se Ballkani do të ribashkohet, jo vetëm si një tërësi gjeografike,por edhe si një vend kontakti i qytetërimeve, kulturave dhe religjioneve në përmasë më të gjerë,
ku do të mbizotërojë paqja, siguria dhe mirëqenia. Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull se në këto hapësira mund të ndërtohet bashkëjetesë, duke ndërtuar një shtet dhe shoqëri me diversitete, por në unitet të tërësishëm.

Në takimin me Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme Ekonomike Turqi-Maqedonia e Veriut,u diskutua për mundësitë mbi avancimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, që duhet të ndjekë shembullin e marrëdhënieve të shkëlqyera politike. Kryetari i Kuvendit të
Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gashi, theksoi se institucionet shtetërore po bëjnë gjithçka që kanë mundësi për të lehtësuar bashkëpunimin ekonomik, ku kontribuon edhe
afërsia gjeografike, lidhjet e mira infrastrukturore dhe linjat direkte të fluturimit midis dy vendeve. U nënvizua, se është i ndërsjellë angazhimi i dy vendeve për rritjen e shkëmbimit
të përgjithshëm tregtar dhe u shpreh pritshmëria për zgjerimin e interesit të kompanive turke për të investuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, u realizua takim me qytetarë nga Republika e Maqedonisë së Veriut të cilët qëndrojnë në Stamboll. Kryetari Gashi, theksoi
se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Turqisë janë të lidhura në mënyrë historike dhe kulturore dhe në këtë aspekt mërgimtarët paraqesin vegël të rëndësishme në miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e frytshëm midis dy vendeve.

TË FUNDIT
8 minuta
Toshkovski: Me vendosjen e kamerave të sigurisë, nuk keni kujt t’i telefononi për t’ju hequr dënimin!
17 minuta
Mbi 20 intervenime mbrëmë në shtëpitë e vërshuara në Tetovë
40 minuta
Foshnja 14 muajshe ndërroi jetë në Shkup, babai akuzon mjekët se neglizhuan rastin
3 orë
14 mijë qytetarë të Maqedonisë humbën miliona euro në platformën mashtruese të internetit
6 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

19 orë
Kontrolle të përbashkëta Maqedoni-Shqipëri, takimi Toshovski-Hoxha
1 ditë
Taravari: Ka interes nga mjekët që punojnë në sektorin privat, të rikthehen në institucionet shëndetësore publike
23 orë
MPJ hesht për takimet e ambasadorit rus
16 orë
FOTO/ Ylber Imeri emërohet Zëvendës Drejtor në Policinë Financiare
1 ditë
Haraçina ende pa kanalizim, Ibrahimi në prani të Mexhitit: S’po kërkojmë parqe e ringishpill, jo bre, gjëra elementare po kërkojmë
23 orë
Ibrahimi: ASh-ja e Selës duhet ta shmangin BDI-në
6 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË

pance toshovski tosovski toshkovski

Toshkovski: Me vendosjen e kamerave të sigurisë, nuk keni kujt t’i telefononi për t’ju hequr dënimin!

vershime tetove

Mbi 20 intervenime mbrëmë në shtëpitë e vërshuara në Tetovë

Klinika-Shkup

Foshnja 14 muajshe ndërroi jetë në Shkup, babai akuzon mjekët se neglizhuan rastin

mendime stres kompj

14 mijë qytetarë të Maqedonisë humbën miliona euro në platformën mashtruese të internetit

moti shiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

policia financiare e Maqedonise

FOTO/ Ylber Imeri emërohet Zëvendës Drejtor në Policinë Financiare

Toshovski Ervin Hoxha

Kontrolle të përbashkëta Maqedoni-Shqipëri, takimi Toshovski-Hoxha

Afrim Gashi erdogan

Takimet e Gashit në Stamboll

mickoski orban

Më 8 tetor në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze

INFO

NA NDIQ